Arnold fon Harf (gjermanisht: Arnold von Harff; Bedburg, 1471 Bedburg, janar 1505) ishte një udhëtar kalorës gjerman i shekulli 15, nga Kölni.[1]

Arnold Von Harff në një ilustrim të vitit 1500

Shënime biografike Redakto

Arnold Von Harff vazhdoi pelegrinazhin e tij në shumë vende, për të mbledhur informacione gjuhësore dhe kulturore. Ai gjatë udhëtimeve të tij (1496 - 1499) mblodhi shënime për disa gjuhë: Gjuhën bretone, kroate, turke, baske, hebraike, arabe, hungareze, siriane, armene, gjuhës amharike si dhe për gjuhën shqipe. Udhëpërshkruesi Arnold Von Harff rreth vitit 1499 kaloi nëpër pjesën veriore të Kosovës së sotme. Arnoldi ndër tjera në përshkrimet e tij përmend edhe qytetin e Mitrovicës.[2]

Fjalori i Arnold Von Harfit Redakto

Kalorësi gjerman Arnold Von Harf gjatë udhëtimit për në Palestinë, shkon në bregdetin shqiptar, ndërmjet Tivarit dhe Ulqinit disa fjalë shqipe të cilat i duheshin për nevojat e tij gjatë udhëtimit. Ky fjalorth ka 26 fjalë,8 fraza e disa numëror,dhe pranë tyre edhe kuptimet në gjuhën gjermane.

boicke-bukë

vene-venë

oie-uj

mische-mish

jat-gjathë,djathë

foeije-ve

oitter-uthër,uthull,ufull

poylle-pulë

pyske-peshk

krup-krypë

myr-mirë

kyckge-keq

megarune-me ngrën

pijne-pim

taurene-tavernë,pijetore

geneyre-një nier

growa-grua

denarye-denari

sto-'shtu,po

jae-ja,jo

criste-krisht

dreck-dreq

kijrij-qiri

kale-kal

elbe-elb

fijet-fjetë

mirenstrasse-mirë ndesh të rasha

mireprama-mirëmbrama

meretzewen-mirë se vjen

ake ja kasse zet ve-a ké gjakafshë të ré

kess felgen gyo kafss-

do daple-do t'a blej

laff ne kamnijss- lajm nje kemish

ne kaffs-një kafsh

Shih edhe Redakto

Burimi i të dhënave Redakto

  1. ^ La vile chez Arnold Von Harff", by Annie Faugère in La Ville: du réel à l'imaginaire : actes du colloque de Rouen, 8-10 novembre 1988, volume 162 of Publications de l'Université de Rouen, ISBN 2-87775-020-5
  2. ^ Shevki Sh. Voca, për amzën islamgjakova.netart. MITROVICA NË UDHËPËRSHKRIMET E BRANISLAV NUSHIQIT[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]