Arthur Miller, (17 tetor 1915 New York - 10 shkurt Roxbury, Connecticut), shkrimtar dhe dramaturg i njohur amerikan

Arthur Miller
U lind më17 tetor 1915
Harlem (Manhattan) New York SHBA
Vdiq më10 shkurt 2005
Roxbury, Connecticut SHBA
KombësiaAmerikan
Gjinitë letraredramaturg

Biografia Redakto

Artur Milleri i lindur në Nju Jork, vije nga një familje e jahudive austriak që ishin mërguar në ShBA. Familja e tij humbi pasurin gjatë viteve të krizës ekonomike botërore. Nga viti 1934, Milleri studioj publicistiken dhe gjuhen dhe literaturën angleze pranë Universitetit të Miçigenit. Krahas studimeve ai punojë ndër të tjera edhe si reporter dhe ndihmës në labor. Pas përfundimit të studimeve më 1938, Milleri shkroi pjesë për dëgjim dhe pjesë aktrimi. Më 1945 doli romani i tij Pika Kyçe i cili e bëri të njohur Millerin si tregimtar. shpërthimin si dramaturg i solli drama e tij Të Gjithë Bijtë E Mij (1947): Një fabrikat makinash me dijeni dërgonte pjesë rezeve të prishura për forcat ajrore, dhe në këtë mënyrë shkakton rrëzimin e 21 avionëve dhe vdekjen e njësiteve ushtarake në to. vetëm vetëvrasja e të birit të tij shkakton që edhe ky të ndiejë vetën përgjegjës për të tjerët. Më 1949, Milleri arrin sukses botërorë me Vdekja e Tregtarit Udhëtar. Në dramën e tij Shikimi Prej Urës (1955) ai tematizonë ngjarjen e xhelozisë në mileun italiano-amerikan të qarkut të limani të Nju Jorkut nën urën e Bruklinit. Ndërsa pjesa e tij Kujtimi Në Dy Të Hënat (1955) paraqet botën moderne të punishteve. Nga mesi i viteve 50-ta, Milleri citohet nga senatori Mek Karti (McCarth) iKomiteut për sjellje jo amerikane, dhe denucohet si mik i komunistëve. Një padi në të holla dhe burgim e ngrehur për shkak të mos pranimit që të fliste më vonë u tërhoq. Më 1956 Milleri për herë të dytë martohet, këtë herë me Merlin Monron (Marilyn Monroe); për atë, ky shkroi më 1959 librin e filmit të Gjon Hustonit (John Huston) I Pashoqërueshëm (1961) - filmi i fundit si për Merlin Monron po ashtu edhe për Klark Gablesin (Clark Gables). Në dramën Pas Mëkatit (1964), Milleri lëkundet për përkushtimet qendrore të tij, pyetja e fajit dhe përgjegjësisë së individit dhe shoqërisë. Figura e avokatit merret si pasqyrë vetëfigurimit të Millerit, me figurën Magi ai portretronë ish gruan e tij tani më të vdekur Merlin Monron. Në dramën Çmimi (1968) Milleri demonstron se si shkatërrohen marrëdhëniet njerëzore nëpërmjet këmbënguljes së arritjes së qëllimeve ekonomike egoiste. Më 1983, Milleri inskenon në Pekin në teatrin popullor me aktor kinez pjesën Vdekja e Tregtarit Udhëtar. Rreth kësaj pune ai ka botuar një ditarë. Përkrahë Tenesi Uiliamit (Tennesse Williams), Milleri merret si përfaqësuesi më i rëndësishëm i realizmit psikologjik amerikanë.

Veprat Redakto

  • All my Sons - (dramë, 1947)
  • Death of a Salesman - (dramë, 1949)
  • A View from the Bridge (dramë, 1955)

Referimet Redakto

Lidhje të jashtme Redakto