Aziza Mustafa Zadeh

këngëtare azerbajxhane

Aziza Mustafa Zadeh (lindur në 19 dhjetor 1969) e njohur ndryshe si “Princesha e Xhazit” është një këngëtare azerbajxhane, pianiste si dhe kompozitore që performon një zhanër miks të xhazit me mugam (një improvizim tradicional të Azerbajxhanit) me influenca të klasikes dhe avangardës. Kritikët muzikorë shprehen se muzikantja Keith Jarret ka influencuar në stilin e këngëtares azerbajxhane. Momentalisht ajo jeton në Mainz, Gjermani së bashku me mamanë e saj, Elza Mustafa Zadeh, që është njëkohësisht dhe menaxherja e saj. Dy prej aktiviteteve të preferuara të saj janë të pikturuarit dhe të fjeturit. Ajo është vegjetariane si dhe beson në Zot, edhe pse ka deklaruar se nuk i përket ndonjë besimi fetar.[1]

Aziza gjatë festivalit "BakuJazz" në Azerbajxhan, në vitin 2007

Biografia Redakto

Aziza lindi në Baku nga prindër muzikantë, babai Vagif ishte kompozitor dhe pianist ndërsa Elza Mustafa Zadeh [2]një këngëtare e trajnuar e zhanrit klasik nga Gjeorgjia.[3]

Prindërit e Aziza e vunë re pasionin për muzikën tek e bija e tyre kur ajo ishte 8 muajshe. Ja si e kujton[4] këtë histori Aziza: “Një ditë babai im po improvizonte në piano duke ekzekutuar pjesën “Shur”, e cila evokon ndjesi të trishtueshme. Teksa po luante, unë nisa të qaj. Të gjithë nisën të pyesnin se çfarë po ndodh me mua. Pse po qaja vallë? Më pas mamaja e kuptoi ndjeshmërinë time ndaj muzikës.” Aziza i pëlqen të gjitha format e artit, veçanërisht vallëzimin, të pikturuarit dhe të kënduarit. Në moshën tre vjeçare, ajo debutoi së bashku me babanë në skenë, duke improvizuar vokalisht. Ajo nisi të studiojë muzikën klasike në piano që prej një moshe të vogël, duke treguar interes për kompozitorë të njohur si Bach dhe Chopin. Më vonë, ajo shfaqi talent për improvizim.[5]

Më 16 dhjetor 1979 babai i Aziza u largua nga jeta për shkak të një ataku në zemër në Tashkent në moshën 39 vjeçare. Në mënyrë që të ndihmonte të bijën të kalonte këtë periudhë të vështirë, mamaja e Aziza e braktisi karrierën e saj si këngëtare për tu fokusuar në rritjen artistike të së bijës.

Në 1988, në moshën 18 vjeçare Aziza u rendit në vendin e tretë së bashku me muzikantin amerikan Matt Cooper në konkursin e pianos në “Thelonious Monk” në Washington D.C.[6] Gjatë kësaj periudhe ajo u shpërngul së bashku me mamanë në Gjermani.

Festivali i Xhazit në Baku 2017 Redakto

Aziza vizitoi Azerbajxhanin në qershor 2007 për të marrë pjesë në Festivalin e Xhazit në Baku, duke performuar në koncertin personal në Akademinë e Operas dhe Baletit të Azerbajxhanit si dhe të performuarit në hapjen e koncertit pranë teatrit “Open-air Green”.[7] Këtu ajo performoi në versionin e saj pjesën “Shamans”.

Diskografia Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Jazzeitung interview with Aziza Mustafa Zadeh
  2. ^ Region Plus Magazine |url=http://regionplus.az/en/articles/view/2292 Arkivuar 15 janar 2019 tek Wayback Machine
  3. ^ "Classical TV". Arkivuar nga origjinali më 29 dhjetor 2010. Marrë më 11 maj 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Asadzadeh, Ulviyya. "Əzizə Mustafazadə atası haqqında xatirələrini danışır". www.azadliq.org. Marrë më 25 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "A Feeling of Jazz". Baku Magazine, No. 2(16), May 2010; p. 80.
  6. ^ "Monk Institute". Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2011. Marrë më 11 maj 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Aziza Mustafa Zadeh (Azerbaijan) on 2007 Jazz Festival". festival.jazz.az. Marrë më 15 gusht 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)