Alban Bushi (20 gusht 1973, Tiranë) është një futbollist profesionist i cili ka luajtur me klubin K.F. TiranaKategorinë Superiore.

Karriera Redakto

Alban Bushi ka një karrierë të gjatë, gjatë së cilës është aktivizuar në 12 klube, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ai e filloi karrierën e tij në Tiranë me klubin K.F. Tirana me të cilin u aktivizua për 5 sezone (1989-1994). Mbas K.F. Tirana ai u aktivizua në Hungari me Szegedi LC dhe më pas në Gjermani me FC Remscheid. Më pas ai u kthye tek K.F. Tirana dhe mbas dy vjetësh ai u transferua tek Apollon Smyrni F.C në Greqi para se të aktivizohej në Bulgari me Litex Lovech. Mbas aventurës në Bullgari ai u transferua në Turqi duke u aktivizuar me Adanaspor, duke kaluar më pas me Istanbulspor me të cilën u aktivizua pak. Më pas kaloi në klube si Trabyonspor, AE Levadiakos etj. Më 31 gusht 2010, pikërisht ditën e fundit të transferimeve ai u kthye në klubin nga i cili nisi karrierën, K.F. Tirana.

Aktivizimi me Kombëtaren Redakto

Alban Bushi është aktualisht golashënuesi më i mirë i kombëtares me 14 gola të shënuar. Bushi është aktivizuar 67 herë me kombëtaren Shqiptare, duke u renditur i katërti me më shumë paraqitje pas Foto Strakoshës, Altin Lalës dhe Igli Tares.

Karriera pas futbollit Redakto

Më 17 janar 2012 Bushi u emërua si menaxher i ekipit kombëtar shqiptar të futbollit, një rol që Shoqata Shqiptare e Futbollit aplikoi për herë të parë pas sugjerimit të trajnerit të ri të arritur në Shqipëri, Gianni De Biasi.

Bushi u emërua si trajner i kombëtares shqiptare nën 16 vjeç për pjesëmarrjen e tyre në turneun e UEFA 2015 në maj 2015. Ai fitoi turneun duke fituar të tri ndeshjet.

Pas emërtimit të Paolo Tramezzani si drejtor i skuadrave kombëtare, më 9 dhjetor 2016 Bushi u cilësua si menaxher i skuadrës kombëtare të futbollit të Shqipërisë nën-21-vjeç. Ai fitoi ndeshjen e tij të parë me Shqipërinë U-21 më 27 mars 2017 kundër Moldavisë U-21 2-0.