Alexander Murray Palmer Haley (11 gusht 192110 shkurt 1992) ishte shkrimtar dhe gazetar amerikan, i njohur me romanin Roots: The Saga of an American Family dhe si bashëautor në The Autobiography of Malcolm X (tëcilën e krou së bashshkou me Malcolm X).

Alex Haley
U lind më11 gusht 1921
Ithaca, New York, SHBA [1]
Vdiq më10 shkurt 1992
Seattle Washington SHBA
KombësiaAmerikanë
Gjinitë letrareDramë
Shtëpia e Haley't dhe Memoriali në Henning, Tennessee (2007)

Jeta e hershme Redakto

Haley lindi në qytetin Ithaca në shtetin shtetin e New Yorkut, por fëmijërinë e hershmee kaloi në qytetin Henning të shtetit Tennessee. Para se të kthehet në Ithacë, ku prindi i tij Simon Alexander Hailey, u dekorua si veteran i Luftës së parë botërore bëhet profesor i bujqësisë në Univerzitetin Cornell. Për ndryshim nga baba i tij, i cili kishte fituar një vend prestigjioz duke kundërshtuar racizmin, Haley i ri kishte probleme me diciplinën, ku ishte i përjashtuar nga shkolla, dhe babai i tij pranon ta dërgojë në Rojën e marinës së SHBA-së në vitin 1939. Haley gjatë shërbimit këtu shfaq talentin për shkrim, në fillim duke shkruar letra të dashurisë, të cilat i shkruante për shokët e tyre. Haley, për shkak të racës çdo herë ishte nën vëmendje dhe ishte në ngritje në shërbim. Në vitin 1949e fiton postin zyrtar të gazetarit, ndërsa dhjetë vite më vonëe braktisë shërbimin, kur ishte, si gazetar kulminan në Marinën paqëruajtëse të SHBA-së.

Shkrimi i karierës Redakto

Haley në vitin 1976, pas shumë hulumtimeve publikoi Roots: Saga e familjes amerikane[2] , një roman që bazohet pjesërisht mbi historinë e familjes së tij, dhe e përshkroi jetën e Kunta Kintes , së ri Mandinka, i cili është 18 Vjeçar i rrëmbyesit nga Gambia dhe i shitur si skllav në Amerikën e Veriut. Romani ka përjetuar sukses të madh, duke u bërë libri më i shitur nga autorët e zi në historinë amerikane . Haley iu dha çmimi prestigjioz Pulitzer, nga i cili edhe fitoi famë botërore. Romani u vlerësua lart nga kritika, por seria televizive Rotos, e cilo u xhirua në bazë të motiveve të këtij romani e bëri atë një nga elementet e kulturës popullore në vitet 1970 dhe shkaktoi interes të përgjithshëm në gjenealogji.

Në revistën Playboy Redakto

Haley je karierën e të shkruarit e vazhdoi si civil, duke punuar si redaktor në revistën Reader's Digest. Në fillim të viteve 1960-a punon për revistën Playboy, a si specialitet i tij ishin intervjutë me përsonalitete të famshme si Miles Davis dhe Martin Luther King, por edhe me përonalitete kontraverze si George Lincoln Rockwell, themelues i Partisë naciste amerikane. Seritë e bisedave me udhëheqësin militant me ngjyrë Malcolmom X-in në vitin 1965.

Autobiografia e Malcolm X Redakto

 
Pllakë ku shënohet historia e Alex Haley't në oborrin e shtëpisë tij në Henning, Tennessee (2007)

Në vitet e më vonshme Haley fillon ta shkruaj edhe një roman të bazuar në rrënjët e historisë së familjes së tij. Në vitin 1992, ai vdes nga një sulm në zemër, pa e përfunduar romanin Queen: The Story of an American Family, e që më vonë e përfundon David Stevens.

Referime Redakto

  1. ^ Wynn, Linda T. "Alex Haley, (1921-1992)" (në anglisht). Tennessee State University Library. Arkivuar nga origjinali më 3 gusht 2004. Marrë më 27 dhjetor 2013.
  2. ^ "Special Awards and Citations". The Pulitzer Prizes. Retrieved 2013-11-02.

Lidhje të jashtme Redakto

  Commons: Alex Haley – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale