Angjelin Nënshati (Shkodër, 12 shkurt 1929 - 18 prill 2008) ka qenë fotograf shqiptar.

Biografia Redakto

U lind në Shkodër më 12 shkurt 1929, ndoqi shkollimin fillor dhe atë të mesëm në vendlindje, te Kolegji Saverian deri kur u mbyll nga partia dhe e kreu tek gjimnazi "28 Nëntori" dhe nga viti 1948 deri në vitin 1957 ka punuar si mësues në shkollat e Pukës dhe Shkodrës. Që në rini ka pasur pasion të madh për profesionin e fotografit, duke e ushtruar atë që në moshën 14 vjeç, pranë fotografit të njohur Rraboshta. Në Pukë ka krijuar laboratorin e parë fotografik në vitin 1948. Me shtetëzimin e repartit të fotografisë, që nga viti 1958 e deri në vitin 1990 ka punuar fotograf profesionist dhe është shquar si i tillë.

Referime Redakto