Banda e Pusit të Mezinit ishte një grup kriminal me aktivitet në gjithë Shqipërinë e Jugut. Origjina e anëtarëve të kësaj bande ishte nga i gjithë jugu i vendit. Shumica e tyre kishin qenë të burgosur edhe gjatë regjimit komunist për krime. Të quajtur me nofkën "Të fortët e Jugut", kjo bandë kishte si rivale kryesore Bandën e Çoles të drejtuar nga Zani Çaushi. Banda e Pusit të Mezinit ishte mbështetëse e flaktë e Partisë Demokratike, dhe me sa duket kjo shkaktoi edhe eleminimin e tyre.

Banda e Pusit të Mezinit
OrigjinaShqipëria Pusi i Mezinit, Vlorë, Shqipëri
Vitet aktik1997
Anëtarët e kaluarFerdinand Sami Nanaj (Felja)-i vrarë
Adriatik Shehu-i vrarë
Abaz Xhelo Bara-i vrarë
Roland Komira-i vrarë
Dritan Nanaj-i vrarë
Luan Bedaj-i vrarë
Petrit Madallozi (Titi i Rukies)-i vrarë
Astrit Duraj-i vrarë
Medi Aziz Backa (Buç Backa)-i vrarë
Astrit Selaci (Tit Selaci)-i vrarë
Edmond Pano-i vrarë
Sokol Muka-i vrarë
Kastriot Muka-i vrarë
Petrit Muka-i vrarë

Masakra e Levanit Redakto

Masakra e Levanit ndodhi më 28 mars 1997, dhe është përplasja më e përgjakshme e trazirave të vitit 1997. Në këtë përplasje të dhunshme mbetën të vrarë 24 persona, 18 shqiptar dhe 6 romë. Përplasja u zhvillua midis Bandës së Pusit të Mezinit dhe banorëve romë të fshatit Levan në Fier. E gjithë banda u eleminua gjatë kësaj përplasjeje.

Akuzat për kurth Redakto

Ish-truproja i Sali Berishës, dhe organizatori i grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, Izet Haxhia ka akuzuar Agim Shehun dhe drejtuesin e komisariatit të policisë së Vlorës gjatë vitit 1997, Milto Kordhën (i vendosur në këtë detyrë në mënyrë të paligjshme nga Komiteti i Shpëtimit) se i kanë ngritur kurth bandës nga Vlora : “Anëtarë të asaj bande ishin disa ndër të fortët e atyre viteve si Adriatik Shehu, Tit Saleci, Felja dhe pjesëtarë të fisit të Mukajve në Vlorë. Pjesa më e madhe e tyre ishin ish të burgosur dhe mbështesnin Partinë Demokratike dhe kishin menduar që më 28 mars 1997, ditë kur do të bëhej mbledhja e Komiteteve të Shpëtimit, të shkonin në Vlorë dhe të vrisnin gjithë pjesëmarrësit së bashku me Zani Çaushin, mbrojtësin e tyre. Pikërisht në këtë moment hyn në lojë Agim Shehu dhe Milto Kordha. Ata ishin personat që i futën në kurth, dhe jo arixhinjtë.”.....

Shih edhe Redakto

Masakra e Levanit

Referime Redakto