Apologjia e Skënderbeut është një vepër e Frang Bardhit, botuar në Venedik1636, në gjuhën latine. Titulli i saj i plotë është Georgius Castriottus Epirensis vulgo Scanderbegh, Epirotarum Princeps fortissimus ac invictissimus suis et Patriae restitutus (sq. Gjergj Kastrioti i epirotas, i quajtur zakonisht Skënderbe, vetë Princi i fuqishëm e i pathyeshëm i Epirotëve, i kthehet popullit dhe atdheut të tij).[1]

Vepra u përgatit nga Bardhi për të hedhur poshtë mëtimin e ipeshkvit boshnjak Johannes Tomcius Marnavitius se heroi kombëtar shqiptar ishte me origjinë boshnjake.[2]

Referime Redakto

  1. ^ Elsie, Robert (2005). Albanian Literature: A short History. London: I.B.Tauris. fq. 26–27. ISBN 9781845110314. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Dibra, Fatos (2016). "Mbi burimin e fjalorit të Frang Bardhit: një qasje turkologjike". Hylli i Dritës (në anglisht). 2: 71–108.