Ascoli Calcio 1898 F.C., njohur thjeshtë si Ascoli është një klub profesionist italian futbolli me seli në Ascoli Piceno, Marche. Klubi është themeluar në vitin 1898 dhe aktualisht luan në Serie B, duke u bërë pjesë e ligës në sezonin 2015–16. Ascoli ka luajtur në Serie A, elita e futbollit italian, në periudhat 1974–1976, 1978–1985, 1986–1990, 1991–1992, dhe 2005–2007.

Ascoli
Emri i plotëAscoli Calcio 1898 F.C. S.p.A.
Pseudonimi(et)I Bianconeri (Bardh e zinjtë)
Il Picchio (Qukapikët)
Themeluar1898; 121 vite më parë
2014 (rithemeluar)
StadiumiStadio Cino e Lillo Del Duca,
Ascoli Piceno, Italy
Kapaciteti12,461
PresidentiMassimo Pulcinelli
Head coachVincenzo Vivarini
LigaSerie B
2022–23Serie B, 12ti
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë

Ekipi luan me fanellat tradicionale bardh e zi me viza.

Historia Redakto

1898–1970: Themelimi dhe vitet në Serie C Redakto

Klubi u krijua në vitin 1898 me emrin "Candido Augusto Vecchi". Në vitet në vijim, ata e ndryshuan emrin disa herë, fillimisht duke e bërë Ascoli Vigor në vitin 1905, U.S. Ascolana në vitin 1921 dhe A.S. Ascoli në vitin 1945. Në vitin 1955, klubi shpëtoi nga falimentimi pasi u ble nga biznesmeni Cino Del Duca, i cili e bashkoi klubin me klubin e tij, duke lindur një klub i ri i quajtur "Del Duca Ascoli".[1] Në vitin 1959, ekipi u rikthye në Serie C për herë të parë që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Tre vite më pas Del Duca ndërtoi stadiumin e parë të Ascolit, të quajtur Stadio Cino dhe Lillo Del Duca, në nder të tij dhe vëllait të tij.[2]

1971–1982: Vitet e arta në Serie A Redakto

Në vitin 1968, klubi u ble nga biznesmeni Costantino Rozzi, i cili tre vite më pas, i ndryshoi emrin klubit, i cili do të quhej "Ascoli Calcio 1898". Në të njëjtin vit, ekipi i drejtuar nga trajneri Carlo Mazzone, arriti dy ngjitje rresht, duke u ngjitur fillimisht në Serie B dhe më pas në Serie A, për herë të parë. Ascoli qëndroi në elitë për dy sezone para se të rikthehej në Serie B.

Ascoli u rikthye në Serie A në vitin 1978 dhe qëndroi atje në shtatë vitet e ardhshme. Në sezonet 1979–80 dhe 1981–82, ekipi, në përbërje me lojtarë si Adelio Moro, Alessandro Scanziani, Gianfranco Bellotto, Walter Novellino, Andrea Mandorlini, Walter De Vecchi dhe Giuseppe Grecon, arriti rezultate mbreslënëse në kampionat, duke përfunduar respektivisht në vendin e katërt dhe të gjashtë.

Gjatë kësaj kohe, ekipi kishte një mbështetje madhore nga tifozët e qytetit, duke pasur mesatarisht 35,000 tifozë në ndeshjet si vendas, edhe pse qyteti i Ascolit nuk kishte më shumë se 50,000 banorë.

1983–2007: Midis Serie A dhe Serie B Redakto

Klubi ra nga kategoria në vitin 1985, por u rikthye menjëherë pas një sezoni. Pas rikthimit, Ascoli qëndroi në Serie A edhe për katër vite të tjera. Ata u rikthyen në Serie A sërisht në vitin 1991, por këtë herë qëndrimi në elitë zgjati vetëm një sezon. Pasi humbën mundësinë të riktheshin në dy sezone pas humbjeve në ndeshjet play-off, Ascoli pësoi rënje dhe në vitin 1995 u rrëzuan në Serie C1. Ata qëndruan në atë divizion për shtatë sezone, duke u rikthye më pas në Serie B në vitin 2002 si kampionë.

Në gusht 2005, pas rrëzimit të Genoës dhe Torinos për mashtrim dhe probleme financiare, Ascoli, e cila kishte marrë një vend në fazën play-off të Serie B nën drejtimin e trajnerit Marco Giampaolo, u vendosën në Serie A në mënyrë arbitrale si zëvëndësues. Në atë sezon, Ascoli arriti një vend të respektueshëm të 12të. Megjithatë, pas skandalit të Calciopolit, disa klube të tjera u ndëshkuan, duke bërë që Ascoli të ngjitej në vendin e 10të me 43 pikë.[3] Pas përfundimit të sezonit, Giampaolo, i cili kishte fituar reputacionin si një nga trajnerët e rinjë më të mirë, dha dorëheqjen, dhe u zëvëndësua nga Attilio Tesser. Ai nuk arriti dot rezultate pozitive me ekipin në sezonin 2006–07, duke u shkarkuar pas humbjes 1–0 kundër Empolit në javën e 11të; ai u zëvëndësua nga veterani Nedo Sonetti.

Ascoli u bë ekipi i parë që ra zyrtarisht nga kategoria pas humbjes 1–0 kundër Torinos më 7 maj 2007. Ata e mbyllën sezonin në vendin e 19të, një pikë më shumë se Messina e renditur në vendin e fundit.[4]

2008–vazhdon: Falimentimi dhe rilindja Redakto

Gjatë sezonit 2013–14, ku ekipi garonte në Lega Pro Prima Divisione, Gjykata e Ascoli Picenos njoftoi falimentimin e klubit. Gjyqata gjithashtu deklaroi se aksionet e klubit vlerësoheshin rreth 862,000 €.[5] Një kompani e re e quajtur Ascoli Picchio F.C. 1898 i bleu aksionet në mënyrë të suksesshme. FIGC pranoi blerjen e kryer nga kompania dhe njoftoi se Ascoli nuk do të rrëzohej nga kategoria.[6]

Në mesin e vitit 2015, Ascoli, edhe pse e kishte mbyllur sezonin 2014–15 të Lega Pros në vendin e dytë mbrapa Teramos, u shpall kampione dhe u ngjit një kategori më parë pas përfshirjes së Teramos në skandalin e trukimeve.

Më 14 qershor 2018, presidenti i klubit Francesco Bellini, pasi kishte deklaruar fillimisht se do të shiste klubin dhe pasi kishte marrë oferta nga disa pronarë, pranoi ofertën e sipërmarrësit romak të Bricofer Group, Massimo Pulcinelli.[7] Më 18 korrik 2018, klubit zyrtarisht j'u vendos emri "Ascoli Calcio 1898 F.C. S.p.A.", me të cilin do të garonte nga fillimi i sezonit 2018–19.[8]

Stadiumi Redakto

Klubi i luan ndeshjet si vendas në Stadiumin Cino dhe Lillo Del Duca, i cili ka kapacitet 12,461 ulëse.[9] Stadiumi u ndërtua në vitin 1962 nga presidenti i asaj kohe i klubit Cino Del Duca, i cili e quajti Cino dhe Lillo Del Duca, në nder të tij dhe vëllait të tij.[2] Para ndërtimit të këtij stadiumi, ekipi i luante ndeshjet si pritës në Stadio Ferruccio Corradino Squarcia.

Rivalët Redakto

Rivaliteti më i madh i Ascolit është me klubin tjetër nga Marche, S.S. Sambenedettese Calcio. Megjithatë, derbi më i njohur është me Anconën. Hera e fundit që Ascoli ka luajtur me Sambenedettesen në një ndeshje kampionati është në vitin 1986. San Benedetto del Tronto është një qytezë në provincën e Ascoli Piceno, që ndodhet vetëm 20 minuta larg; derbi midis këtyre ekipeve tërheq interes të madh te qytetarët për shkak të rivalitetit dhe krenarisë. Ky derbi qëndron ende pasionant edhe pse ka vite që nuk është luajtur.

Derbi kundër Anconës është i dyti për nga rëndësia; Ancona dhe Ascoli ka qënë dy nga klubet më të suksesshme të Marches. Rivaliteti vjen pjesërisht nga fakti që Ancona është kryeqyteti i Marches, kurse Ascoli ka qënë kryeqytet i rajonit antik Picenun. Ndeshjet midis tyre vendosit se kush do të jetë La Regina Delle Marche (mbretëresha e Marches).

Rivaliteti i tretë madhor i Ascolit është me Fermanën; të dy klubet janë me vendndodhje afër njëra-tjetrës në provincën e Ascoli Piceno, sëbashku me San Benedetto del Tronto. Pavarësisht faktit se Fermana ka qënë historikisht një ekip më i dobët se Ascoli, ky është një derbi për askolanët dhe fermantët, me të dyja tifozët që nuk duan të humbasin.

Ascoli ka edhe rivalitete të tjera më të vogla me klube si Livorno, Verona, Pescara dhe Inter.

Lojtarët Redakto

Skuadra aktuale Redakto

Redaktuar më 31 janar 2019[10]
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1   Pt Ivan Lanni
2   Mb Nahuel Valentini
3   Mb Matteo Rubin (on loan from Foggia)
5   Mf Michele Troiano
6   Mb Salvatore D'Elia
7   Mf Enrico Baldini
8   Mf Gaspar Iñíguez (në huazim nga Udinese)
9   Sm Simone Ganz
10   Sm Lorenzo Rosseti
11   Mf Nikola Ninković
12   Pt Alessandro Bacci
14   Mb Emanuele Padella
15   Mb Danilo Quaranta
16   Mf Federico Casarini (në huazim nga Novara)
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
17   Mf Michele Cavion
18   Sm Moutir Chajia
19   Mf Bright Addae
20   Sm Amato Ciciretti (në huazim nga Napoli)
21   Sm Giacomo Beretta
23   Mb Riccardo Brosco
26   Sm Keba Coly (në huazim nga Roma)
28   Mb Cristian Andreoni
30   Mf Davide Frattesi (në huazim nga Sassuolo)
32   Sm Matteo Ardemagni
37   Mb Lorenzo Laverone
39   Sm Maecky Ngombo
40   Pt Mattia Scevola

Lojtarë të jerë nën kontratë Redakto

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
  Mb Florin Ispas

Në huazim Redakto

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
  Pt Andrea Fulignati (te SPAL)
  Pt Giovanni Di Berardino (te Mezzolara)
  Pt Giuseppe Perfetti (te Montegiorgio)
  Mb Edoardo Baraboglia (te Montegiorgio)
  Mb Ivan De Santis (te Virtus Entella)
  Mb Ismaila Diop (te Paganese)
  Mb Vincenzo Di Sabato (te Biagio Nazzaro)
  Mb Flaviano Modesti (te Flaminia)
  Mb Matteo Perri (te Paganese)
  Mb Kevin Tassotti (te Porto d'Ascoli)
  Mf Gianluca Carpani (te Rieti)
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
  Mf Fabio Castellano (te Juve Stabia)
  Mf Tomasz Kupisz (te Livorno)
  Mf Simone Paolini (te Cuneo)
  Mf Samuele Parlati (te Bisceglie)
  Mf Carte Said (te Cuneo)
  Sm Salvatore Buonavoglia (te Torinu U-19)
  Sm Gianmarco De Feo (te Lucchese)
  Sm Christian Minchillo (te Campobasso)
  Sm Claudio Santini (te Alessandria)
  Sm Edoardo Tassi (te Reggina)
  Sm Danilo Giacinto Ventola (te Genoa U-19)

Trofe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Il presidente mecenate che manteneva l'Ascoli da Parigi: 50 anni fa moriva Cino Del Duca" [Presidenti patron i cili mbajti Ascolin nga Parisi: 50 vite më parë vdiq Cino Del Duca] (në italisht). Ascolilive.it. 23 maj 2017. Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2019. Marrë më 6 korrik 2019.
  2. ^ a b "Stadio Cino and Lillo Del Duca" [Stadiumi Cino dhe Lillo Del Duca] (në italisht). Fondoambiente.it. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 6 korrik 2019.
  3. ^ "Serie A – 2005/2006 Championship" [Serie A – Kampionati 2005/2006] (në italisht). ilcalcio.net. Marrë më 6 korrik 2019.[lidhje e vdekur]
  4. ^ "Italian Serie A Table - 2006-07" [Tabela e Serie A Italiane - 2006-07] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 6 korrik 2019.
  5. ^ "Valutazione azienda sportiva calcistica Ascoli Calcio 1898 SpA" [Vlerësimi i klubit të futbollit Ascoli Calcio 1898 SpA] (PDF) (në italisht). Mondopicchio.it. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 6 korrik 2019.
  6. ^ Abete, Giancarlo; Di Sebastiano, Antonio (12 maj 2014). "Comunicato Ufficiale №147/A" [Komunikatë zyrtare №147/A] (PDF) (në italisht). Italian Football Federation. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 korrik 2014. Marrë më 6 gusht 2018.
  7. ^ "storia" [Historia] (në italisht). Ascoli Calcio 1898 FC. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2018. Marrë më 7 gusht 2018.
  8. ^ "Ascoli, inizia il ritiro di Cascia: primo allenamento per Vivarini". Sky Sport (në italisht). Sky Italia. 19 korrik 2018. Marrë më 6 gusht 2018.
  9. ^ "Stadio Cino and Lillo Del Duca" (në italisht). Transfermarkt.it. Marrë më 6 korrik 2019.
  10. ^ "Rosa" [Ekipi] (në italisht). Ascoli Picchio FC 1898. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2016. Marrë më 20 mars 2015.

Lidhje të jashtme Redakto