André Miguel Valente da Silva (lindur më 6 nëntor 1995) është një futbollist profesionist portugez i cili luan si sulmues për klubin gjerman Eintracht Frankfurt dhe kombëtaren portugeze.

André Silva
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAndré Miguel Valente da Silva
Datëlindja (1995-11-06) 6 nëntor 1995 (28 vjeç)
VendlindjaBaguim do Monte, Portugali
Gjatësia1.85 m (6 ft 1 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Eintracht Frankfurt
Numri33
Karriera me të rinjtë
2003–2007Salgueiros
2007–2008Boavista
2008–2010Salgueiros
2010–2011Padroense
2011–2014Porto
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2013–2016Porto B84(24)
2015–2017Porto41(17)
2017–2020Milan24(2)
2018–2019Sevilla (huazim)27(9)
2019–2020Eintracht Frankfurt (huazim)25(12)
2020–Eintracht Frankfurt30(25)
Karriera ndërkombëtare
2009–2010Portugalia U1612(2)
2010–2011Portugalia U1711(2)
2011–2012Portugalia U1810(0)
2012–2014Portugalia U1924(16)
2014–2015Portugalia U2010(8)
2015–2016Portugalia U213(4)
2016–Portugalia38(16)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 6 tetor 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 9 June 2017

Një produkt i akademisë së Portos, Silva shkëlqeu me ekipin rezervë, para se të debutonte me ekipin e parë në vitin 2015. Ai në fund zhvilloi mbi 50 ndeshje me klubi, duke shënuar 24 gola, para se ti bashkohej Milanit në vitin 2017.

Silva ka përfaqsuar Portugalinë në disa ekipe të të rinjëve, dhe ishte pjesë e skuadrës nën-19 që përfundoi e dyta në UEFA Kampionatin Evropian nën-19 të Futbollit 2014. Debutimi i tij me ekipin e parë erdhi dy vite më vonë, kurse në dy vitet e ardhshme, ai ishte pjesë e skuadrës në Kupën e Konfederatave 2017 dhe Kupën e Botës 2018.

Karriera me klube Redakto

Porto Redakto

Silva ka lindur në Baguim do Monte, një komunë e vogël lokale e Gondomar. Ai filloi të luaj futboll me klubin nga Porto S.C. Salgueiros. Ai gjithashtu pati një qëndrim të shkurtër te Boavista FC, por u rikthye te klubi i tij i parë, tani me emrin e ri Salgueiros 08.

Silva e përfundoi zhvillimin e tij me Porton, duke firmosur me ekipin e rezervave në vitin 2011 në moshën 15 vjeç.[1] Ai debutoi si profesionist më 12 gusht 2013 në një ndeshje të Portos B kundër S.C. Beira-Mar në kampionatin Segunda Liga, ku ai u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 77të në vend të Tozés; Porto B fitoi me rezultatin 3–2.[2]

Silva e përfundoi sezonin e tij të dytë me 34 ndeshje dhe 7 gola, duke ndihmuar Porton B ta mbyllte kampionatin në vendin e 13të. Një nga momentet e tij më të mira në atë sezon ishte dopieta në fitoren 3–0 kundër Vitória de Guimarães B më 4 janar 2015.[3]

Silva bëri debutimin e tij zyrtar me ekipin e parë më 29 dhjetor 2015, duke luajtur 90 minuta në plota në humbjen 1–3 në shtëpi kundër C.S. MarítimoTaça da Liga.[4] Paraqitja e tij e parë në Primeira Liga erdhi katër ditë më vonë, në një disfatë 2–0 ndaj Sporting CP, ku ai zëvëndësoi sulmuesin tjetër Vincent Aboubakar në 20 minutat e fundit.[5]

Silva e nisi sezonin 2015–16 si zgjedhja e katët në sulm mbrapa Aboubakar dhe Pablo Osvaldos, por situata e tij u përkeqsua në janar 2016 pas mbërritjes së sulmuesve Suk Hyun-jun dhe Moussa Marega. Megjithatë, pasi José Peseiro zëvëndësoi Julen Lopeteguin si trajner të ekipit, Silva pati më shumë mundësi,[6][7] duke shënuar golin e parë në kampionat në fitoren 4–0 kundër Boavistës në javën e fundit të sezonit.[8] Ai gjithashtu luajti titullar finalen e Taça de Portugal, duke ndihmuar ekipin të përmbyste një disavantazh prej dy golash kundër Bragës me një dygolësh, përfshirë edhe një gol rofeshatë në minutën e fundit; në fund Porto u mposht 4–2 nga gjuajtjet e penalltive.[9]

Silva shfaqi një formë të mirë në nisje të sezonit 2016–17, fillimisht duke shënuar në dy ndeshjet e para të kampionatit kundër Rio Aves dhe Estoril Praia, para se të shënonte kundër Romës në fazën play-offUEFA Ligës së Kampioneve.[10] Më 21 gusht 2016, ai firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare, e cila përfshinë një klauzolë lirimi 60 milion €.[11]

Milan Redakto

Më 12 qershor 2017, Silva u bashkua me klubin e Serie A Milan në një marrëveshje pesë-vjeçare për 38 milion €, plus 2 milion € bonuse nëse objektivat do të realizoheshin.[12][13] Pasi firmosi, ai deklaroi për shtypin: "Jam shumë i lumtur që jam bashkuar me një klub kaq prestigjoz me një histori të madhe."[14] Atij j'u dha fanella me numrin 9, e mbajtur më parë nga sulmuesi Gianluca Lapadula.[15]

Silva debutoi me klubin italian më 27 korrik, duke luajtur 24 minuta në fitoren 1–0 kundër CS Universitatea Craiova në raundin e tretë kualifikues të UEFA Ligës së Evropës.[16] Më 17 gusht, në raundin play-off të të njëjtit kompeticion, ai shënoi dy gola si dhe asistoi një tjetër në fitoren tenistike 6–0 kundër Shkëndijës;[17] më 14 shtator, në një ndeshje të fazës së grupeve, Silva shënoi një tregolësh në një tjetër fitore madhore, këtë herë 5–1 kundër Austria Wien 5–1.[18][19] Ai u bë lojtari i parë që shënon tre gola në një ndeshje evropiane për Milanin që nga braziliani Kaká në vitin 2006.[20] Për këtë performancë, ai u përfshirë në skuadrën e javës nga UEFA.[21]

Silva shënoi golin e parë në Serie A më 11 mars 2018 në ndeshjen kundër Genoas, duke i dhënë fitoren Milanit me një gol me kokë në minutën e fundit.[22]

Sevilla Redakto

Më 11 gusht 2018, Silva u bashkua me klubin spanjoll Sevilja në huazim për një sezon me të drejtë blerje për 35 milion €.[23] Ai debutoi një ditë më vonë, duke u aktivizuar si zëvëndësues në vënd të Luis Muriel në humbjen 1–2 kundër BarcelonësSupercopa de España.[24] Ai shënoi tre gola në fitoren 4–1 kundër Rayo Vallecanos në debutimin e tij në La Liga,[25] e cila u pasua me një dopietë në fitoren 3–0 në shtëpi kundër Real Madridit më 26 shtator.[26]

Karriera ndërkombëtare Redakto

Silva ka përfaqsuar Portugalinë në çdo nivel. Me ekipin nën-19, ai luajti në UEFA Kampionatin Evropian nën-19 të Futbollit 2014, ku u bë lojtari i parë që shënon katër gola në një ndeshje (në një fitore 6–1 kundër Hungarisë në fazën e grupeve); Portugalia shkoi deri në finale ku u mposht nga Gjermania.[27] Një vit më vonë, ai luajti në Kupën e Botës me ekipin nën-20; ai shënoi katër gola në fazën e grupeve,[28] me ekipin që u eliminua në çerek-finale.[29]

Më 8 shtator 2015, në ndeshjen e tij të parë me kombëtaren nën-21, Silva shënoi një tregolësh në 19 minuta (në të dyja pjesët e kombinuara), duke kontribuar në një fitore 6–1 kundër Shqipërisë në kualifikueset e Kampionatit Evropian nën-21 të Futbollit 2017.[30] Ai u thirr për herë të parë në kombëtaren kryesore nga trajneri Fernando Santos më 26 gusht 2016,[31] duke luajtur në pjesën e dytë të fitores 5–0 kundër GjibraltaritPorto më 1 shtator.[32]

Silva shënoi golin e parë me ekipin e të rriturve të Portugalisë më 7 tetor 2016 në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës 2018 kundër Andorrës në një fitore 6–0 në Estádio da Luz.[33] Tre ditë më vonë, në një tjetër ndeshje kualifikuese, ai shënoi tre gola në pjesën e parë të triumfit 6–0 kundër Ishujve Faroe.[34]

Silva u zgjodh si një nga 23 lojtarët që do të luanin në FIFA Kupën e Konfederatave 2017.[35] Ai debutoi në turnament duke luajtur në tetë minutat e fundi të barazimit 2–2 kundër Meksikës.[36] Goli i tij i parë në këtë kompeticion erdhi më 24 qershor në një fitore 4–0 kundër Zelandës së Re, ku ai luajti 90 minuta të plota.[37] Në finalen e vogël për vendin e tretë, ku ekipi i tij mposhti Meksikën 2–1 pas kohës shtesë, Silva goditi një penallti në minutën e 17të e cila u prit nga Guillermo Ochoa.[38]

Në maj 2018, Silva ishte pjesë e skuadrës së Portugalisë për Kupën e Botës 2018Rusi.[39] Në fund të muajit, ai shënoi golin e 1,000 në historin e ekipit kombëtar gjatë pjesës së parë të miqësores përgatitore ndaj Tunizisë.[40] Ai zhvilloi ndeshjen e tij të parë në një Kupë Bote më 15 qershor, duke zëvëndësuar Gonçalo Guedesin në minutën e 80të të barazimit 3–3 kundër Spanjës në ndeshjen e parë të Grupit B.[41]

Statistikat e karrierës Redakto

Klube Redakto

Redaktuar më 16 qershor 2019[42]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Evropë Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Porto B 2013–14 Segunda Liga 21 3 21 3
2014–15 35 7 35 7
2015–16 29 14 29 14
Gjithsej 85 24 85 24
Porto 2015–16 Primeira Liga 9 1 2 2 3 0 0 0 14 3
2016–17 32 16 2 0 0 0 10[a] 5 44 21
Gjithsej 41 17 4 2 3 0 10 5 58 24
Milan 2017–18 Serie A 24 2 2 0 14[b] 8 40 10
Sevilla (huazim) 2018–19 La Liga 27 9 4 2 8[b] 0 1[c] 0 40 11
Gjithsej karriera 177 52 10 4 3 0 32 13 1 0 223 69
  1. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  2. ^ a b Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  3. ^ Ndeshje në Supercopa de España

Kombëtarja Redakto

Redaktuar më 25 mars 2019[43]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Portugalia 2016 5 4
2017 13 7
2018 13 4
2019 2 0
Gjithsej 33 15

Golat me kombëtaren Redakto

Rezultatet e Portugalisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Silva.[43]

Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 7 tetor 2016 Estádio Municipal, Aveiro, Portugali 3   Andorra 6–0 6–0 Kualifikueset e 2018 FIFA Kupës së Botës
2 10 tetor 2016 Tórsvøllur, Tórshavn, Ishujt Faroe 4   Ishujt Faroe 1–0 6–0
3 2–0
4 3–0
5 25 mars 2017 Estádio da Luz, Lisbon, Portugali 6   Hungaria 1–0 3–0
6 3 qershor 2017 António Coimbra da Mota, Estoril, Portugali 7   Qipro 4–0 4–0 Ndeshje miqësore
7 9 qershor 2017 Stadiumi Skonto, Riga, Letoni 8   Letonia 3–0 3–0 Kualifikueset e 2018 FIFA Kupës së Botës
8 24 qershor 2017 Stadiumi Krestovsky, Shën Petersburgu, Rusi 11   Zelanda e Re 3–0 4–0 2017 FIFA Kupa e Konfederatave
9 3 shtator 2017 Groupama Arena, Budapest, Hungari 15   Hungaria 1–0 1–0 Kualifikueset e 2018 FIFA Kupës së Botës
10 7 tetor 2017 Estadi Nacional, Andorra la Vella, Andorrë 16   Andorra 2–0 2–0
11 10 tetor 2017 Estádio da Luz, Lisbon, Portugali 17   Zvicra 2–0 2–0
12 28 maj 2018 Estádio Municipal, Bragë, Portugali 21   Tunizia 1–0 2–2 Ndeshje miqësore
13 10 shtator 2018 Estádio da Luz, Lisbon, Portugali 28   Italia 1–0 1–0 2018–19 UEFA Liga e Kombeve A
14 11 tetor 2018 Stadiumi Silesian, Chorzów, Poloni 29   Polonia 1–1 3–2
15 20 nëntor 2018 D. Afonso Henriques, Guimarães, Portugali 31 1–0 1–1

Trofe Redakto

Klube Redakto

Porto B

Kombëtarja Redakto

Portugalia

Personale Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "André Silva: o Deco que custou 1000 euros ao FC Porto" [André Silva: Deco që i kushtoi FC Portos 1000 euro] (në portugalisht). Mais Futebol. 26 korrik 2014. Marrë më 5 gusht 2015.
  2. ^ "Beira-Mar-FC Porto B, 2–3: Dragões operam reviravolta" [Beira-Mar-FC Porto B, 2–3: Dragonjtë përmbysin]. Record (në portugalisht). 12 gusht 2013. Marrë më 11 shtator 2015.
  3. ^ "FC Porto B-V. Guimarães B, 3–0: Segunda parte decidiu" [FC Porto B-V. Guimarães B, 3–0: Vendos pjesa e dytë]. Record (në portugalisht). 4 janar 2015. Marrë më 11 shtator 2015.
  4. ^ "Marítimo vence no Dragão e Lopetegui vê lenços brancos" [Marítimo fiton në Dragão dhe Lopetegui shikon leckën e bardhë] (në portugalisht). Rádio Renascença. 29 dhjetor 2015. Marrë më 3 janar 2016.
  5. ^ "Sporting 2–0 FC Porto" (në portugalisht). Rádio e Televisão de Portugal. 2 janar 2016. Marrë më 17 gusht 2017.
  6. ^ "André Silva no ataque sim mas sem pressa" [André Silva për sulmin por e merr lehtë]. O Jogo (në portugalisht). 5 dhjetor 2015. Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2018. Marrë më 22 maj 2016.
  7. ^ "André Silva sobe na hierarquia e aponta ao clássico" [André Silva rritet në radhët e tij dhe është gati për klasiken] (në portugalisht). SAPO. 26 prill 2016. Marrë më 22 maj 2016.
  8. ^ "André Silva: "Marcar no Dragão é um sonho"" [André Silva: "Të shënosh në Dragão është një ëndërr"] (në portugalisht). Rádio Renascença. 14 maj 2016. Marrë më 22 maj 2016.
  9. ^ "Sp. Braga vence Taça de Portugal" [Sp. Braga fiton Kupën e Portugalisë] (në portugalisht). Rádio Renascença. 22 maj 2016. Marrë më 22 maj 2016.
  10. ^ "Porto e Roma barazojnë në ndeshjen e parë". Koha.net. 17 gusht 2016. Marrë më 22 korrik 2019.[lidhje e vdekur]
  11. ^ "Andre Silva signs new FC Porto contract with €60m release clause" [Andre Silva firmos kontratë të re me Porton me klauzolë lirimi 60 milion €] (në anglisht). ESPN FC. 21 gusht 2016. Marrë më 22 gusht 2016.
  12. ^ "Official: André Silva is a new AC Milan player" [Zyrtare: André Silva është lojtari i ri i AC Milan] (në anglisht). A.C. Milan. 12 qershor 2017. Marrë më 12 qershor 2017.
  13. ^ "Milani zyrtarizon Andre Silvan: Frymëzohem nga CR7!". Gazeta Shqip. 12 qershor 2017. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2019. Marrë më 22 korrik 2019.
  14. ^ "AC Milan sign Andre Silva from Porto in reported €38m deal" [AC Milan firmos me Andre Silvën nga Porto në një marrëveshje të raportuar prej 38 milion €] (në anglisht). ESPN FC. 12 qershor 2017. Marrë më 12 qershor 2017.
  15. ^ "Serie A: Red&blacks' shirt numbers announced" [Serie A: Publikohen numrat e fanellave të kuqezinjëve] (në anglisht). A.C. Milan. 12 gusht 2017. Marrë më 19 shtator 2017.
  16. ^ "Milan 'minimal' në Rumani". Top-Channel.tv. 27 korrik 2017. Marrë më 22 korrik 2019.
  17. ^ "Milani "tenis" me Shkëndijën, e mposht 6-0". Top-Channel.tv. 17 gusht 2017. Marrë më 22 korrik 2019.
  18. ^ "Austria Wien 1–5 Milan" (në anglisht). UEFA. 14 shtator 2017. Marrë më 14 shtator 2017.
  19. ^ "Milani bën fitore me goleadë në Austri, Andre Silva shënon tripletë (VIDEO)". Panorama Sport. 14 shtator 2017. Marrë më 22 korrik 2019.
  20. ^ "Andre Silva revels in Milan hat-trick" [Andre Silva zbavitet me tregolësh me Milanin] (në anglisht). Football Italia. 14 shtator 2017. Marrë më 16 shtator 2017.
  21. ^ "Who makes our Europa League Team of the Week" [Kush ja del për Ekipin e Javës së Ligës së Evropës] (në anglisht). UEFA. 15 shtator 2017. Marrë më 19 shtator 2017.
  22. ^ "Perin zhbllokon Silvën, Milan merr 3-pikësh me "aromë" Europe". Ora News. 11 mars 2018. Marrë më 22 korrik 2019.
  23. ^ "Zyrtare: Andre Silva transferohet te Sevilla". Telegrafi.com. 11 gusht 2018. Marrë më 22 korrik 2019.
  24. ^ "VIDEO/ Me përmbysje dhe me një penallti të pritur nga Ter Stegen në minutën e 90'të, Barcelona fiton Superkupën". BalkanWeb.com. 13 gusht 2018. Marrë më 22 korrik 2019.
  25. ^ "Tripletë që në debutim, Andre Silva thyen rekordin 25-vjeçar". Sport Ekspres. 20 gusht 2018. Marrë më 22 korrik 2019.
  26. ^ ""Ditë e zezë" edhe për Realin, ish sulmuesi i Milanit i shënon dy gola". Top-Channel.tv. 26 shtator 2018. Marrë më 22 korrik 2019.
  27. ^ "Germany secure second title in Hungary" [Gjermania siguron titullin e dytë në Hungari] (në anglisht). UEFA. 31 korrik 2014. Marrë më 16 maj 2016.
  28. ^ "Portugal stay perfect, Colombia sneak through" [Portugalia qëndron e përkryer, Kolumbia kalon me dinakëri] (në anglisht). FIFA. 6 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2015. Marrë më 11 shtator 2015.
  29. ^ "Porto pair propelling Portugal's title tilt" [Dyshja e Portos vë në lëvizje animin e titullit të Portugalisë] (në anglisht). FIFA. 10 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 20 shtator 2015. Marrë më 11 shtator 2015.
  30. ^ "Caminhada rumo à Polónia começa com goleada" [Rruga për në Poloni fillon me goleadë] (në portugalisht). Rádio Renascença. 8 shtator 2015. Marrë më 11 shtator 2015.
  31. ^ "André Silva and João Cancelo called into Portugal squad" [André Silva dhe João Cancelo thirren në skuadrën e Portugalisë] (në anglisht). PortuGOAL. 28 gusht 2016. Marrë më 29 gusht 2016.
  32. ^ "Portugal 5–0 Gibraltar: European champions hammer minnows as Nani scores brace" [Portugalia 5–0 Gjibraltari: Kampionët evropian shkatërrojnë amatorët, Nani shënon dopietë]. Daily Mail (në anglisht). 1 shtator 2016. Marrë më 5 shtator 2016.
  33. ^ "Portugalia 'shkatërron' Andorrën, Ronaldo shënon katër gola (Video)". Telegrafi.com. 7 tetor 2016. Marrë më 23 korrik 2019.
  34. ^ "Chapa seis às Ilhas Faroé com "hat-trick" de André Silva" [Gjashtë për të kaluar Ishujt Faroe me një tregolësh të André Silvës] (në portugalisht). Rádio e Televisão de Portugal. 11 tetor 2016. Marrë më 18 qershor 2017.
  35. ^ "Lojtarët e ftuar të Portugalisë për Kupën e Konfederatave". Lajmi.net. 25 maj 2017. Marrë më 23 korrik 2019.
  36. ^ "Portugalia dhe Meksika ndahen në paqe në Kupën e Konfederatave (Video)". Telegrafi.com. 18 qershor 2017. Marrë më 23 korrik 2019.
  37. ^ "Portugalia kalon si e para e Grupit A pas fitores së lehtë ndaj Zelandës së Re (Video)". Telegrafi.com. 24 qershor 2017. Marrë më 23 korrik 2019.
  38. ^ a b "Portugalia e treta në Kupën e Konfederatave". RTV21.tv. 2 korrik 2017. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 23 korrik 2019.
  39. ^ "Zyrtare: Portugalia publikon listën e lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës". Gazeta Blic. 21 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2019. Marrë më 23 korrik 2019.
  40. ^ "André Silva marcou o 1.000.º golo da história da seleção portuguesa" [André Silva shënoi golin e 1.000të në historinë e ekipit kombëtar portugez] (në portugalisht). SAPO. 28 maj 2018. Marrë më 28 maj 2018.
  41. ^ Kemajl Goca (15 qershor 2018). "Dramë në Sochi, Ronaldo si i çmendur! Portugali-Spanjë 3:3". Botasot.info. Marrë më 15 qershor 2018.
  42. ^ "André Silva" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 22 maj 2016.
  43. ^ a b "André Silva" (në anglisht). Eu-Football.info. Marrë më 19 qershor 2017.
  44. ^ "André André eleito o melhor jogador da Liga" [André André votohet lojtari më i mirë i ligës] (në portugalisht). SAPO. 15 tetor 2015. Marrë më 28 maj 2016.
  45. ^ "Slimani eleito melhor jogador de dezembro" [Slimani votohet lojtari më i mirë i dhjetorit] (në portugalisht). SAPO. 19 janar 2016. Marrë më 28 maj 2016.
  46. ^ "Our Champions League breakthrough team of 2016" [Skuadra jonë e zbulimeve të vitit në Ligën e Kampioneve 2016] (në anglisht). UEFA. 24 dhjetor 2016. Marrë më 25 dhjetor 2016.

Lidhje të jashtme Redakto