Alfred Binet u lindi më 1875NiceFrancës dhe vdiq më 18 tetor, 1911. Ai është djali i një doktori dhe nëna e tij ishte artiste piktore.

Alfred Binet
EmriAlfred Binet
Lindja1875
VendlindjaNice
Vdekja18 tetor 1911
EraShekulli XIX
RajoniPsikolog Francez

Pas studimeve të liceut në liceun Lycée Louis le GrandParis ai fillon studimet për drejtësi. Menjëherë pas përfundimit të parë të ciklit shkollor, ai heq dorë për t'iu kushtuar studimeve për mjekësi, të cilat ai nuk do t'i përfundojë kurrë. Megjithatë ai përfundon ciklin formues duke e kompletuar me studimin në kursin në psikofiziologji dhe në psikiatri klinike.

Më 1894 ai mori doktoraturën për studimin e sistemit nervorinsekteve. Po atë vit u emërua drejtor i laboratorit psikologjikSorbonës. Për disa vite ai u muar me studimin e dorëshkrimit, hipotezës, përceptimit, dhe të menduarit. Më 1895 ai filloi botimin e një reviste të rëndësishme '' "L'Annee Psichologique" ''.

Aty nga viti 1900 ai filloi botimin e studimit mbi të menduarit, të cilin e kishte kryer duke u mbështetur mbi dy bijat e tija. Më 1904 atij iu kërkua të ndihmonte në zbulimin e nxënësve të sistemit shkollor të Parisit, të cilët kishin nevojë për edukim special për shkak të nivelit të ulët të funksionimit intelektual. Binet dhe kolegu i tij Theodore Simon e botuan shkallën e parë të inteligjencës1905.

Binet dhe Simon testuan fëmijë me vonesa mendore dhe përpunuan udhëzime për shkallët e kësaj vonese. Ata vendosën që një fëmijë me moshë mendore më të vogël se dy vjeç ta quanin me prapambetje mendore të rëndë. Ky lloj klasifikimi, në mënyrë të modifikuar përdorët ende sot.

Gjatë viteve që pasuan, Binet e kaloi kohën duke testuar fëmijë dhe duke rishikuar testin e inteligjencës, së pari më 1908 dhe sërish në 1911, në vitin e tij të vdekjes.

Puna e hershme e Binet në testimin e inteligjencës nxiti një numër shumë të madh studimesh në këtë fushë të psikologjisë.

Vepra Redakto