Kënga duhet të ishte një duet me Prince. Quincy Jones, në një intervistë të përfshirë në edicionin special të albumit “Bad”, tha se Princi i ka thënë Jackson-it se nuk do marrë pjesë në këtë projekt, pasi “ky do të jetë një hit i pa të.”

Në autobiografinë e tij, Jackson shkruan: “Bad” është një këngë rruge. Eshtë për fëmijët nga një lagje e keqe që ndjekin një shkollë private. Ai vjen në shtëpi nga shkolla për pushime dhe djemtë fillojnë të japin probleme. Ai këndon: “I’m bad, you’re bad, who’s bad, who’s the best?’ He’s saying when you’re strong and good, then you’re bad.”

Video “Bad“, me regji të Martin Scorsese, u realizua me një kosto prej 2.200.000 dollarë, në krahasim me ”Thriller” i cili kushtoi vetëm 800.000 dollarë. “Bad” mbeti video me koston më të lartë deri në 1991-shin, kur u tejkalua nga “Black and White” po e Jackson me 4.000.000 dollarë. Video e plotë zgjat diku më pak se 18 minuta.

Videoklipi është xhiruar në një stacion metroje në New York (i njëjti i përdorur në filmin e parë të Jackson “The Wiz“), ku Michael ballafaqohet me miqtë e tij, mes të cilëve edhe aktori i njohur Wesley Snipes, të cilët përpiqen për ta shtyrë drejt akteve vandale.

Ballafaqimi mes dëshirës për të mbetur i ndershëm me Michael-in dhe tre shokëve të tij simbolizohet nga kërcimi mbi notat e këngës. Në këtë periudhë u ngjallën shumë polemika nga ndryshimi i ngjyrës së lëkurës së Jackson, i cili deri në një kohë ishte e zezë, dhe nga këtu e më vone fillon të zbardhet për shkak të sëmundjes me të cilën u diagnostikua në vitin 1986, vitiligo.