Asterisk është program me "burim të hapur (open source)" i cili implementon PBX. Si çdo PBX tjetër, mundëson thirrje telefonkie të telefonave që janë të lidhur, dhe gjithashtu mundëson lidhjen me PSTN (PTT rrjet).

Logoja e Asterisk.

Asterisk është program i hapur, lëshuar nën GNU General Public License (GPL). Mark Spencer nga Digium është kreatori i Asterisk; por gjithashtu edhe shumë programer kanë kontribuar në mundësitë dhe funksionalitetin e tij. Është i dizajnuar për Sistemin Operativ Linux, por Asterisk tani punon edhe në OpenBSD, FreeBSD, Mac OS X, Solaris, dhe Microsoft Windows (Linux është Sistemi Operativ që më së miri funksionon Asterisk).

Asterisk i ka të gjitha mundësitë që i ka një sistem PBX, si Voice Mail, Conference Calling, IVR (Interactive Voice Response), Phone Menus dhe Automatic Call Distribution. Përdoruesit mund të krijojnë mundësi të reja duke shkruar Dial Plan skripta në gjuhën e Asterisk, apo duke shkruar module në gjuhën programuese C.

Për të lidhur telefona në Linux serverin ku Asterisk punon, apo për të lidhur PSTN (PTT) linjë, serveri duhet të ketë hardware special. Modemi i thjeshtë nuk do të punon. Digium dhe shumë kompani të tjera prodhojnë PCI kartela të përkrahura nga Asterisk, kartela të cilat mundësojnë lidhjen e telefonave të thjeshtë, linjave telefonike (PSTN), T1 dhe E1 linja.

Gjithashtu përkrah një numër të VoIP protokolleve, si SIP (Session Initiation Protocol), H323, Skinny (protokoll nga Cisco) dhe IAX (protokoll i ri i shkruar nga programorët e Asterisk).

Duke përkrahur një numër të VoIP dhe PSTN shërbimeve, Asterisk mundëson me pak shpenzime ndërtimin e një sistemi telefonik, apo gradualisht migrimin e sistemit ekzistues në një teknologji të re. Asterisk serverët janë duke u përdorur për ndërrimin e PBX sistemeve, për disa arsye, si Voice Mail dhe Phone Menus si dhe gjithashtu për uljen e shpenzimeve duke bërë telefoni përmes internetit (VoIP).

Lidhje të jashtme Redakto