Atmosfera e Tokës është shtresa gazrave që e mbështjell planetin Tokë dhe që mbahet nga graviteti i Tokës. Atmosfera e mbron jetën në Tokë duke e absorbuar rrezatimin diellor ultravjollcë, ngrohja sipërfaqen përmes ruajtjes së nxehtësisë (efekti serrë), dhe redukton ekstremet e temperaturës gjatë ditës dhe natës (ndryshimi ditor i temperaturës).Atmosfera e sotme është si rezultat i aktivitetit të organizmave të gjallë, që populluan oqeanet pas paraqitjes së qenieve të gjalla në Tokë.[1]

Drita blu është e shpërndarë në më shumë se gjatësitë e valëve tjera nga gazrat në atmosferë, duke i dhënë Tokës një dritë të kaltër kur shihet nga bori i Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar në hapësirë, në lartësinë prej 402–424 km.

Përbërja Redakto

Ajri është i përbërë kryesisht nga azoti, oksigjeni, dhe argoni, të cilët së bashku përbëjnë gazrat kryesor të atmosferës. Avulli i ujit është përgjegjëse për rreth 0.25% të atmosferës sipas masës. Përqendrimi i avullit të ujit (një gaz serë) ndryshon në mënyrë të konsiderueshme nga rreth 10 ppmv në pjesët më të ftohta të atmosferës deri në më shumës se 5% sipas vëllimit në pjesët e nxehta, në masat e ajrit me lagështi, dhe përqendrimet e gazrave atmosferike të tjera janë zakonisht për ajrin e thatë pa avull uji.[2]

Përbërësit kryesore të ajrit të thatë, sipas vëllimit[3]
Gazi vëllimi
Emri Formula ppmv %
Azoti N2 780,840 78.084
Oksigjeni O2 209,460 20.946
Argoni Ar 9,340 0.9340
Dioksidi i karbonit CO2 397 0.0397
Neoni Ne 18.18 0.001818
Heliumi He 5.24 0.000524
Metani CH4 1.79 0.000179
Nuk është i përfshirë në atmosferën e thatë të mësipërme:
Avulli i ujit H2O 10–50,000 0.001%–5%

Struktura e atmosferës Redakto

Shtresat kryesore Redakto

Në përgjithësi, shtypja e ajrit dhe dendësia ulen sipas lartësisë në atmosferë. Megjithatë, temperatura ka një profil më të komplikuar me rritjen e lartësisë, dhe mund të mbetet relativisht konstante apo edhe të rritet me lartësinë në disa rajone.

Duke përjashtuar eksosferën, Toka ka katër shtresa kryesore, të cilat janë troposfera, stratosfera, mezosfera, dhe termosfera.[4] Nga më e larta deri te më e ulta, pesë shtresat kryesore janë:

  • Eksosfera: 700 to 10,000 km (440 to 6,200 milje)
  • Termosfera: 80 to 700 km (50 to 440 milje)[5]
  • Mezosfera: 50 to 80 km (31 to 50 milje)
  • Stratosfera: 12 to 50 km (7 to 31 milje)
  • Troposfera: 0 to 12 km (0 to 7 milje)[6]

Referime Redakto

  1. ^ Petro, Rita (2006). Atlas Themelor i Gjeografisë Fizike. Tiranë: Albas. ISBN 9989-108-37-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Wallace, John M. and Peter V. Hobbs. Atmospheric Science; An Introductory Survey.Elsevier. Second Edition, 2006. ISBN 978-0-12-732951-2. Chapter 1
  3. ^ Source for figures: Carbon dioxide, NOAA Earth System Research Laboratory, (updated 2013-03). Methane, IPCC TAR table 6.1 Arkivuar 15 qershor 2007 tek Wayback Machine, (updated to 1998). The NASA total was 17 ppmv over 100%, and CO2 was increased here by 15 ppmv. To normalize, N2 should be reduced by about 25 ppmv and O2 by about 7 ppmv.
  4. ^ http://www.nasa.gov/mission_pages/sunearth/science/mos-upper-atmosphere.html#.VHg5AzHF8vY
  5. ^ Randy Russell (2008). "The Thermosphere" (në anglisht). Marrë më 2013-10-18.
  6. ^ "The height of the tropopause" (në anglisht). Das.uwyo.edu. Marrë më 2012-04-18.

Lidhjet e jashtme Redakto

  Commons: Atmosfera e Tokës – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale