Atletika është një nga sportet më të lashta, që u përfshi në programin e rregullt te lojërave olimpike që në 1896, në Olimpiadën e Parë të kohërave moderne.

Atletika Redakto

Fjala Atletik rrjedh nga fjala Greke qe do te thot "athla" gare nepermjet ushtrimit. Thuhet që është sporti më i vjetër në botë, sport i cili daton si një sport profesional që në mijëvjeçarin e dytë para erës sonë. Atletet ishin një pjesë e privilegjuar e popullsisë që gëzonin respektin e të tjerëve dhe ishin pjesë e hierarkisë më të lartë të qyteteve antike.

Sot Atletika numëron një numër te madh disiplinash, por në antikë ajo ishte e kushtëzuar në vrapime të ndryshme dhe hedhje disku. Gjatë kohës së antikës dhe sidomos erës romake dhe helene shumë sporte që sot paraqiten si sporte në vete (mundja, noti etj) i atribuoheshin sportit të atletikës.

Atletika e lehtë Redakto

Në këtë sport hyjnë disiplinat të bazuara në lëvizjet natyrore të vrapimit, kërcimit, gjuajtjes dhe hedhjes dhe të cilat mund të luhen në garë nga një lojtarë, nga më shumë lojtarë apo ekipe lojtarësh. Atletika e lehtë është pjesa kryesore e lojërave olimpike dhe njëherazi është themeli i edukatës fizike dhe mentale të trupit të sportistëve për rezultate të larta në llojet e tjera të sportit. Të gjitha garat e atletikës së lehtë, luhen sipas rregullave të Federatës Ndërkombëtare të Atletikës së Lehtë (IAAF) të kombinuara me vendimet e shoqatave profesioniste kombëtare.

Disiplinat Redakto

Vrapimet Kercimet Hedhjet Shumegarshet
Sprint Dist. e mesme Dist. e gjata Stafetat Me pengesa Pa pengesa Ne rruge Ecje vertikal horizontal
100 m200 m400 m 800 m1000 m

1500 m 1 Milie

3000 m

5000 m 10.000 m1 Ore

4 × 100 m4 × 400 m3 × 800 m (F)

3 × 1000 m (M)

100 m (F)110 m (M)400 m 3000 m 10 km

Gjysmarathon Maraton100 km Kroset

20 km50 km Se lartiMe shkop Se gjati

Tre hapsh

Gjyle Disku Shtize Cekici Shtatgaresh (F)Dhjetgaresh (M)

a

Vrapimi i lirë Redakto

Është disiplinë olimpike në të cilën atletët vrapojnë lirshëm në distanca si:

  • për meshkuj: 100m, 200m, 400m, 800m, 1500m, 5000m, 10000m, 1000m, 2000m, 3000m, 20000m, 30000m dhe vrapimi brenda 1 ore. Nga lista zyrtare janë tërhequr vrapimet në gjatësi prej 300m, 500m, 7500m, 15000m, vrapimi brenda 2 orëve dhe për vendet me gjuhë angleze nga viti 1976 zyrtarisht ka mbetur vrapimi me gjatësi 1 milje.
    • Maratona sipas kohës apo sipas gjatësisë
    • Vrapimi stafetë në gjatësi si vrapimet e tjera të lira

Vrapimi me pengesa Redakto

Vrapimi me pengesa me garat në

    • Vrapimi 110 metra
    • Vrapimi 200 metra
    • Vrapimi 400 metra etj.
  • Gara kërcimi atletik me disiplinat
    • Kërcimi i lirë mbi shkop (i lirë në lartësirë)
    • Kërcimi me shkop
    • Kërcimi (në largësi)
    • Trehapëshi
  • Dhjetgarëshi
  • Ecja në
    • Ecja 20 km
    • Ecja 50 km

Atletika e rëndë Redakto

  • Gara gjuajtje atletike
    • Gjuajta e gjyles
    • Gjuajta e diskut
    • Gjuajtja e shtizës
    • Gjuajtja e çekiçit
  • Ngritja e peshave

Vrapim me ndryshim drejtimi 10 her 5 Redakto