Akedemia e Shkencave është institucion i lartë shtetëror ose shoqatë e përhershme dijetarësh e njerëzish të kulturës, që merret me organizimin e drejtimin e punës shkencore dhe me kërkime e studime.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë Redakto

Akademia e Shkencave e Shqipërisë u hap në vitin 1972 me përpjekjet e profesor Aleks Buda, i cili u emërua dhe presidenti i parë i saj. Fillimisht kishte 17 anëtare dhe 5 anetarë korespodentë.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës Redakto

Artikulli kryesor: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), është themeluar më 20 dhjetor të vitit 1975Prishtinë me Ligj të veçantë të Kuvendit të Kosovës.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (Akademia e Kosovës) është institucioni më i lartë i shkencës dhe i artit në Kosovë i themeluar nga Kuvendi i Kosovës. Interesi publik e kombëtar i Akademisë shprehet në ushtrimin e veprimtarisë së saj në fushën e shkencës dhe të artit, që përfshin kultivimin, nxitjen dhe zhvillimin e mendimit shkencor dhe të krijimtarisë artistike. Selia e Akademisë është në Prishtinë. Në muajin dhjetor u formua Komisioni për themelimin e saj. Në tetor të vitit 1975 Komisioni kishte bërë zgjedhjen e 11 anëtarëve të rregullt dhe 2 korrespondentë të Shoqatës. Në vitin 1978 Shoqata u avancua në Akademi.

Akademia përbëhet nga tri organe kryesore nga Kuvendi, Kryesia dhe Kryetari. Ndër to organi më i lartë është Kuvendi i Akademisë dhe përbëhet nga të gjithë anëtarët e rregullt dhe korrespondentë të saj. Prezentues i Akademisë është Kryetari i Akademisë. Akademia ka anëtarë të rregullt, anëtarë korrespondentë, anëtarë të jashtëm. Shkencëtarët që bartin titullin Akademik janë anëtarë të përjetëshëm.

Shiko edhe Redakto

Referimet Redakto