Balkan Finance Investment Group, njohur gjithashtu si Balfin Group, është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Portofoli i investimeve të Grupit mund të kategorizohet në aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me pakicë, menaxhim i hapësirave tregtare apo industriale, shërbime, telekomunikacion, fincancim i konsumatorëve, industri minerare, turizëm, energji dhe agrikulturë. Balfin Group është një aktor kryesor në tregjet shqiptare dhe ato ndërkombëtare[nevojitet citimi] duke vepruar në 10 vende.

Balfin Group
Llojishpk
IndustriaPasuritë e paluajtshme
Shitje me pakicë
Shitje me shumicë
Industri Bankare
Menaxhim Asetes
Turizëm
Media
Themeluar në1993
ThemeluesiSamir Mane
(President i Grupit)
Zyrat qendrore,
Albania
Zona e shërbimit
Ballkani Perëndimor
Njerëzit kyç
Samir Mane
(President i Grupit) Edlira Muka
(Drejtoreshë e Përgjithshme)
ProdhimiSupermarkete, elektronikë, veshje, qëndra tregtare, argëtim, turizëm, bankë, pasuri e paluajtshme, edukim, etj.
Numri i punëtorëve
5,200
Faqja e internetithttp://www.balfin.al/

Balfin Group ka krijuar një reputacion të tij si Grupi më aktiv[nevojitet citimi] dhe inovator falë ideve të suksesshme të investimeve[nevojitet citimi], të cilat kanë transformuar dhe revolucionarizuar jo vetëm tregun por edhe sjelljen e konsumatorëve[nevojitet citimi]. Sot, me zyrat qëndrore në Tiranë, Grupi Balfin është prezent me aktivitetin e tij përtej kufijve të Shqipërisë në Austri, Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, Malin e Zi dhe Hollandë.

Historiku Redakto

Fillesat e Grupit BALFIN janë në vitin 1993[nevojitet citimi]. Duke e nisur me tregtimin e pajisjeve elektronike, shumë shpejt Grupi arriti të krijonte rrjetin më të madh të dyqaneve të elektronikës në Shqipëri[nevojitet citimi], Neptun. Si rrjedhojë, ky rrjet u shtri edhe në vendet fqinje.

Që në vitin 2002 Grupi Balfin është i pranishëm në projektet e zhvillimit dhe manaxhimit të pasurive të paluajtshme. Nëpërmjet shoqërisë Mane TCI ka realizuar objekte industriale dhe rezidenciale të standardeve më të larta në Shqipëri[nevojitet citimi].

Në vitin 2005, u përurua qendra e parë tregtare në Shqipëri, Qendra Tregtare Univers (QTU). Ky ishte një projekt i cili revolucionalizoi mënyrën e të blerit të konsumatorëve shqiptar[nevojitet citimi]. Edhe sot QTU është qendra tregtare më popullore dhe më e dashur në Shqipëri.

Viti 2005 shënoi krijimin e rrjetit të parë shqiptar të supermarketeve, Euromax[nevojitet citimi]. Në shumë pak kohë Euromax arriti të shndërrohej në rrjetin më të madh të supermarketeve në Shqipëri[nevojitet citimi].

Që prej vitit 2005, Fashion Group Albania solli në Shqipëri disa markat më të njohura të veshjeve[nevojitet citimi], duke kënaqur nevojat dhe kërkesat të të gjitha kategorive që frekuentojnë qendrat tregtare[nevojitet citimi]. Markat e Fashion Group janë: Mango, Cortefiel, Goldenpoint, Geox, Parfois, Okaidi, Prenatal, Carpisa, Springfield dhe Terranova.

Në vitin 2007 Grupi Balfin themeloi ACREM (Albanian Commercial Real Estate Management)[nevojitet citimi]. Kjo kompani siguron shërbime për menaxhimin e pasurive të paluajtshme të cilat përfshijnë qendra tregtare dhe subjekte të tjera.

FoodWay është themeluar në vitin 2008[nevojitet citimi] dhe ofron shërbime në bareve, picerive dhe restoranteve. FoodWay është i pranishëm në të dyja qendrat tregtare në Tiranë, QTU dhe TEG.

I themeluar në 2008, Elektro-Servis[nevojitet citimi] është projektuar për të siguruar mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve elektronike dhe elektroshtëpiake. Shërbimet ofrohet në ambientet e kompanisë ose në ambientet e klientëve.

“Alcred” shpk u ble nga Grupi Balfin në vitin 2008[nevojitet citimi] dhe ka zhvilluar një nga zonat më të mëdha rezidenciale dhe të shërbimit në Tiranë[nevojitet citimi], e cila konsiston në rreth 1,000 apartamente me një sipërfaqe totale prej 100.000 m2[nevojitet citimi].

Në vitin 2011, Jumbo, dyqani më i madh i lodrave në Ballkan[nevojitet citimi], u bë pjesë e Grupit Balfin me një marrëveshje për eksluzivitet me Kidzone. Aktiviteti kryesor i Jumbo është tregtimi i lodrave për fëmijë, sende për të vegjël, libra, kancelari, si dhe sende sezonale e dekorative.

Në vitin 2011 Grupi Balfin përfundoi një tjetër projekt, Tirana East Gate. Me një investim prej 54 milion €[nevojitet citimi] u realizua qendra tregtare më e madhe[nevojitet citimi] në Shqipëri me mbi 90,000 m2.

Gjatë vitit 2012, Grupi Balfin filloi ndërtimin e Tirana Logistic Park, një investim fillestar prej 43 milion €, i projektuar për të siguruar shërbim jo vetëm për bizneset shqiptare, por kryesisht duke ofruar një shërbim me standarde ndërkombëtare[nevojitet citimi] për interesat e bizneseve të huaja.

Në tetor të vitit 2012 Grupi Balfin përfundoi një prej investimeve më të rëndësishme të grupit jashtë Shqipërisë[nevojitet citimi]Skopje City Mall. Ky projekt prej 68 milion € u zhvillua në bashkëpunim me pjesëmarrjen e disa partnerëve ndërkombëtarë[nevojitet citimi].

Në vitin 2013 Grupi Balfin bleu 100% aksionet e ACR Holding, e cila sot quhet AlbChrome. AlbChrome është lider në industrinë e minierave dhe metalurgjisë në Shqipëri[nevojitet citimi], në Ballkan dhe e dyta për nga madhësia në Europë[nevojitet citimi]. AlbChrome është i vetmi prodhues i Ferrokromit të pasur me Karbon në Europë i integruar vertikalisht[nevojitet citimi].

Tirana Business University, e vetmja shkollë biznesi në Shqipëri[nevojitet citimi], e themeluar sipas modeleve më të avancuara dhe të suksesshme të edukimit akademik dhe vlerave të mësimdhënies[nevojitet citimi], u bë pjesë e Grupit Balfin në vitin 2014.

Në vitin 2015 rrjeti i supermarketeve Carrefour Albania, u bë pjesë e Grupit Balfin nëpërmjet një marrëveshje eksluzive.

Në vitin 2015 Grupi Balfin filloi ndërtimin e Green Coast Resort, i vetmi kompleks luksoz në Shqipëri i këtyre përmasave që ofron njëkohësisht, rezidenca private premium elitare, qiramarrje të tyre, dhe një hotel me 5 yje. Kompleksi GC Resort&Residences ndodhet në plazhin e Palasës. Resorti përmban 4 lloje të ndryshme ndërtesash, që nga vilat elitare te apartamentet[nevojitet citimi]. Këto vila dhe apartamente me hapësirë dhe me stil ofrojnë shërbim dhe pamje të jashtëzakonshme[nevojitet citimi].

AgroCon Albania është themeluar në vitin 2015[nevojitet citimi] dhe zhvillon aktivitetin e saj në fushën e agrikulturës, në ndërtimin e ambjenteve të mbrojtura për prodhimin e produkteve bujqësore, për shitje me shumicë dhe pakicë në Shqipëri dhe jashtë vendit.

SPAR u bë pjesë e Grupit Balfin në vitin 2016, duke synuar një shtrirje të investimit në të gjithë vendin e për tu kthyer në rrjetin më të madh të supermarketeve në Shqipëri[nevojitet citimi].

Stella Mare është një sipërmarrje e përbashkët e themeluar nga Milsped dhe Grupi Balfin në vitin 2017[nevojitet citimi]. Stella Mare është shoqëria përfaqësuese e Maersk Line, Grupit më të madh të anijeve të konteinerëve në botë[nevojitet citimi], duke ofruar shërbimet e saj në Shqipëri.

SmartPoint, themeluar në vitin 2017, operon në fushën e tregtisë elektronike, dedikuar për shitjen e pajisjeve smart, shërbimeve të telekomunikacionit dhe atyre me vlerë të shtuar edhe pas shitjes[nevojitet citimi].

Themeluar në 2017, Projekti Skopje East Gate (SEG) është një investim me vlerë rreth 350 milionë euro[nevojitet citimi]. Ky projekt do të përfshijë 10 blloqe me komplekse rezidenciale, 5 blloqe ndërtesash për qëllime biznesi dhe një qendër tregtare me mbi 250 dyqane me markat më të njohura botërore[nevojitet citimi].

Balfin Real Estate themeluar ne vitin 2018, është një kompani e fokusuar në pasuri të patundshme, duke ofruar prona premium për blerësit shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Ne vitin 2018, Dyqan Taxi , subjekti më i madh i shitjeve online në Shqipëri[nevojitet citimi] u bë pjesë e Balfin Group.

NewCo Ferronikeli , eksportuesi më i madh në Kosovë dhe një prej prodhuesve më të mëdhenj të Nikelit në Europe[nevojitet citimi] u bë pjesë e Balfin Group në vitin 2018 .

Themeluar ne vitin 1996, Tirana Bank, banka e parë me kapital tërësisht privat në Shqipëri[nevojitet citimi], bëhet pjesë e Balfin Group ne 2018[nevojitet citimi].

Struktura e grupit Redakto

President i Grupit Balfin është [2] [Samir Mane]. Aktualisht Grupi Balfin përveçse në Shqipëri është aktiv edhe në Austri, Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, Malin e Zi dhe Hollandë[nevojitet citimi].

Aktiviteti i Grupit përfshin manaxhimin dhe zhvillimin e pasurive të paluajtshme, hapësirave për aktivitete të tregtisë me pakicë, projektimin dhe realizimin e ndërtesave për banim, ofrimin e logjistikës së nevojshme për bizneset, zhvillimin e rrjeteve të shitjeve me pakicë në Shqipëri dhe jashtë, industrinë minerare, etj. Nëse do t’i gruponim të gjitha fushat e aktiviteteve të Grupit Balfin do të kishim 8 ndarje kryesore: Pasuritë e paluajtshme; Tregtia me Pakicë; Industria Minerare; Shërbime; Turizem; Energji; Agrikulture dhe Bankë.

Në Grupin Balfin janë punësuar mbi 5,000 persona nga të gjitha vendet ku Grupi është i pranishëm[nevojitet citimi].

Pasuritë e Paluajtshme Redakto

Aktivitetet dhe projektet në fushën e pasurive të paluajtshme të Grupit Balfin përfshijnë si ndërtimin ashtu edhe manaxhimin e ambienteve për banim, aktivitete biznesi apo hapsirave industrial. Grupi Balfin ka ndërtuar mbi 296’060 m2 sipërfaqe bruto hapësira për banim, tregëtim[nevojitet citimi] dhe ambiente për zyra si edhe mbi 142’700 m2 hapësira për qendra tregtare[nevojitet citimi]. Këtyre sipërfaqeve në asete të pasurive të paluajtshme të Grupit Balfin i shtohet edhe hapësira prej 200’000 m2 e Tirana Logistic Park[nevojitet citimi] që do ofrojë shërbime logjistike.

Kompanitë që operojnë në Pasuritë e Paluajtshme:

Tregëtia me pakicë Redakto

Aktivitetet e tregtisë me pakicë janë të përqendruara në dy grupe kryesore, elektronikë dhe veshje. Gjithashtu nuk mungojnë edhe aktivitete të shitjeve me pakicë të librave, lodrave për fëmijë etj.

Kompanitë që operojnë në Tregtinë me Pakicë:

Shërbime Redakto

Aktivitetet e Grupit Balfin në kategorinë e shërbimeve përfshijnë një gamë të gjerë që varion nga menaxhimi i pasurive të paluajtshme e deri tek hapësirat gjigande për zhvillimin e aktiviteteve sipërmarrëse. Shërbimet e ofruara nga Grupi Balfin përfshijnë sisteme të plota e profesionale që ofrojnë të gjitha lehtësitë si për konsumatorin individual ashtu edhe për kompanitë. Qendra tregtare, parku logjistik, manaxhim ambientesh banimi, restorante, etj. janë disa prej shërbimeve që ofrohen nga Grupi Balfin në Shqipëri e rajon.

Kompanitë që operojnë në kategorinë Shërbime:

Industria Minerare Redakto

AlbChrome është shoqëria më e madhe e nxjerrjes dhe përpunimit të mineralit të kromit në Shqipëri[nevojitet citimi] dhe një nga më të mëdhatë e Europës[nevojitet citimi]. Që në fillim të vitit 2013 Albanian Chrome zotërohet 100% nga Grupi Balfin duke i blerë aksionet nga një kompani austriake, DCM DECO Metal GmbH. AlbChrome është ndër ekportuesit kryesor në Shqipëri[nevojitet citimi] dhe një shoqëri e cila ka shumë partnerë ndërkombëtarë[nevojitet citimi].

Asetet e AlbChrome:

Referime Redakto

  1. ^ "SINDROMA TEG DHE SAMIR MANE". Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2011. Marrë më 25 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 9 janar 2014. Marrë më 9 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)