Alberto Brignoli (lindur më 19 gusht 1991) është një futbollist profesionist italian i cili luan si portier për klubin italian Empoli.

Alberto Brignoli
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAlberto Brignoli
Datëlindja (1991-08-19) 19 gusht 1991 (32 vjeç)
VendlindjaTrescore Balneario, Itali
Gjatësia1.88 m (6 ft 2 in)
PozicioniPortier
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Empoli
Numri1
Karriera me të rinjtë
2001–2007Sarnico
2007–2008Grumellese
2008–2009Montichiari
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2009–2011Montichiari62(0)
2011–2013Lumezzane31(0)
2012–2013Ternana (huazim)9(0)
2013–2015Ternana78(0)
2015–2018Juventus0(0)
2015Ternana (huazim)15(0)
2015–2016Sampdoria (huazim)1(0)
2016–2017Leganés (huazim)1(0)
2017Perugia (huazim)18(0)
2017–2018Benevento (huazim)13(1)
2018–2019Palermo31(0)
2019–Empoli31(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 30 qershor 2020

Karriera me klube Redakto

Vitet e hershme Redakto

Birgnoli ka lindur në Trescore Balneario dhe debutoi si i rritur në vitin 2009 me A.C. MontichiariSerie D. Para kësaj, ai kishte luajtur futboll me të rinjtë e Uesse Sarnico 1908 dhe USD Grumellese Calcio.[1] Pasi ndihmoi ekipin të ngjitej një kategori më lartë duke luajtur si titullar, ai u huazua te A.C. Lumezzane.[2]

Brignoli u huazua te Ternana Calcio për sezonin 2012–13.[3] Ai debutoi si profesionist më 1 shtator 2012 duke luajtur si titullar në humbjen 1–0 në shtëpi ndaj ModenësSerie B.

Më 31 janar 2013, Ternana bleu tërësisht kartonin e tij nga Lumezzane.[4] Ai vazhdoi të luante rregullisht në skuadër, e cila do të arrinte vende në mesin e renditjes në sezonet e tjera. Në sezonin 2014–15, ai u shpall portieri më i mirë i kampionatit.[5]

Juventus Redakto

Më 2 shkurt 2015, Juventus siguroi blerjen e Brignolit për 1.75 milion €, kurse gjysma e kartonit të Alberto Masi shkoi në drejtimin e kundërt për 1.5 milion €.[6][7][8] Ai megjithatë u rikthye menjëherë te Ternana si huazim për pjesën e mbetur të sezonit.[9]

Sampdoria Redakto

Më 2 korrik 2015, Brignoli u ble nga Sampdoria në një marrëveshje të përkohëshme.[10] Ai debutoi në Serie A më 14 maj 2016 (ndeshja e fundit e sezonit) duke luajtur për 90 minuta të plota në humbjen 5–0 në transfertë ndaj Juventusit.

CD Leganés Redakto

Më 20 korrik 2016, Brignoli u huazua tek klubi i La Ligas CD Leganés për një vit.[11]

Perugia Redakto

Më 11 janar 2017, Brignoli u rikthye në Itali, duke u bashkuar me Perugian në formë huazimi.[12]

Benevento Redakto

Më 30 korrik 2017, ai u bashkua me skuadrën e sapongjitur në elitë Benevento në një marrëveshje të përkohëshme,[13][14] me detyrim blerje në fund të sezonit.[13][15] Sipas Corriere dello Sport – Stadio, detyrimi i blerjes së tij do të varej nëse Benevento do të mundej të siguronte mbijetesën për sezonin 2018–19.[13] Atij ju dha fanella me numrin 22.[16] Më 3 dhjetor 2017, Brignoli shënoi golin e barazimit me një gjuajtje me kokë në minutën e 95të në barazimin 2–2 në shtëpi ndaj Milanit, duke i dhënë Beneventos pikën e parë në Serie A pas 14 humbjesh rresht, e cila ishte një rekord.[17][18] Me këtë gol, ai u bë portieri i tretë në historinë e Serie A që shënon nga loja e hapur pas Michelangelo Rampullas në vitin 1992 dhe Massimo Taibit në vitin 2001.[19]

Palermo Redakto

Më 25 korrik 2018, Brignoli firmosi me klubin e Serie B Palermo deri në qershor 2021.[20]

Empoli Redakto

Më 18 korrik 2019, Brignoli u transferua te Empoli si lojtar i lirë.[21]

Trofe Redakto

Personale Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "La Juve prende Brignoli Il portiere bergamasco arriva dalla Ternana" [Juve merr Brignoli me portierin bergamask që vjen nga Ternana] (në italisht). Bergamo News. 30 janar 2015. Marrë më 12 shtator 2016.
  2. ^ "Il portiere Brignoli in Rossoblu!" [Portieri Brignoli është kuqeblu!] (në italisht). AC Lumezzane. 7 korrik 2011. Marrë më 2 maj 2016.
  3. ^ "Bernardi, Brignoli e Dianda firmano per i rossoverdi" [Bernardi, Brignoli dhe Dianda firmosin për verdhekuqët] (në italisht). Ternana Calcio. 13 korrik 2012. Marrë më 2 maj 2016.
  4. ^ "Mercato: "riscattato" Brignoli dal Lumezzane" [Merkato: Brignoli "shpangohet" nga Lumezzane] (në italisht). Ternana Calcio. 31 janar 2013. Marrë më 2 maj 2016.
  5. ^ a b "Chi è Alberto Brignoli, il portiere che ha infranto la maledizione del Benevento. Di testa" [Kush është Alberto Brignoli, portieri që theu mallkimin e Beneventos. Me kokë]. agi.it (në italisht). 3 dhjetor 2017. Marrë më 6 dhjetor 2018.
  6. ^ "Relazione finanziaria annuale al 30 giugno 2015" (PDF) (në italisht). Juventus F.C. 1 tetor 2015. Arkivuar nga origjinali (PDF (1.24MB)) më 24 nëntor 2015. Marrë më 11 tetor 2015.
  7. ^ "Alberto Masi "tutto" rossoverde" [Alberto Masi "tërësisht" verdhekuq] (në italisht). Ternana Calcio. 2 shkurt 2015. Marrë më 6 mars 2015.
  8. ^ "I movimenti di mercato" [Lëvizjet e merkatos] (në italisht). Juventus F.C. 3 shkurt 2015. Marrë më 4 korrik 2015.
  9. ^ "Alberto Brignoli alla Juventus: resterà rossoverde fino al 30 giugno" [Alberto Brignoli te Juventus: do të qëndrojë verdhekuq deri më 30 qershor] (në italisht). Ternana Calcio. 2 shkurt 2015. Marrë më 6 mars 2015.
  10. ^ "L'estremo difensore Brignoli al Doria a titolo temporaneo" [Mbrojtësi ekstrem Brignoli te Sampdoria në një marrëveshje të përkohëshme] (në italisht). U.C. Sampdoria. 2 korrik 2015. Marrë më 4 korrik 2015.
  11. ^ "Brignoli refuerza la portería del Leganés para la próxima temporada" [Brignoli do të mbrojë portën e Leganés për sezonin e ardhshëm] (në spanjisht). CD Leganés. 20 korrik 2016. Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2016. Marrë më 20 korrik 2016.
  12. ^ "Ufficiale. Brignoli in biancorosso" [Zyrtare: Brignoli është kuqebardhë] (në italisht). A.C. Perugia Calcio. 11 janar 2017. Marrë më 22 maj 2017.
  13. ^ a b c "Calciomercato Benevento, è fatta: Brignoli dalla Juventus" [Merkato futbolli, e bërë: Brignoli nga Juventusi]. Corriere dello Sport – Stadio (në italisht). Benevento. 30 korrik 2017. Marrë më 3 dhjetor 2017.
  14. ^ "Calcio Mercato" [Merkato futbolli] (në italisht). Lega Serie A. 31 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2017. Marrë më 3 dhjetor 2017.
  15. ^ "Mercato: le operazioni della sessione estiva" [Merkato: operacionet e merkatos verore] (në italisht). Juventus F.C. 1 shtator 2017. Marrë më 3 dhjetor 2017.
  16. ^ "I NUMERI DI MAGLIA PER LA STAGIONE 2017/2018" [Numrat e fanellave për sezonin 2017/2018] (në italisht). Benevento Calcio. 12 gusht 2017. Marrë më 12 gusht 2017.
  17. ^ "Portieri i siguron Beneventos pikën e parë në Serie A". Koha.net. 4 dhjetor 2017. Marrë më 4 dhjetor 2017.
  18. ^ "Flet portieri i Beneventos, që i shënoi gol Milanit në minutën e 95'-të". Lajmi.net. 3 dhjetor 2017. Marrë më 4 dhjetor 2017.
  19. ^ "Nga Rampula te… Brinjoli, kur portieri bëhet goleador!". Sport Ekspres. 3 dhjetor 2017. Marrë më 4 dhjetor 2017.
  20. ^ "Brignoli signed with Palermo" [Brignoli firmos me Palermon] (në italisht). Tutto Mercato Web. 25 korrik 2018. Marrë më 25 korrik 2018.
  21. ^ "UFFICIALE: Empoli, tesserati Brignoli, Cannavò, Moreo e Pirrello" [Zyrtare: Empoli, federohen Brignoli, Cannavò, Moreo dhe Pirrello] (në italisht). Tutto Mercato Web. Marrë më 18 korrik 2019.

Lidhje të jashtme Redakto