Avatar është një film epik fantastiko-shkencor i vitit 2009, shkruar dhe prodhuar nga James Cameron me personzhët kryesor si Sam Worthington, Zoe Saldana, Sigourney Weaver, Michelle Rodriguez dhe Stephen Lang. [15]

Avatar
Avatar
Regjia ngaJames Cameron
Shkruar ngaJames Cameron
ProdhuesiJames Cameron, Jon Landau
Luajnë
  • Sam Worthington
  • Zoe Saldana
  • Stephen Lang
  • Sigourney Weaver
KinematografiaJames Cameron, John Refoua, Stephen E. Rivkin
MontazhiLightstorm Entertainment, Dune Entertainment, Ingenious Film Partners
MuzikaJames Horner

Kompania prodhuese
Producent: James Cameron Shpërndarësi: 20th Century Fox
Data e publikimit
2009
Kohëzgjatja
162
ShtetiShBA
GjuhaAnglisht
Buxheti$237,000,000 $
Fitimi2,922,917,914 $

Historia e filmit zhvillohet në vitin 2154,kur Toka po vdes.Njerëzit udhetojnë në Pandora një hënë në sistemin diellor Alpha Centauri, ku ata janë të angazhuar në gërmime minerare për të përftuar një lloj materiali me emërimin unobtanium,i cili mund te shpëtojë Tokën.Atje ata takojnë Na'avi-të,alienë gjigandë dhe tëpërfshihet të shpejtë blu,të cilët nuk e kanë shkatërruar planetin e tyre.Ata krijojnë një avatar,gjysmë Na'vi,gjysmë njeri për të marrë informacione mbi ta.Xhejk Skulli është zgjedhur për këtë punë.Gjatë misionit ai bie në dashuri me Neitiri,dhe vendos t'u bashkohet Na'vi-ve në luftën kundër njerzve.[1] Kjo bën që banorët vendas të quajtur Na’vi të fillojnë luftën me njerëzit që po shkatërrojnë ekosistemin e planetit të tyre. [9]

Filmi filloi te shkruhej ne vitin 1995, kur regjizori James Cameron shkruajti skenarin prej 80 faqesh për filmin në fjalë. Cameron kishte planifikuar që filmi të zhvillohej mbas filmit Titanic, por sipas tij në atë kohë teknologjia nuk ishte e zhvilluar mjaftueshëm për të paraqitur imazhin që ai dëshironte të shfaqte për publikun. [2][3]

Filmi u publikua si në formatin 2D ashtu edhe në formatin 3D duke përdorur RealD 3D, Dolby 3D dhe IMAX 3D. Buxheti zyrtar i filmit është 237 milion dollarësh, [4] megjithatë mendohet se mund të jetë shpenzuar më shumë akoma duke shkuar rreth 280-310 milion dollarësh për prodhimin e tij, ku vetëm 150 milionët janë shpenzuar për marketingun. [5][6][7] Filmi sillte shumë inovacione në teknologjinë 3D me kamera të krijuara apostafat për prodhimin e filmit. [8]

Filmi u shfaq për herë të parë në Londër më 10 dhjetor 2009, dhe u shfaq tetë ditë më vonë në kinematë e ShBA dhe Kanadasë. Në ditën e hapjes filmi fitoi rreth 27 milion dollarë (në ShBA dhe Kanada) [10] dhe 77 milion dollarë në javën e parë. [11] Në tre javët e shfaqjes në të gjithë botën, Avatar fitoi më shumë se 2 miliarde dollarë duke u bërë kështu filmi i pare me të ardhura të tilla, duke ia kaluar filmit Titanik. [12] Mendohet se filmi do të ketë dy seri në vazhdim por asgjë nuk është zyrtare akoma. [13][14] Filmi u vleresua me 3 cmime Oskar ne 2010 qe ishin: Fotografia me e mire, Skenografia me mire, Efektet Speciale me te mirat.

Personazhët e filmit Redakto

Interpretuesit - Njerëz Redakto

  • Sam Worthington në rolin e Karporalit Jake Sully
  • Sigourney Weaver në rolin e Dr. Grace Augustine
  • Michelle Rodriguez në rolin e Trudy Chacón
  • Giovanni Ribisi në rolin e Parker Selfridge
  • Joel David Moore në rolin e Norm Spellman
  • Stephen Lang në rolin e Kolonelit Miles Quaritch
  • Dileep Rao në rolin e Dr. Max Patel

Interpretuesit - Na'vi Redakto

  • Zoe Saldana në rolin e Neytiri
  • C. C. H. Pounder në rolin e Mo'at
  • Laz Alonso në rolin e Tsu'tey
  • Wes Studi në rolin e Eytucan [15]

Referimet Redakto

  • [1] Horwitz, Jane (2009-12-24). "Family Filmgoer". The Boston Globe (NY Times Co.). Retrieved 2010-01-09
  • [2] Judy Hevrdejs; Mike Conklin (August 9, 1996). "Channel 2 has Monday morning team in place". Chicago Tribune.
  • [3] "Synthetic actors to star in Avatar". St. Petersburg Times. August 12, 1996.
  • [4] Patten, D. (December 3, 2009). "'Avatar's' True Cost – and Consequences". The Wrap. Retrieved December 12, 2009.
  • [5] Barnes, Brooks (December 20, 2009). "'Avatar' Is No. 1 but Without a Record". The New York Times. Retrieved December 20, 2009.
  • [6] Ben Fritz (December 20, 2009). "Could 'Avatar' hit $1 billion?". Company Town blog. Los Angeles Times. Retrieved December 20, 2009
  • [7] Jeff Jensen (January 10, 2007). "Great Expectations". Entertainment Weekly. Retrieved January 28, 2007.
  • [8] "James Cameron's 'Avatar' Film to Feature Vocals From Singer Lisbeth Scott". Newsblaze.com. Retrieved December 6, 2009.
  • [9] Winters Keegan, Rebecca (January 11, 2007). "Q&A with James Cameron". Time Magazine. Retrieved December 26, 2009.
  • [10] D'Alessandro, Anthony (2009-12-19). "'Avatar' takes $27 million in its first day". Variety (RBI, a division of Reed Elsevier Inc). Retrieved 2010-01-11.
  • [11] Douglas, Edward (December 21, 2009). "Avatar Soars Despite Heavy Snowstorms". Comingsoon.net. Retrieved December 21, 2009.
  • [12] "All time worldwide box office grosses". Box Office Mojo. Retrieved January 8, 2010.
  • [13] Rosenberg, Adam (January 8, 2010). "'Avatar' Sequel Confirmed By James Cameron... And Here's What We'd Like To See". MTV. Retrieved January 11, 2010.
  • [14] Carroll, Larry (June 29, 2006). "'Titanic' Mastermind James Cameron's King-Size Comeback: Two Sci-Fi Trilogies". MTV. Retrieved October 18, 2006.
  • [15] http://www.imdb.com/title/tt0499549/ Avatar në Internet Movie Database
  • [16] ^ "The Golden Globe Awards 2010 Nominees". NBC. Retrieved January 14, 2010.

Referime Redakto

  1. ^ Horwitz, Jane (2009-12-24). "Family Filmgoer". The Boston Globe (NY Times Co.). Retrieved 2010-01-09

Lidhje të jashtme Redakto