Aspasia e Miletit, e njohur zakonisht si Aspasia (në greqishten e lashtë: Ἀσπασία, Aspasía; rreth 470 p.e.s.[3] – rreth 400 p.e.s.[4]) qe dashnorja dhe bashkëshortja e politikanit athinas Perikliu, nga i cili pati një djalë, Perikliu i Ri, megjithëse nuk dihen detajet e plota të gjendjes së tyre martesore. Jone dhe me origjinë nga Mileti, mori pjesë në jetën publike të Athinësepokën klasike. Sipas Plutarkut, shtëpia e saj u bë një qendër intelektuale deri në pikën e tërheqjes së shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të famshëm, përfshirë Sokratin, i cili, nga ana tjetër, supozohet se ka qenë i ndikuar nga mësimet e Aspasias. Përmendet në shkrimet e Platonit, Aristofanit, Ksenofonit dhe të tjerëve.

Skulpturë mermeri në Muzetë e Vatikanit me mbishkrimin e emrit "Aspasia" në bazë. Zbuluar në vitin 1777, kjo skulpturë mermeri është një kopje romake e një origjinali të shekullit V p.e.s.[1][2].

Edhe pse ajo e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj të rritur në Greqi, dihen shumë pak detaje nga jeta e saj. Disa studiues spekulojnë se Aspasia ishte një kujdestare e një bordello dhe një eterë. Roli historik i Aspasias ofron njohuri thelbësore për të kuptuarit e grave në Greqinë e lashtë. Dihet shumë pak për gratë e kohës së saj. Studiuesja Madeleine Henry shprehet se "të bësh pyetje për jetën e Aspasisë është si të bësh pyetje për gjysmën e njerëzimit".[5]

Shënimet Redakto

  1. ^ Herme der Aspasia, në Arachne.
  2. ^ Dillon 2002, p. 188.
  3. ^ Nails 2002, pp. 58-59; S. Giombini 2002-2003, p. 7.
  4. ^ Nails 2002, pp. 58-59; A.E. Taylor 2001, p. 41.
  5. ^ Henry 1995, p. 9.

Referime Redakto

  • Dillon, Matthew (2002). Girls and Women in Classical Greek Religion. London, New-York: Routledge. ISBN 0-415-20272-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Henry, Madeleine M. (1995). Prisoner of History. Aspasia of Miletus and her Biographical Tradition. New York, Oxford: Oxford University Press. ISBN 0-19-508712-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Nails, Debra (2002). The People of Plato: A Prosopography of Plato and Other Socratics. Indianapolis, Cambridge: Hackett Publishing. ISBN 0-87220-564-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)