Aziz Salihu ka lindur më 1 maj 1954Prishtinë, Kosovë, është boksier shqiptar.

Regjistri i medaljeve
Burra boksier
Kombëtarja:  Jugosllavia
Olimpike
Bronzi 1984 Los Angeles Super Heavyweight
Kampionate Evropiane
Bronzi 1981 Tampere'Finland Super Heavyweight
Bronzi 1985 Budapest'Hungary Super Heavyweight
Kupa Botërore
Bronzi 1987 Belgrade'Yugoslavia Super Heavyweight
Ari 1987 Latakia'Syria Super Heavyweight

Aziz Salihu është shpallur Sportist i Shekullit në Kosovë, është fitues i mbi 30 medaljeve te arta në turnire të ndryshme ndërkombëtare, Azizi është sportisti i pare Kosovar që ka arritur të merr pjesë në tre lojëra Olimpike, ku edhe fiton medaljen Bronzi ne Los Angeles. Padyshim një ndër sportistët më të mëdhenjë te të gjitha kohërave shqiptar dhe në ish Jugosllavi.


Disa nga Sukseset e Aziz Salihut Redakto

  • 1970 - Kampion i Jugosllavisë për junior
  • 1971 - Kampion i Jugosllavisë për junior (për herë të dytë)
  • 1972 - 1990 - Tetë herë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën individuale (duke përfshire 5 here radhazi)
  • 1980 - Fitues i turneut të Beogradit
  • 1980 - Pjesëmarrës në Lojërat Olimpike në Moskë, Rusi,
  • 1981 - Vendi i tretë në kampionatin Evropian në Tampere, Finlandë (medalja e bronztë)
  • 1981 - Kampion Ballkanik në Pullë, Kroaci (medalja e artë)
  • 1982 - Kampion Ballkanikë në Bursë, Turqi për here të dytë (medalja e artë),
  • 1983 - Kampion Ballkanik në Athinë, Greqi për herë të tretë (medalja e arte)
  • 1984 - Fitues i dorezës së artë në Beograd
  • 1984 - Fitues i turneut ndërkombëtar në Bengazi, Libi (medalja e artë),
  • 1984 - Vendi i tretë në Lojërat Olimpike në Los Angeles, ShBA (medalja e bronzt),
  • 1985 - I treti në kampionatin Evropian në Budapest, Hungari (medalja e bronzt),
  • 1985 - Kampion Ballkanikë në Prishtinë, Kosovë, për herë të katërt (medalje e arte)
  • 1987 - I treti në kupën Botërore ne Beograd (medalje e bronzt)
  • 1987 - Kampion në Lojërat Mesdhetare në Lataki, Siri (medalja e artë)
  • 1988 - Pjesëmarrës në Lojërat Olimpike në Seul, Korea Jugore për here të tretë.
  • 1988 - Kapiten i reprezentacionit evropian në ndeshjen EVROPA kundër ShBA-s

Disa kundërshtar të Azizit Redakto

Ka fituar boksierin me renome botërore Alexandar Jagupkin ne finalen e turneut të Beogradit (1980). Prap në finale të turneut të dorëzës se artë në Beograd në vitit (1984) e mposht ish-kampionin botëror nga Rusia, Abadzhian. Ka fituar kampionin botëror në amatorizëm dhe profesionalizëm Francesko Damiani në turneun ndërkombëtar në Bengazi të Libisë në vitin (1984). Ka fituar nga Tony Berton, Graig Payne, Hakan Brock, Ferenc Somodi, Marvis Frazier (djali i George Fraizer), Peter Hysing etj... Ka humbur nga kampioni Olimpik dhe botëror në amatorizëm dhe profesionalizëm Tyrell Biggs padrejtësisht në gjysmëfinale të lojërave Olimpike ne Los Angeles, Biggs i cili ka mposhtur në kualifikime të Lojrave Olimpike të madhin Mike Tyson. Dhe ka humbur nga ish kampioni botërorë në amatorizëm nga rusi Pyotr Zayev.

Lidhje të jashtme Redakto