Akademia Malazeze e Shkencave dhe e Arteve

Akademia Malazeze e Shkencave dhe e Arteve (Malazezisht: Црногорска академија и наука умјетности; Crnogorska akademija nauka i umjetnosti ose CANU) është institucioni më i rëndësishëm shkencor në Mali të Zi.

Akademia Malazeze e Shkencave dhe e Arteve
Crnogorska Akademija Nauka i Umjetnosti
ShkurtesaCANU
Formuar më1973
LlojiAkademi kombëtare
SeliaMali i Zi Podgorica, Mali i Zi
Vendndodhja
Anëtarësia
31 anëtar
Kryetar
Dragan Vukčević
PërkatësitëInternational Council for Science (ICSU)
Faqja në internetcanu.org.me

Historiku Redakto

Ajo u themelua në vitin 1973 si Shoqata Malazeze për Shkenca dhe Arte (Crnogorsko društvo za nauku i umjetnost) ndërsa emrin e saj aktual e mori në vitin 1976. Ajo tani ka 40 anëtarë (akademikë) në tri departamente: shkencat natyrore, shkencat humane dhe art.

CANU shpesh është konsideruar dhe përshkruar si një institucion pro-serb në Mal të Zi, pasi akademia parashtronte tezën e prejardhjes etnike serbe të kombit Malazezë. Në kundërshtim me këtë, një grup intelektualësh formuan Akademinë Duklane të Shkencave dhe të Arteve (Dukljanska akademija nauke i umjetnosti - DANU) në vitin 1997, e regjistruar si një organizatë jo-qeveritare, në një përpjekje për t'iu kundërvënë akademisë zyrtare proserbe.

Mes reformës kushtetuese të vitit 2007 CANU kishte rezistuar standardizimin e Gjuhës malazeze duke mbështetur interpretimin sipas të cilit Gjuha malazeze është një dialekt i gjuhës serbe.[1] Disa prej anëtarëve të shquar të Akademisë kanë marrë pjesë aktive në fushatën kundër pavarësisë së Malit të Zi në referendumin për pavarësi të organizuar në vitin 2006. Kryetari i Akademisë Momir Đurović në vitin 2007 ka kontaktuar me anëtarët e opozitës politike proserbe, dhe kishte vizituar selinë e Partisë Popullore Serbe dhe liderin e saj Andrija Mandić gjatë negociatave për gjuhë-emërtimin në kushtetutën e re. Akademia po ashtu ka kritikuar Malin e Zi për vendimin e qeverisë për të njohur Kosovën pas shpalljes së pavarësisë së saj në vitin 2008.

Megjithatë, në vitin 2015 të dy akademitë (DANU dhe CANU), u bashkuan në një organizim të vetëm zyrtar, shkencor e institucional në Mal të Zi.[2]

Në maj të vitit 2016, mjetet e informimit publik dhe portalet e ndryshme informative njoftuan se Akademia Malazeze e Shkencave dhe e Arteve, këtë vit, ka publikuar “Fjalorin e gjuhës popullore e letrare malazeze, 1" ku mes tjerash theksohet se gjoja shqiptarët qenkan ata që kanë bërë asimilimin e popujve sllavë, gjë e cila shkaktoi reagim të ashpër të personaliteteve të shquara shqiptare, në Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e gjetiu.[3][4][5] Më vonë, përfaqësues të autoriteteve malazeze njoftuan se Akademia është e gatshme për rishikimin dhe korrigjimin e lëshimeve eventuale në Fjalor ... por kurrsesi nuk do ta tërheqin ate.[6]

Anëtarësia e saj përfshinë:

  • Piktorët Vojo Stanić, Milos Vusković dhe Aleksandar Prijić,
  • Fituesit e Medaljes Oscar, animatori Dushan Vukotić,
  • Shkrimtarët Mihailo Lalić, Radovan Zogoviq dhe Qamil Sijariq,
  • Historianin e artit Pavle Mijović
  • Fizikani Dragiša Ivanović.

Lista e presidentëve të Akademisë Malazeze të Arteve dhe të Shkencës:

  • Historiani Branko Pavićević ( lindur në vitin 1922) (1973-1981),
  • Ekonomisti Branislav Šoškić ( lindur në vitin 1922) (1981-1985),
  • Ekonomisti Mirčeta Ðurović ( lindur më 1924) (1985-1989),
  • Kirurgu Dragutin Vukotić ( lindur më 1924) (1989-2001),
  • Inxhinieri Momir Ðurović ( lindur më 1941) (2002-2016)
  • Juristi Dragan Vukčević ( lindur më 1958) (2016-vazhdon)

Anëtarët Redakto

Departamenti i Shkencave të Natyrës Redakto

Anëtarët e rregullt Redakto

  • Ranislav Bulatović
  • Momir Đurović
  • Milojica Jaćimović
  • Gordan Karaman
  • Vlado Lubarda
  • Milorad Mijušković
  • Ljubiša Stanković (Nënkryetar)
  • Milinko Šaranović
  • Vučina Šćekić
  • Perko Vukotić
  • Dragan Vukotić
  • Petar Vukoslavčević
  • Sllobodan Backović
  • Svetomir Ivanović

Anëtarët e jashtëzakonshëm Redakto

  • Predrag Miranović
  • Goran Nikolić
  • Igor Đurović
  • Svjetlana Terzić

Anëtarët korrespondent Redakto

  • Ljubomir Berberović
  • Milan Dragović
  • George Duka
  • Boris Gusev
  • Farudin Hodža
  • Dushan Kosović
  • Veselin Perić
  • Ljubiša Rakiqin
  • Viktor Antonovič Sadovničij
  • Ivo Šlaus
  • Felix Unger

Departamenti i Shkencave Sociale Redakto

Anëtarët e rregullt Redakto

  • Miomir Dašić
  • Zoran Lakić
  • Dragutin Leković
  • Branko Pavićević
  • Vlado Strugar
  • Branislav Šoškić
  • Petar Vllahoviq
  • Dragan K. Vukčević (President)
  • Momčilo Zečević
  • Milica Kostić
  • Dragan Rrethinën (Sekretari i Përgjithshëm)
  • Đorđe Borozan (Nënkryetar)

Anëtarët e jashtëzakonshëm Redakto

  • Zoran Rašović
  • Veselin Vukotić

Anëtarët korrespondent Redakto

  • Ljubiša Adamovič
  • Andrej Mitroviq
  • Anatolij Pantelejevič Derevjenko
  • Pjetri Drent
  • Milorad Ekmečić
  • Džangir Abasović Kerimov
  • Evangelos Mucopulos
  • Evgenij Ljvovič Nemirovski
  • Sllobodan Perović
  • Radovan Vukadinović
  • Jaime Gil Aluja

Departamenti i Arteve Redakto

Anëtarët e rregullt Redakto

  • Zharko Đurović
  • Dragan Karadžić
  • Anka Burić
  • Branislav Ostojić
  • Olga Perović
  • Vojislav Stanić
  • Rajko Vujičić
  • Čedo Vuković

Anëtarët e jashtëzakonshëm Redakto

  • Nenad Vuković
  • Pavle Pejović
  • Niko Martinović
  • Zharko Mirković
  • Zuvdija Hodžić

Anëtarët korrespondent Redakto

  • Marko Mušić
  • Cvetan Grozdanov
  • Radomir Ivanović
  • Petar Omčikus
  • Asim Peco
  • Milivoj Solar

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Kopje e arkivuar" (në serbisht). Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2011. Marrë më 12 gusht 2016.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ http://www.novosti.rs/vesti/planeta.300.html:541349-Ode-DANU-u-CANU
  3. ^ Fjalori malazez provokim për shqiptarët[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur] Vizituar më 12.8.2016.
  4. ^ Akademia Malazeze e Shkencave dhe e Arteve fyen shqiptarët Vizituar më 12.8.2016.
  5. ^ Akademia e Malit të Zi ta tërheq Fjalorin e turpshëm Arkivuar 26 maj 2016 tek Wayback Machine Vizituar më 12.8.2016.
  6. ^ Becanovic: I would rather set myself on fire than withdraw the dictionary Arkivuar 3 korrik 2016 tek Wayback Machine Vizituar më 12.8.2016.

Lidhje të jashtme Redakto