Arsimi i vazhdueshëm është një term gjithëpërfshirës për një varg aktivitetesh dhe programesh të gjëra arsimore pas arsimit të mesëm (sekondar).[1] [2]

Arsimi i përgjithshëm i vazhdueshëm është i ngjashëm me arsimin e të rriturve, të paktën për nxënësit e rritur dhe veçanërisht për ata të cilët duan të shkojnë tutje përtej mësimit dhe arsimit tradicional në institucionet e arsimit të lartë, kolegje apo universitete.

Arsimi i vazhdueshëm mund të thuhet se zë fill në të ashtuquajturin Institucioni Chautauqua, me origjinë nga Asambleja e Shkollave të së Dielës në Chautauqua Lake, themeluar në vitin 1874 "si një eksperiment arsimor në mësimin jashtë shkollës, mësimin e pushimeve. Si institucion dhe qasje ishte i suksesshëm prandaj edhe u zgjerua pothuajse menjëherë përtej kurseve për mësuesit e shkollave të së dielës duke përfshirë lëndë akademike, muzikë, art dhe edukim fizik. " [3]

Shih edhe Redakto

Literatura Redakto

Referime Redakto

  1. ^ McLean, S. (2007). "About us: Expressing the purpose of university continuing education in Canada". Canadian Journal of University Continuing Education (në anglisht). 33 (2): 65–86. doi:10.21225/D5CS3K.
  2. ^ Kirby, D.; Curran, V.; Hollett, A. (2009). "Non-formal adult learning programs at Canadian post-secondary institutions: Trends, issues, and practices". Canadian Journal of University Continuing Education (në anglisht). 35 (2): 63–86.
  3. ^ "Our History" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2013-11-09.