Agim Ademi u lind më 19.10.1961.

Jetëshkrimi dhe shkollimi Redakto

Është i martuar dhe jeton në Prishtinë. Ka magjistruar në shkencat e sigurisë dhe emergjencave, derisa njihet si biznismen i suksesshëm në fushën e ndërtimtarisë, hotelierisë dhe prodhimit. Nga viti 1975 deri në vitin 1988 ishte futbollist aktiv. Nga viti 1992 Agim Ademi kontributin e tij e dha në zhvillimin e futbollit kosovar, si kryetar dhe donator i KF “Kosova” (P), klub i cili në një periudhë pati paraqitje të suksesshme në elitën e futbollit kosovar.

Federata e futbollit e Kosovës Redakto

Nga viti 2000 e deri më 6 korrik, 2018 kontributin e tij e dha si zëvendëspresident i FFK-së, kurse nga kjo ditë e mori postin e presidentit të FFK-së, duke u votuar unanimisht nga 58 delegatët e Kuvendit të FFK-së në mbledhjen e jashtëzakonshme zgjedhore, pasi pozita e presidentit kishte mbetur vakante pas vdekjes së papritur të legjendës së futbollit tonë, Fadil Vokrri.