Analfabetizmi është term i cili përdoret për të treguar pa aftësinë e leximit dhe shkrimit në ndonjë gjuhë zakonisht amtare të personave mbi 6 vjet.

Përmbledhje Redakto

Analfabetizmi i një popullsisë matet nga numri i personave nga 6 vjet e sipër që nuk mund të lexojnë ose të shkruajnë. Kjo zakonisht shprehet në shkallën e analfabetizmit. Shkalla e analfabetizmit është shpesh e lidhur me raportin e regjistrimit në shkollë dhe përqindjen e popullsisë që arrin vlerësimin me 5 në shkollën fillore; të dy këta faktorë ndikojnë përqindjen e popullsisë që është analfabete[1].

Për krahasime të përqindjes ( ) së popullsisë analfabete bëhet numërimi i personave mbi 6 vjet që nuk mund të lexojnë dhe të shkruajnë ( ) të një hapësire dhe ky numër pjesëtohet për numrin e përgjithshëm të personave të asaj hapësire ( ).

Përqindja e analfabetizmit të një popullsie brenda një hapësire të caktuar:  

Shkalla e analfabetizmit në pikë të parë paraqet nivelin kulturor të një popullsie. Kjo shkallë pasqyron nevojat bazë të zhvillimit të njeriut normal. Mjetet dhe metodat që ndikojnë në zvogëlimin e kësaj përqindje janë të ndryshme si për shembull arsimimi, ngritja e kapaciteteve edukative, informimi dhe komunikimi si dhe ndikimi i grupeve më të mëdha shoqërore (prindërit, familja, udhëheqësit fetarë, politikanët, udhëheqësit e komunitetit, etj.).

Shih edhe Redakto

Referimet Redakto

  1. ^ Informacione të mëtejshme për rrethin e Kukësit[lidhje e vdekur] - dok. në internet, prill 2007