Bahar Pars (Persisht: بهار پارس; lindi më 28 mars 1979) është aktore iraniano-suedeze. Pars fitoi Medeapriset për aktorin e vitit 2015 dhe STOCKmotion për filmin më të mirë të vitit 2015 për filmin e shkurt Rinkebysvenska që e regjisoi.

Bahar Pars gjatë koleksionit vjeshtor Dramat në gusht 2015 dhe tani në "Marodörer"

Biografia Redakto

Jeta e hershme Redakto

Pars lindi në Shiraz, Iran dhe erdhi në Trelleborg, Suedi në vitin 1989 bashkë me familjen e saj pas luftës të Iranit dhe Irakut.[1] Mes viteve 2003 dhe 2007, ajo studioi në Akademinë e Aktrimit në Stokholm (tani Akademia e Arteve Dramatike e Stokholmit).[2]

Karriera Redakto

Pars ka pasur shumë role në pjesë teatrale dhe gjithashtu në shumë filma. Ajo debutoi në filmin e çmuar "Kur Bie Errësira" (2006).[3]

Në vitin 2008, ajo portretizoi rolin e Nina në skenën e Farnaz ArbabiBackateatern.[4]teatrin e qytetit të Uppsalës, Pars gjithashtu luajti rolin e titullit në shfaqjet Anna Karenina (2010), versioni i skenës së Let the Right One In (2011) dhe Hedda Gabler (2013).[5][6]

Më 2014, Pars mori pjesë në rolin e Valeria në dramën e vlerësuar nga Jonas Hassen Khemiri “Jag ringa mina bröder” në Kulturhuset Stadsteatern.[7] Pëveç aktrimit, Pars gjithashtu ka drejtuar dhe ka qenë një nga krijuesit Nyårsklockan , në të cilën shfaqen pesëmbëdhjetë personalitete të kulturës së grave.[8]

Ajo luajti rolin kryesor si Bertha në pjesën teatrale “Marodörer” të Jens Ohlin dhe mori pjesë në “Ungefär” të Farnaz Arbabit në Teatrin Mbretëror Dramatike në pranverë të vitit 2016.

Më 31 korrik 2017, Bahar Pars ishte një mikpritës veror në Sommar i P1, pastaj foli për zhvendosjen e saj në Suedi, edukimin e saj, amësinë e saj dhe si ishte udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara dhe çmimet Oskar.

Jeta personale Redakto

Pars është e martuar me regjisorin Linus Tunström dhe së bashku kanë një vajzë lindur më 2001.[9]

Filmografia Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Var tvungen att spela henne". Aftonbladet. Marrë më 16 janar 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Bahar Pars, skådespelare, 2003". Universiteti i Arteve i Stokholmit. Marrë më 16 janar 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Bahar Pars får sitt genombrott med Rolf Lassgård i publikfilm "En man som heter Ove"". Dagens Nyheter. Marrë më 16 janar 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Klar för sin roll". Situation Stockholm. Marrë më 16 janar 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Teater - Hedda Gabler - Recension - Kultur". Aftonbladet. Marrë më 16 janar 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ ""Låt den rätte komma in" på Uppsala Stadsteater, Ettan". Dagens Nyheter. Marrë më 16 janar 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Jag ringer mina bröder". Kulturhuset Stadsteatern. Arkivuar nga origjinali më 6 maj 2015. Marrë më 16 janar 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Bakom kulisserna nyårsklockan i ny tappning av Bahar Pars och Dimen Abdulla". rodeo.net. Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2016. Marrë më 16 janar 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Bahar Pars: Scenkonsten blev min räddning". SvD.se. Marrë më 2016-12-22. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)