Armand Duka eshte një Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit që nga viti 2002. Rritja dhe zhvillimi i skuadrave përfaqësuese në organizim dhe në rezultate teknike, ndërtimi i një stadiumi modern kombëtar dhe një kualifikim i mundshëm i Shqipërisë në fazën finale të Europianit Francë 2016 janë disa nga objektivat aktualë të Presidentit Duka dhe insistucionit që ai drejton.

Armand Duka
President i Federatës Shqiptare të Futbollit
U lind në7 Tetor, 1962
KombësiaShqiptar
ProfesioniEconomist

Arsimimi Redakto

  • 1981-1986 Universiteti i Tiranes, Dega E Ekonomise për Industri

Eksperienca Redakto

  • 1986-1990 Ekonomist në Parkun e Mallrave ne Burrel
  • 1990-1991 Ekonomist ne parkun e mallrave te eksportit ne Durres
  • 1991-1993 Vetëpunësim në biznes privat

Karriera në Biznes 1993 – aktualisht Redakto

  • Sipërmarrës privat: krijon kompaninë AIBA sh.a., një ndër kompanitë më të njohura në vend për prodhim dhe tregti të produkteve blegtorale
  • Gootech elektronik: distributor i dhe Licence Eksklusive i pajisjeve elektroshtëpiake
  • Ecomarcet food: distributor e rrjet tregtar ushqimor
  • Aksioner e drejtues në disa bisnese te tjera ne sektoret e prodhimit, telefonise, media, etj

Eksperienca në FSHF Redakto

  • 2002 Zgjidhet president i Federatës Shqiptare të Futbollit
  • 2006 Zgjedhur per here te dyte president
  • 2010 Zgjedhur per here te trete president

Eksperienca në UEFA Redakto

  • 2004-2006 Anëtar i Komitetit të Federatave
  • 2006-2008 Zv/kryetar i Komitetit të Federatave
  • 2008 – në vazhdim Zv/kryetar i Komitetit të Kompeticioneve të Ekipeve Kombëtare

Eksperienca në FIFA Redakto

  • 2008-2012 Anëtar i komitetit te Federatave
  • 2012-2013 Anëtar i Komitetit Organizator të Kupës se Konfederatave

Tituj nderi Redakto

  • 1998: Bashkia e Shijakut i jep Titullin “Qytetar Nderi” për kontributin që ka dhënë, si president i klubit të qytetit.
  • 2001: Bashkia e qytetit të Durresit dhe Shoqata “Durrësi” i jep titullin “Nderi i Qytetit”, për kontribut dhënë në zhvillimin ekonomik të qytetit si dhe për vlerat e spikatura, profesionale dhe humane, në dobi të interesave të qytetit
  • 2002: Bashkia e qytetit te Durresit dhe Shoqata “Durresi” i jep titullin Simbol i Qytetit të Durrësit për kontributin e rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të qytetit, në mbështetjen e aktiviteteve për promovimin e historisës dhe kulturës qytetare durrsake, për vlerat e spikatura intelektuale e humane.
  • 2003: Bashkia e qytetit te Durresit e shoqata “Durrësi”, i jep titullin “Dyrrah – 3000”
  • 2010: Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi, e dekoron me titullin e lartë “Naim Frashëri” të Klasit të Parë, për kontribut të shquar, në drejtimin dhe zhvillimin e futbollit shqiptar