Auron Tare Zev Kryetar i Komitetit Shkencor te Pasurive nenujore te Unesco-s, (STAB). Drejtor i Pergjithshem i Agjensise Kombetare te Bregdetit. ish Deputet i Qarkut te Tiranes, figure e njohur publike ne fushën e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe gazetarise.

Lindur në Tirane në 1968 është Diplomuar në Akademinë Ushtarake Skënderbej dhe Institutin e Kulturës Fizike në Tiranë. Auron Tare një nga basketbollistët cilësorë të Partizanit të famshëm të viteve 80 dhe njëkohësisht lojtar i ekipit kombëtar.

Nga viti 1994 - 2005 ka qene përfaqësues i Fondacionit Butrinti një Fondacion Kulturor i themeluar nga Lord Jacob Rothschild dhe Lord Sainsbery of Candover duke drejtuar te gjitha ceshtjet qe kishin te benin me krijimin e Parkut Kombetar te Butrintit Pasuri Boterore e UNESCO-s.

Auron Tare është një nga themeluesit e Parkut Kombëtar te Butrintit dhe nga viti 2000 deri në 2005 ka drejtuar Parkun Kombëtar te Butrintit. Në drejtimin e tij ky Park Kombëtar u be një nga zonat arkeologjike me te famshme te Rajonit si dhe u përfshi në Listën e Pasurive Botërore te Unesco-s.

Gjithashtu ka qene pjesëtar i ekipit te Televizionit Britanik Channel Four në trazirat civile në Shqipëri me 1997 si dhe Luftërat e Kosovës dhe Maqedonisë 1998-1999.

Qe prej vitit 2006 drejton Qendrën Shqiptare te Kërkimeve Detare një OJF e specializuar në kërkimet dhe ekspeditat arkeologjike nënujore. Sebashku me RPM Nautical Foundation and INA from Texas A&M kane zbuluar rreth 31 relite te mbytura antike.

Aktualisht është Deputet i Parlamentit Shqiptar si përfaqësues i Partisë Socialiste.