Anders Celsius (27 nëntor 1701 - 25 prill 1744) ishte astronom, fizikan dhe matematikan suedez. Ai ishte profesor i astronomisë në universitetin e Uppsalës nga viti 1730 deri në vitin 1744, por ka udhëtuar nga viti 1732 deri në vitin 1735 për t'i vizituar observatorë të njohur në Gjermani, Itali dhe Francë.

Anders Celsius

Biografia Redakto

Anders Celsius ka lindur në Uppsala, Suedi. Familja e tij e kanë pasur origjinë prej Ovanåker. Ai ishte djali i profesorit të astronomisë Nils Celsius dhe nipi i matematikanit Magnus Celsius dhe astronomit Anders Spole. Ai zgjodhi shkencën si karrierë të tij. Ai ishte i talentuar në matematikë që nga mosha e hershme. Anders ka studiuar në universitetin e Uppsalës, ku më 1730 u bë profesor i astronomisë. Ai ishte i njohur për shkallën e temperaturës Celsius, ku edhe mbiemri i tij u emëruar sipas Celsius.