Lorenzo Romano Amedeo Avogadro, Kont i Kuaregnës dhe Cerretos (6 gusht 1776 – 9 korrik 1856), ishte një shkencëtar italian, i dalluar për studimet e tij në teorinë molekulare, të përmbledhura në Ligjin e Avogadros, që thotë që vëllime të barabarta të gazeve në temperaturë dhe shtypje të njëjtë përmbajnë të njëjtin numër molekulash. Për nder të tij, numri i grimcave elementare (jone, atome, molekulare ose thërrmija të tjera) në një mol substance, 6.022140857(74)×1023 , njihet si konstantja e Avogadros, një nga shtatë njësitë bazë të Sistemit Ndërkombëtar të Njësivë, që shënohet si NA.

Amedeo Avogadro
U lind në(1776-08-09)9 gusht 1776
VdiqGabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti
KombësiaItalian
Njohur përLigji i Avogadros
Konstatja e Avogadros
Karriera shkencore
FushatFizika
InstitucionetUniversiteti i Torinos
Nënshkrimi

Biografia Redakto

Amedeo Avogadro lindi në 9 Gusht 1776, në Torino, në të asokohshmen Mbretërinë e Sardenjës të Italisë në një familje aristokratesh; babai i tij, Filippo, ishte një gjyqtar, i cili kishte titullin e Kontit. Nëna e tij ishte një fisnike, Anna Vercellone e Biella. Amedeo Avogadro trashëgoi titullin e Kontit nga babai i tij. Në fakt, emri i plote i tij është Konti Lorenzo Romano Amedeo Avogadro Carlo di Quaregna e di Cerreto.

Avogadro ishte shumë inteligjent. Edhe pse ai e kishte ndjekur traditën e familjes duke studiuar drejtësine, ai gradualisht e humbi interesin në çështjet ligjore. Ai përfundoi studimet për drejtësinë kanunore (degë e cila studion ligjet që caktojnë klerikët e kishave mbi institucionet fetare) në moshën 20 vjeç dhe filloi praktikën, por e gjeti shkencën me sfiduese dhe interesante, dhe ua dedikoi jetën e tij shkencave të natyrës.  

Avogadro ishte frymëzuar nga zbulimet e Njutonit dhe Galileos. Në vitin 1809, ai filloi të jipte mësim në Gjimnazin e Vercellit në fizikë dhe matematikë (që asokohe quheshin filozofia pozitive), kurse në vitin 1820 u bë profesor fizike ne Universitetin e Torinos. Fatkeqësisht, ai e humbi punën e tij për shkak të konflikteve politike në vitin 1823, pasi mori pjesë në lëvizjet revolucionare kundër monarkisë së Viktor Emanuelit I në mars të 1821. Ai përsëri mori postin e tij në Universitet në vitin 1833 dhe vazhdoi te jipte mësim deri në vitin 1850, në moshën 75 vjecare.

Ndonëse vinte nga një familje e pasur, Avogadro ishte një person i thjeshtë dhe i mbyllur në vetvete. Ai u martua me Felicita Mazze në vitin 1818, kur ishte 42 vjec, dhe linden tetë femije. Avogadro vdiq në 9 Korrik, 1856, ne moshen 79 vjec në Torin.

Kontributi në shkencë Redakto

Tullumbacet kanë të njëjtin vëllim. Kjo nënkupton që të treja përmbajnë të njëjtin numër molekulash.”

Avogadro, pavarësisht faktit që shtysa që i dha shkencës u njoh prej kimistëve të tjerë pas vdekjes së tij, ka luajtur një rol masiv në themelimin e kimisë moderne. Për të nderuar kontributet e Avogadros në teorinë molekulare, numri i molekulave në një mol njihet si numri i Avogadros (zbuluar prej tij), ose konstantja e Avogadros. Shënohet nA, e barabartë me 6.0221409×1023 grimca. Në shkencat e kimisë dhe fizikës, numri i Avogadros (i shprehur me simbolet L, NA) nenkupton raportin e grimcave përbërëse (atomeve ose molekulave) në një mostër me sasinë e substancës n (njësia: mol) e shprehur matematikisht si NA=N/n. Thënë ndryshe, numri i Avogadros shpreh numrin e grimcave elementare në një mol të substancës dhe ka vlerën 6.02214129(27)×1023 grimca.

Numri i Avogadros përdoret për llogaritjen e produkteve të reaksioneve kimike, duke gjetur sasinë e këtyre substancave me një saktësi tepër të madhe. Ai ishte gjithashtu shkencetari i pare qe kuptoi se elementet mund te ekzistojnë në formën e molekulave në vend të atomeve individualë. Për Avogadron ekzistonin tre lloje molekulash, njëra prej të cilave sipas tij, ishte molekula themelore (ose ndryshe ajo që ne quajmë “atom”). Po ashtu, në kohën e Avogadros, termat masë dhe peshë përdoreshin si sinonime të njëra-tjetrës, ndërkohë që Avogadroja i identifikonte si dy madhësi të ndryshme fizike.

Avogadro është i famshëm për hipotezën e tij se vëllime të barabarta të gazeve të ndryshme permbajne nje numer te barabarte molekulash, me kusht qe gazet jane ne te njejten temperature dhe shtypje. Hipoteza e tij u refuzua nga shkencetaret e tjere. Ajo u pranua pas vdekjes se tij dhe ne ditet e sotme njihet si Ligji i Avogadros.

Hipoteza e Avogadros u bazua mbi studimet e dy shkencëtarëve të tjere, Xhon Daltonit dhe Xhozef Gej-Lysakut. Ai e botoi për herë të parë teorinë e tij në vitin 1811 në Journal de Physique, gazeta franceze për fushën e fizikës. Në 1815 Avogadro botoi një artikull tjetër në Journal de Physique, duke folur për masat e atomeve, përbërjen e tyre dhe densitetin e tyre të gazit. Në 1821, tani profesor i fizikës matematikore në Universitetin e Torinos, ai botoi përsëri një artikull me në qendër masat e atomeve dhe raportin sipas të cilit ata bashkohen me njëri-tjetrin. Ndërmjet 1837 dhe 1841, Avogadro botoi një libër (Fisica dei corpi ponderabili, ossia Trattato della costituzione materiale de' corpi) i përbërë nga katër vëllime, duke analizuar me detaje fizikën e lëndës.

Përgjigjja kundrejt zbulimeve shkencore Redakto

Zbulimet e Avogadros u injoruan pothuajse tërësisht pas vdekjes së tij. Një shkencëtar tjetër, Andre-Marie Ampere propozoi tre vite më vonë një teori të ngjashme me të Avogadros, së cilës nuk iu kushtua shumë vëmendje po ashtu.

Ishin të pakët shkencëtarët që i konsideruan studimet e Avogadros si të qëndrueshme dhe i studiuan ato në mënyrat e tyre. Dallohet Rudolf Klausius, i cili me teorinë e tij kinetike të gazeve propozuar në 1857, ofroi më shumë prova që dëshmonin Ligjin e Avogadros.

Vetëm nëpërmjet disa eksperimenteve me substanca organike të realizuara nga Carls Frederik Gerhardt dhe Auguste Laurent u arrit të provohej vërtetësia e ligjit të Avogadros, por këto rezultate u mposhtën nga eksperimente të tjera të bëra me substanca inorganike, të cilat nxirrnin shumë përjashtime nga ligji i Avogadros. Kjo cështje qëndroi e hapur për debat deri kur shkencetari italian Stanislao Cannizzaro i paraqiti kërkimet e Avogadros në Konferencën Karlsruhe në 1860, katër vjetë pas vdekjes se tij. Kjo konferencë ishte thirrur për të korrigjuar konfuzionin e shkencetareve në lidhje me atomet, molekulat dhe masat e tyre. Cannizzaro shpjegoi se përjashtimet nga rregulli vinin për shak të zbërthimit të molekulave të substancave në temperatura të ndryshme, dhe saktësoi që Ligji i Avogadros përcakton jo vetëm masën molekulare të substancave, por dhe masën atomike të elementëve përbërës të tyre.

Edhe pasi Cannizzaro paraqiti punën e Avogadros në Konference, jo të gjithë shkencëtarët ranë dakort me të. Një dekadë kaloi – me përkrahjen e vazhdueshme të Cannizzaro – para se hipoteza e Avogadros të pranohej nga të gjithë dhe të shndërrohej në ligjin e Avogadros. Në vitin 1911, në Torino u realizua një mbledhje me rastin e 100-vjetorit të artikullit të pare të botuar të Avogadros në vitin 1811. Mbreti Viktor Emmannuel III mori pjesë në këtë eveniment, duke e bërë kështu kontributin e madh të Avogadros në kimi më të njohur.

Sot Avogadro konsiderohet si një nga themeluesit e kimisë atomike-molekulare. Avogadroja njihet për kontributet e tij dhe nderohet për to dhe jashtë fushës së kimisë. Një krater në hënë dhe një mineral gëzojnë të njëjtin emër me këtë shkencëtar.