Antonio Candreva (lindur më 28 shkurt 1987) është futbollist profesionist italian i cili luan si anësor për klubin italian Sampdoria, në huazim ngaInternazionale, dhe kombëtaren italiane.

Antonio Candreva

Candreva në 2015
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1987-02-28) 28 shkurt 1987 (37 vjeç)
VendlindjaRomë, Italia
Gjatësia1.87 m (6 ft 2 in)
PozicioniAnësor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Sampdoria
(në huazim nga Internazionale)
Numri87
Karriera me të rinjtë
2002-2003Lodigiani
2003–2004Ternana
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2004–2007Ternana47(0)
2007–2008Udinese3(0)
2008–2010Livorno (huazim)52(2)
2010Juventus (huazim)16(2)
2010–2011Parma (huazim)31(3)
2011–2012Cesena (huazim)18(2)
2012–2016Lazio151(41)
2016–Internazionale124(12)
2020–Sampdoria (huazim)0(0)
Karriera ndërkombëtare
2004–2005Italia U186(0)
2005-2006Italia U199(1)
2005–2008Italia U2013(4)
2008–2009Italia U218(0)
2009–Italia54(7)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 21 tetor 2018
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 23 mars 2018

Candreva filloi karrierën me Ternana më 2004, ku qëndroi deri më 2007. Më vonë u zhvendos në Udinese, ku qëndroi deri më 2012, por u dërgua si huazim në Livorno, Juventus, Parma, and Cesena gjatë kohës së tij me klubin. Ai më pas u transferua në Lazio, ku fitoi Kupën e Italisë 2012-13 për herë të parë me skuadrën. Në vitin 2016 u bashkua me Interin.

Në nivelin ndërkombëtar, ai përfaqësoi Italinë në Kupën e Konfederata 2013 (duke fituar medaljen e bronztë), Kupën e Botës 2014 dhe UEFA Euro 2016.

Jeta e hershme Redakto

Candreva është me prejardhje Arbëreshe nga gjyshi i tij, në anën e babait, i cili është nga fshati Arbëreshe Falconara AlbaneseCosenza.[1][2][3]

Karriera me klube Redakto

Ternana Redakto

Candreva filloi të luaj në e të rinjëve të klubit Lodgiani, pastaj u transferua në skuadrën Serie C1 Ternana më 2003 dhe luajti shumë ndeshje për skuadrën e parë kur u promovuan në Serie B për sezonin 2004-05. Pas Ternana u zhvendos përsëri në Serie C1 sezonin e ardhshëm, ai u bë i rregullt në anën dhe tërhoqi interesin e disa klubeve të Serie A.

Udinese Redakto

Në qershor 2007, Candreva u nënshkrua nga klubi Serie A Udinese dhe luajti për skuadrën nën-20.[4] Ai luajti për herë të parë më 27 janar 2008 kundër Interit, dhe menaxhoi disa ndeshje për ekipin e parë gjatë gjithë sezonit 2007-08.

Livorno dhe Juventus Redakto

Në sezonin 2008-09, ai u zhvendos në skuadrën Livorno si huazim. Pas sezonit të parë të suksesshëm, kontrata mes Udineses dhe Livornos vazhdoi edhe një vit. Më 20 janar 2010, ishte konfirmua se Juventus nënshkroi kontratë me Candrevën si huazim për €500,000,[5] me Juvetusin kishte mundësinë për ta blerë gjysmën e kontratës nga Udinese në fund të sezonit.[6] Në ndeshjen kundër Bolonjës, Candreva shënoi golin e tij të parë të Serie A më pak se dhjetë minuta pasi kishte hyrë në fushë në vend të Diegos shënoi golin e parë të Serie A.[7]

Kthimi në Udinese Redakto

Pas fundit të sezonit 2009-10, Juventusi vendosi të mos ushtrojë të drejtën e tij për të nënshkruar lojtarin dhe Candreva u kthye në Udinese në verë.

Parma Redakto

Më 31 gusht 2010, Candreva nënshkroi kontratë një vjeçar për Parma si huazim për €500,000.[8]

Cesena Redakto

Më 21 korrik 2011, Candreva u bë pjesën e Cesenës në huazim për sezonin 2011–12. Klubi shpenzoi €300,000 për shërbimet e tij.[9]

Internazionale Redakto

Më 3 gusht 2016, Candreva u bashkua me Interin në një marrëveshje katër-vjeçare për 22 milion €[10] sëbashku me bonuse të raportuara.[11][12] Ai bëri debutimin e tij jozyrtar me skuadrën më 13 gusht në një ndeshje miqësore të International Champions Cup kundër Celtic; ai hyri në fushën e lojës në minutën e 60të dhe shënoi dhjetë minuta më vonë në një fitore 2–0.[13] Ai shënoi golin e tij të parë në UEFA Ligën e Europës, të vetmin e ndeshjes, në fitoren ndaj Southampton.[14] Ai shënoi golin e parë në kampionat më 20 nëntor në barazimin 2–2 ndaj rivalëve të Milanit.[15]

Sampdoria Redakto

Më 25 shtator 2020, Candreva kaloi te Sampdoria në formë huazimi për një sezon dhe me të drejtë blerje në përfundim të sezonit 2020–21.[16][17]

Karriera ndërkombëtare Redakto

 
Candreva në aksion gjatë një ndeshje miqësore ndaj Portugalisë më 16 qershor 2015

Candreva ka luajtur për Italinë duke nisur që nga niveli u-18, me të cilin debutoi në tetor 2004. Pasi mori pjesë në fushatën e suksesshme të ekipit në Turnamentin Toulon 2008, Candreva u emërua në listën rezervë para fillimit të lojërave olimpike; ai u përfshi në fund në listën përfundimtare pas dëmtimit të sulmuesit Tommaso Rocchi.[18] Ai bëri debutimin e tij për ekipin u-21 më 9 shtator 2008 në një ndeshje kualifikuese të 2009 UEFA Kampionatit Evropian të Futbollit kundër Kroacisë. Në maj, ai u emërua në skuadrën prej 23 lojtarësh që do të luanin në finalet e turnamentit; edhe pse fillimisht si zgjedhje e dytë, ai luajti disa ndeshje si zëvëndësues duke ndihmuar Italinë të arrinte gjysëm-finalen, të cilën ai e nisi si titullar, në një humbje 1–0 ndaj Gjermanisë që në fund fitoi turnamentin.[19]

Më 14 nëntor 2009, Candreva bëri debutimin e tij me kombëtaren e të rriturve në një ndeshje miqësore kundër Holandës, që u mbyll në barazim pa gola.[18]

Në fillim të majit, Candreva u thirr në kampin stërvitor të skuadrës para fillimit të Kupës së Botës 2010;[20] ai u përfshi nga trajneri Marcello Lippi në listën fillestare prej 30 lojtarësh të publikuar më 11 maj 2010,[21] por u hoq në listën e dytë prej 28 lojtarësh një javë më vonë.[22]

Në tetor 2012, Candreva u rithirr në kombëtaren italiane nga trajneri Cesare Prandelli për të luajtur në dy ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës 2014. Ai u bë titullar në skuadër pas paraqitjeve pozitive me Lazion duke luajtur kështu në të dyja ndeshjet kualifikuese.

Në qershor 2013, Candreva u zgjodh nga Prandelli për të luajtur në Kupën e Konfederatave 2013.[18] Në gjysëm-finalen e fazës me eliminim direkt kundër Spanjës, koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyllën në barazim pa gola, gjë që e çoi ndeshjen në gjuajtjet e penalltive. Candreva ishte i pari nga shokët e tij që shkoi për të goditur penalltinë, dhe mposht portierin Iker Casillas me një parabël, duke rikrijuar penalltinë e famshme të shënuar nga legjenda Çeke Antonín Panenkafinalen e UEFA Euro 1976.[23] Italia e mbylli turnamentin në vendin e tretë pasi mposhti Uruguajin nga penalltitë në ndeshjen për medaljet e bronztë.[24]

Më 1 qershor 2014, Candreva u përfshi në listën e 23 lojtarëve për të luajtur në Kupën e Botës 2014.[25] Në ndeshjen e parë të Italisë në turnament më 14 qershor në Manaus, ai asistoi golin e fitores të shënuar nga Mario Balotelli në fitoren 2–1 ndaj Anglisë. Ai gjithashtu u përfshi në golin e parë të ndeshjes të shënuar nga Claudio Marchisio, pasi ai pasoi shkurt tek Marco Verratti në ekzekutimin e kornes, dhe ai më pas pasoi topin drejt Andrea Pirlos, i cili mori markuesin e tij me vete; Pirlo e la topin e lirë ti shkonte mes këmbëve tek Marchisio, duke i lejuar atij hapsirë për të goditur ulët dhe duke mposhtur portierin.[26][27] Italia, megjithatë, humbi dy ndeshjet e tjera të grupit, të cilën e mbylli në vendin e tretë, duke u eliminuar në fazën e parë të një Kupe Botë për të dytën herë rresht.[28]

Referime Redakto

  1. ^ "Çka e lidh Antonio Candrevan e Lazios me Skënderbeun?" (në anglisht). Telegrafi. 8 dhjetor 2014. Marrë më 8 nëntor 2019.
  2. ^ "Falconara Albanese accoglie l'Asso laziale Antonio Candreva" (në italisht). Marsili Notizie. 10 korrik 2015. Marrë më 8 nëntor 2019.
  3. ^ Stracan, Aurora. "Il calciatore Antonio Candreva opsite a Falconara Albanese - Jemi - Il portale per gli arbëreshë". www.jemi.it (në italisht). Marrë më 8 nëntor 2019.
  4. ^ "Inter Primavera reach Scudetto final" [Inter Primavera arrin finalen e Scudettos]. inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 4 qershor 2008. Marrë më 23 janar 2010.
  5. ^ "Annual Financial Report at 30 June 2010" (PDF) (në anglisht). Juventus F.C. 28 tetor 2010. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 maj 2015. Marrë më 12 tetor 2017.
  6. ^ "Il centrocampista Antonio Candreva alla Juventus" [Mesfushori Antonio Candreva te Juventus] (në italisht). Udinese Calcio. Marrë më 20 janar 2010.
  7. ^ "Candreva: "It's a unique emotion"" [Candreva: "Është një emocion i veçantë"] (në anglisht). Juventus F.C. Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2010. Marrë më 21 shkurt 2010.
  8. ^ Parma FC SpA Report and Accounts on 30 June 2011
  9. ^ AC Cesena SpA Report and Accounts on 30 June 2012
  10. ^ "Zyrtare: Candreva është i Interit". Telegrafi. 3 gusht 2016. Marrë më 3 gusht 2016.
  11. ^ "Zyrtare: Candreva lojtar i Interit". Sovrani.info. 3 gusht 2016. Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2016. Marrë më 3 gusht 2016.
  12. ^ "Candreva zyrtarisht te Interi deri në 2020". BalkanWeb.com. 3 gusht 2016. Marrë më 3 gusht 2016.
  13. ^ "Candreva debuton me supergol (Video)". Gazeta Express. 13 gusht 2016. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 13 gusht 2016.
  14. ^ "Europa League, Inter e Fiore rikthehen pas një muaji te fitorja". Top-Channel.tv. 20 tetor 2016. Marrë më 20 tetor 2016.
  15. ^ "Spektakël në "San Siro", nuk ka fitues në derbin e Madonninas (VIDEO)". Sport.albeu.com. 20 dhjetor 2016. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2017. Marrë më 21 dhjetor 2016.
  16. ^ Adi Metaliu (25 shtator 2020). "Zyrtare, Candreva te Sampdoria, Esposito te SPAL-i". Supersport.al. Marrë më 25 shtator 2020.
  17. ^ "Candreva te Sampdoria, Interi arkëton 2,5 mln euro". RTK Live. 24 shtator 2020. Marrë më 25 shtator 2020.
  18. ^ a b c "Antonio Candreva" (në italisht). VivoAzzurro.it. 11 mars 2014. Marrë më 14 qershor 2016.
  19. ^ "European U-21 Championship: Germany Into Final After Win Over Italy" (në anglisht). Goal.com. 26 qershor 2009. Marrë më 14 qershor 2016.
  20. ^ "VERSO IL MONDIALE. VENTINOVE AZZURRI CONVOCATI PER LO STAGE DI ROMA" (në italisht). FIGC. Arkivuar nga origjinali më 5 maj 2010. Marrë më 2 maj 2010.
  21. ^ "Release list of up to 30 players" (PDF) (në anglisht). FIFA. 11 maj 2010. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 mars 2016. Marrë më 18 maj 2018.
  22. ^ "Ecco i 28 Azzurri che Lippi porterà in ritiro a Sestriere da domenica" (në italisht). FIGC. 18 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2010. Marrë më 18 maj 2010.
  23. ^ "Spain 0–0 Italy" (në anglisht). BBC Sport. 27 qershor 2013. Marrë më 28 qershor 2013.
  24. ^ "Buffon stars as Italy win shootout & bronze" (në anglisht). FIFA. 30 qershor 2013. Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2014. Marrë më 18 nëntor 2018.
  25. ^ "World Cup 2014: Italy omit Giuseppe Rossi from final squad" (në anglisht). BBC Sport. 1 qershor 2014. Marrë më 23 qershor 2014.
  26. ^ "England 1-2 Italy" (në anglisht). BBC Sport. 15 qershor 2014. Marrë më 15 qershor 2014.
  27. ^ "Inghilterra-Italia 1–2: gol di Marchisio, Sturridge e Balotelli" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 15 qershor 2014. Marrë më 16 maj 2014.
  28. ^ "Zico: Italy pay price for over-reliance on Andrea Pirlo and must rebuild" (në anglisht). The Guardian. 25 qershor 2014. Marrë më 26 qershor 2014.

Lidhje të jashtme Redakto