Atomi përbëhet nga elektronet (grimca me masë jashtëzakonisht të vogla të ngarkuara negativisht),nga protonet(grimca me masë afërsisht sa masa e hidrogjenit me ngarkesë pozitive) dhe nga neutronet (grimca me masë afërsisht sa protoni pa ngarkesë).

Fizikanti anglez Radhërford, në fillim të shekullit të 20, për të shpjeguar ndërtimin e atomit ai bëri një eksperiment: Një fletë mjaftë e hollë prej ari e bombardoi me reze alfa (grimca me ngarkesë pozitive 2 herë më të madhe se ajo e protonit). Shumica e grimcave e ruanin lëvizjen e tyre drejtvizore dhe pasi përshkonin fletën e arit, njëlloj sikur ajo të mos ndodhej rrugën e tyre.

Të pakta qenë grimcat alfa qe shmangeshin nga rruga drejtvizore dhe vetëm ndonjë kthehej prapa. Kjo do të thotë që shumica e grimcave nuk gjenin asnjë pengesë në rrugën e tyre.

Duke u nisur nga kjo Radhërfordi mendoi se ne qendër të atomit,në një vëllim mjaftë të vogël ndodhen protonet dhe neutronet që ndërtojnë bërthamën e atomit.

Në bërthamë është përqendruar praktikisht gjithë masa e atomit. Rrotull bërthamës, në largësi mjaftë të madhe prej saj, lëvizin elektronet në trajektore që Radhërfordi mendonte se ishin rrethore e që quhen orbita.

Ky model u quajt model planetar i atomit, sepse elektronet lëvizin rreth bërthamës si planetët rreth diellit.

Meqenëse përmasat e bërthamës dhe të elektroneve janë mjaftë të vogla, dhe largësia e tyre mjaftë e madhe, është e qartë se shumica e grimcave alfa vazhdojnë rrugën e tyre drejtvizore. Ndonjë grimcë që shkon afër bërthamës ose drejtë saj, shmanget ose kthehet prapa.

Bërthama është e ngarkuar pozitivisht, kurse elektronet negativisht dhe ngarkesa më shenjë të kundërt tërhiqen, do të duhej që elektronet (në qoftë se do të ishin në qetësi) të binin në bërthamë. Që të mos ndodhte kjo, Radhërfordi mendoi që elektronet te lëvizin në orbita rrethore. Në këtë rast elektronet lëvizin në orbita me shpejtësi të tillë , në mënyrë që forca tërheqëse elektrike e ushtruar nga bërthama mbi elektronin , të asnjanësohet nga forca qendërikëse. Atomi është elektro-asnjë anës. Që këtej rrjedh se numri protoneve qe ndodhen në bërthamë duhet të jetë i barabartë me numrin e elektroneve që lëvizin në orbita, sepse ngarkesa e elektronit është e barabartë me ngarkesën protonit, por me shenjë të kundërt. Në qoftë se shënojmë me Z numrin e protoneve,po kaq do të jetë dhe numri i elektroneve të një atomi.

Numri Z quhet numër atomik. Ai tregon numrin e protoneve në bërthamë si dhe numrin e elektroneve që lëvizin rreth bërthamës. Ai është karakteristike shumë e rëndësishme e atomit.

Referime Redakto

Literaturë Redakto

Kimia 10:Prof.Dr E.Andoni, Prof.Dr K.Koci.

Lidhje te jashtme Redakto