Ardian Fullani
Ardian Fullani , ish-guvernatori i Bankes se Shqiperise[1], është diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Dega Financë dhe në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Tiranës, përkatësisht në vitin 1977 dhe në vitin 1991.
Ky 07.09.2014 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Përvoja e tij në fushën e sektorit bankar i ka fillesat në Bankën e Shtetit Shqiptar në vitin 1985, si Zëvendësdrejtor i Departamentit të Jashtëm në periudhën 1987 - 1990 e më pas në Bankën Tregtare Shqiptare, si Drejtor i Departamentit të Jashtëm, deri në vitin 1992.
Fillimi i punës së Ardian Fullani në fushën e bankingut qendror i takon vitit 1992, në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Bankës së Shqipërisë e në vijim në periudhën 1993-1996, si Drejtor i Departamentit të Jashtëm. Gjatë aktivitetit në këtë sektor, ai ka dhënë kontributin e tij me vlerë në krijimin e Bankës Qendrore në Shqipëri, në përgatitjen e kuadrit të saj rregullator, sidomos lidhur me funksionimin e tregut të këmbimeve valutore, me politikat për administrimin e rezervave valutore, sikurse dhe në hartimin dhe bashkërendimin e strategjive të Bankës së Shqipërisë për ndërmjetësimin dhe bashkëpunimin me FMN, me Bankën Botërore, me BERZH dhe me institucionet e tjera financiare ndërkombëtare.
Gjithashtu, z.Fullani ka punuar si koordinator i projekteve të investimeve nga financimet e huaja (përfshi FEFAD, Fondacionin për Financimin dhe Zhvillimin e Ndërmarrjeve dhe KfW, Kreditanstalt für Wiederaufbau); koordinator shqiptar për krijimin dhe licencimin e bankave të para me kapital të përbashkët (Bankës Italo-Shqiptare dhe Bankës Islamike Arabo-Shqiptare); koordinator dhe pjesëmarrës në Komitetin e Bisedimit të Borxhit të Jashtëm të Shqipërisë me Klubin e Parisit dhe në Komitetin Këshillues të 40 bankave kreditore, gjatë ristrukturimit dhe zgjidhjes së borxhit të jashtëm të prapambetur të Shqipërisë.
Gjatë viteve 1996-1997, përvoja e Fullani shtrihet edhe në fushën e konsulencës për projekte zhvillimi kombëtare e ndërkombëtare, ku mund të përmenden projektet gjermano-shqiptare për financimin e biznesit të vogël dhe të mesëm në bujqësi dhe në agroindustri; ristrukturimin dhe institucionalizimin e tregut të këmbimeve valutore dhe zhvillimin e tregut të kapitaleve në Shqipëri; analizën e tregut të kapitaleve në Shqipëri. Fullani është bashkëautor i një studimi mbi rreziqet dhe pasojat e zyrtarizimit, ristrukturimit dhe transformimit të skemave piramidale në Shqipëri.
Eksperienca me Bankën Italo-Shqiptare i përket periudhës 1997-2004, fillimisht si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Departamentit Financiar (1997-2000) e më vonë si Drejtor i Përgjithshëm i Bankës (2000-2004). Fullani ka mbajtur edhe funksionet e Presidentit të Shoqatës Shqiptare të Bankave, të Institutit të Studimeve e Asistencës Bankare si dhe të Komisionerit në Komisionin e Letrave me Vlerë.
Guvernatori Fullani mban titullin "Commendatore dell'Ordine della Stella della solidarietà italiana/ Urdhri i Yllit të solidaritetit italian", i akorduar nga Presidenti i Republikës së Italisë. Momentalisht Z Ardian Fullani eshte antari i bordit te Bankes Kombetare te Malit te Zi
Hetimet rreth vjedhjes së parave në B.SH Redakto
Ai u arrestua në 5 shtator 2014 nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milione lekëve nga Banka e Shqiperisë dhe në datën 6 shtator 2014 u shkarkua nga detyra si Guvernator. Për këtë shkarkim Ardian Fullani ngriti një padi në gjykatën e shkallës së parë për dëmshpërblim pasuror dhe jo pasuror të shkaktuar nga vendimi për shkarkimin e tij dhe fitoi gjyqin duke garantuar kështu pagën për një periudhë 1 vjeçare.[1][2][3]
Shiko dhe Redakto
Referime dhe shënime Redakto
- ^ a b Fullani shkarkohet nga Këshilli Mbikqyrës[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur], Gazeta MAPO 06.09.2014
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2014. Marrë më 6 shtator 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2014. Marrë më 6 shtator 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)