Bashkimi Ekonomik Euroaziatik (BEE) është një bashkim ekonomik i shteteve me vendndodhje në Azinë veriore dhe Evropën jugore. Marrëveshja e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik u firmos më 29 maj 2014 nga udhëheqësit e Bjellorusisë, Kazakistanit dhe Rusisë, dhe hyri në fuqi më 1 janar 2015.[1] Marrëveshjet që synonin pranimin e Armenisë dhe Kirgizistanit në organizatë u firmosën respektivisht më 9 tetor dhe 23 dhjetor 2014. Armenia u bë shtet antar në BEE më 2 janar 2015, kurse Kirgizistani më 6 gusht 2015.[2][3][4] Kjo e fundi mori pjesë në BEE si një shtet i aderuar.[5][6]

Bashkimi Ekonomik Euroaziatik ka një treg të vetëm të integruar prej 183 milion njerëz dhe një prodhim të brendshëm bruto prej mbi 4 trilion dollarë amerikanë (PPP).[7] BEE prezanton lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve dhe parashikon politika të përbashkëta në sferën makroekonomike, transport, industrinë dhe bujqësinë, energjinë, tregtinë e jashtme dhe investimet, doganat, rregullimin teknik, konkurrencën dhe rregullimin e antitrustit. Dispozitat për një monedhë të vetme dhe integrim më të madh parashikohen në të ardhmen. Bashkimi operon përmes institucioneve mbikombëtare dhe ndërqeveritare. Këshilli i Lartë Ekonomik Euraziatik është organi suprem i Bashkimit, i përbërë nga Kryetarët e Shteteve Anëtare. Niveli i dytë i institucioneve ndërqeveritare përfaqësohet nga Këshilli Ndërqeveritar Euroaziatik (i përbërë nga Kryetarët e qeverive të shteteve anëtare). Puna e përditshme e BEE bëhet përmes Komisionit Ekonomik Euraziatik, organi ekzekutiv i Bashkimit. Ekziston edhe një organ gjyqësor - Gjykata e BEE.[8]

Historia Redakto

Propozimi Redakto

Pas përfundimit të luftës së ftohtë dhe Shtetet e Bashkuara e cila u pasua me shpërbërjen Bashkimit Sovjetik, Rusia dhe repulikat e Azisë qëndrore u dobësuan ekomikisht dhe PBB ra. Shtetet post-sovjetike j'u nënshruan reformave ekonomike dhe privatizimit.[journal 1][9] Procesi i integrimit euroaziatik filloi menjëherë pas ndarjes së Bashkimit Sovjetik për të shpëtuar lidhjet ekonomike me shtetet post-sovjetike përmes krijimit të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura më 8 dhjetor 1991 nga presidentët e Bjellorusisë, Kazakistanit dhe Rusisë.[journal 2]

Në vitin 1994, gjatë një fjalimi në Universitetin Shtetëror të Moskës, Presidenti i parë i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, sugjeroi idenë e krijimit të një hapësire "mbrojtjeje të përbashkët"[10] dhe një blloku rajonal të tregtimit, me qëllim lidhjen dhe përfitimin nga ekonomitë në rritje të Evropës dhe Azisë Lindore.[11][12][13] Ideja u pa shpejt si një mënyrë për të forcuar tregtinë, investimet në rajon dhe për të shërbyer si një kundërpeshë ndaj sindikatave të integrimit perëndimor.[11][14]

Marrëveshjet themeluese (1990') Redakto

Gjatë viteve 1990, procesi i integrimit euroaziatik ishte i ngadaltë, ndoshta për shkak të krizës ekonomike të përjetuar pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe madhësisë së vendeve të përfshira (Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani mbulojnë një sipërfaqe prej rreth 20 milion km²). Si rezultat, shumë marrëveshje janë nënshkruar nga vendet anëtare për të krijuar gradualisht bllokun rajonal të tregtisë.[journal 3][journal 2]

Në vitin 1995, Bjellorusia, Kazakistani, Rusia, dhe shtetet aderuese më vonë Kirgistani dhe Taxhikistani nënshkruan marrëveshjet e para për krijimin e një Bashkimi Doganor. Qëllimi i ksaj marrëveshje ishte që gradualisht të drejtonte rrugën drejt krijimit të kufijve të hapur pa kontrolle të pasaportave midis shteteve anëtare.[15]

Në vitin 1996, Bjellorusia, Kazakistani, Rusia dhe Kirgistani nënshkruan marrëveshjen për integrimin e rritur në fushat ekonomike dhe humanitare për të filluar integrimin ekonomik midis vendeve për të lejuar krijimin e tregjeve të përbashkëta për mallra, shërbime, kapital, punë dhe zhvillimin vetëm të transportit, energjisë dhe sistemeve të informacionit.[journal 2][16]

Në vitin 1999, Bjellorusia, Kazakistani, Rusia, Kirgistani dhe Taxhikistani nënshkruan marrëveshjen për Bashkimin Doganor dhe Hapësirën e Vetme Ekonomike duke sqaruar qëllimet dhe politikat që shtetet do të ndërmarrin për të formuar Bashkimin Doganor Euroazian dhe Hapësirën e Vetme Ekonomike.[17][18]

Komuniteti Ekonomik Eurazian (2000–2014) Redakto

Për të promovuar integrimin e mëtutjeshëm ekonomik dhe më shumë bashkëpunim, në vitin 2000 Bjellorusia, Kazakistani, Rusia, Kirgizistani dhe Taxhikistani themeluan Komunitetin Ekonomik Eurasian (EurAsEC), pjesë e së cilës u bë dhe Uzbekistani në vitin 2006. Marrëveshja vendosi një treg të përbashkët për shtetet anëtare të tij. Komuniteti Ekonomik Euroazian u modelua sipas Komunitetit Ekonomik Evropian.[19] Të dy kishin një madhësi të krahasueshme të popullsisë përkatësisht 171 milion dhe 169 milion.

Një marrëveshje mbi një hapësirë të vetme ekonomike nga Bjellorusia, Kazakistani, Rusia dhe Ukraina u nënshkrua në vitin 2003 dhe u ratifikua një vit më pas, por procesi ngeci pas revolucionit Portokalli.[20]

Në vitin 2007, Bjellorusia, Kazakistani dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje për krijimin e një Bashkimi Doganor midis tre vendeve.[21]

Vendosja e bashkimit doganor dhe tregut të vetëm (2010–2014) Redakto

 
Një seancë e Këshillit të Lartë Ekonomik Euroazian mbahet të paktën një herë çdo vit.

Bashkimi Doganor i Bjellorusisë, Kazakistanit dhe Rusisë (tani Bashkimi Euroazian Doganor) u krijua më 1 janar 2010.[22] Përparsitë e Bashkimit Doganor ishin eleminimi i tarifave brenda bllokut, krijimi i një politike të përbashkët të tarifave të jashtme dhe eleminimi i barrierave jo-tarifore. Ajo u vendos si hap i parë drejt formimit të një tregu më të gjerë të vetëm frymëzuar nga Bashkimi Evropian, me synimin për të formuar një aleancë midis ish-vendeve sovjetike.[23] Vendet anëtare planifikuan të vazhdojnë me integrimin ekonomik dhe u vendosën të heqin të gjitha kufijtë doganorë mes njëri-tjetrit pas korrikut 2011.

Me 1 janar 2012, të tre shtetet krijuan Hapësirën Ekonomike Euroaziane e cila siguron funksionimin efektiv të një tregu të vetëm për mallra, shërbime, kapital dhe punë, dhe për të krijuar politika koherente industriale, transporti, energjetike dhe bujqësore.[24][25] Marrëveshja përfshinte një udhërrëfyes për integrimin e ardhshëm dhe themeloi Komisionin Ekonomik Euroazian (modeluar sipas Komisionin Evropian).[26][27] Komisioni Ekonomik Euroazian shërben si agjensi rregullatore për Bashkimin Doganor Euroazian, Hapësirën e Vetëm Ekonomike dhe Bashkimin Ekonomik Eurasian.[24]

Traktati mbi Bashkimin Ekonomik Euroazian Redakto

Ceremonia e nënshkrimit të Traktatit për Bashkimin Ekonomik Euroazian (në Astana, Kazakistan, në 29 maj 2014).

Në vitin 2011, Kryeministri i atëhershëm i Rusisë, Vladimir Putin, njoftoi mbështetjen e tij për idenë e Nursultan Nazarbayev për krijimin e një Bashkimi Ekonomik Euroazian.[28][29] Më 18 nëntor 2011, presidentët e Bjellorusisë, Kazakistanit dhe Rusisë nënshkruan një marrëveshje që përcaktonte një objektiv të krijimit të Bashkimit Ekonomik Euroazian deri në vitin 2015.[26] Shtetet anëtare krijuan një komision të përbashkët për nxitjen e lidhjeve më të ngushta ekonomike.[24][30]

Më 29 maj 2014, presidentët e Kazakistanit, Bjellorusisë dhe Rusisë firmosën marrëveshjen për Bashkimin Ekonomik Euroazian, i cili hyri në fuqi më 1 janar 2015. Presidentët e Armenisë dhe Kirgistanit ishin gjithashtu të pranishëm në ceremoninë e firmosjes. Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi, "Sot kemi krijuar një qendër të fuqishme, tërheqëse të zhvillimit ekonomik, një treg të madh rajonal që bashkon më shumë se 170 milion njerëz."[31] Politikanët kazakë theksuan se Bashkimi Ekonomik Euroazian nuk synonte të ishte një bllok politik, por një bashkim i thjesht ekonomik.[31] Bakytzhan Sagintayev, zëvendëskryeministri i parë i Kazakistanit dhe negociatori kryesor, tha: "Ne nuk po krijojmë një organizatë politike; ne po formojmë një bashkim thjesht ekonomik". Ai më tej deklaroi "është një mjet pragmatik për të përfituar. Ne nuk përzihemi në atë që Rusia po bën politikisht, dhe ata nuk mund të na tregojnë se çfarë politike të jashtme duhet të ndjekim."[31] Deri në tetor, marrëveshja kishte marrë miratimin parlamentar nga të tre shtetet.[32] Më tetor 2014, u firmos traktati i parë për zgjerimin e BEE-së nga Armenia, e cila u bë shtet antar.[33][34] Kirgistani nënshkroi traktatin më 23 dhjetor 2014 dhe u bë anëtar i Bashkimit Euroazian më 6 gusht 2015.[35][36]

Gjeorgrafia Redakto

 
Liqeni Strusta ndodhet në Rajonin Vitebsk, Bjellorusi, është liqeni i 16të më i madh në Bjellorusi dhe i treti më i madh mes Liqeneve Brasalu.

Bashkimi Ekonomik Eurasian ndodhet në fundin lindor të Evropës dhe kufizohet nga Arktiku në veri, Oqeani Paqësor në Lindje dhe Azia Lindore, Lindja e Mesme dhe një pjesë e Azisë Qendrore në Jug. Shtrihet midis gjerësisë gjeografike 39° dhe 82° N dhe gjatësisë 19° E dhe 169° W. Bashkimi shtrihet në pjesën më të madhe të Euroazisë veriore. Shtetet e saj anëtare mbulojnë një sipërfaqe prej mbi 20,000,000 kilometra katror, që është afërsisht 15% e sipërfaqes së tokës në botë.[37]

Rrafshina e Evropës Lindore përfshin Bjellorusinë dhe pjesën më të madhe të Rusisë Evropiane. Rrafshina është kryesisht pa mal dhe përfshin disa pllajë. Rajonet më veriore të Rusisë janë tundra. Tundra ruse është e vendosur në vijën bregdetare me Arktikun dhe është e njohur për errësirën e saj totale në dimër. Taiga arrin kufijtë jugorë të Rusisë në Siberi dhe përbën 60% të vendit.[38] Drejt Maleve Ural dhe në Kazakistanin verior, klima është kryesisht e butë. Rusia Jugperëndimore dhe Kazakistani janë kryesisht stepë. Stepat kazake mbulojnë një të tretën e Kazakistanit dhe është rajoni më i madh në botë i thatë.[39] Armenia është kryesisht me male dhe klima e saj është kontinentale. Shteti i bllokuar nuk ka asnjë kufi të drejtpërdrejtë me shtetet e tjera anëtare. Ajo është e vendosur në pjesën jug-perëndimore të Azisë, duke zënë pjesën verilindore të Rrafshnaltës Armene, dhe ndodhet midis Kaukazit dhe Lindjes së Afërt.[40]

 
Pika Khan Tengri mbi Engilchek Glacier të veriut në Kazakistan.

Një sasi e madhe liqenesh dhe lumenjsh gjenden në Bashkimin Ekonomik Euroazian.[41] Liqenet kryesore përfshijnë Ladogën dhe Onegën, dy nga liqenet më të mëdha në Evropë. Më i madhi dhe më i shquari nga trupat e të ujit të ëmbël Bashkimit Ekonomik Euroazian është Liqeni Baikal, liqeni më i thellë, më i pastër, më i vjetër dhe më i fuqishëm në botë.[42] Vetëm liqeni Baikal përmban mbi një të pestën e ujit me sipërfaqen më të freskët në botë. Rusia është e dyta pas Brazilit për vëllimin e burimeve totale të rinovueshme të ujit. Nga lumenjtë e shumtë të bashkimit,[43] Volga është më e famshmja, jo vetëm sepse është më e gjata në Evropë, por edhe për shkak të rolit të saj kryesor në histori. Në Siberi, Ob, Yenisey, Lena dhe Amur janë ndër lumenjtë më të gjatë në botë.

Pika më i lartë e Bashkimit Ekonomik Euroazian është Khan Tengri në malet Tian Shan të Kazakistanit, me gjatësi 7,010 metra mbi nivelin e detit. Pika më e ulët është Karagiye, sërisht në Kazakistan. Bregu Kaspik i Kazakistanit përfshin disa nga lartësitë më të ulëta në Tokë. Sipas një vlerësimi të vitit 2005 nga Kombet e Bashkuara, pyjet mbulojnë 40% të Bjellorusisë. 11,000 liqene dhe shumë rrjedhje uji gjenden në vend.[44] Rusia është e njohur për burimet e saj të pasura minerale dhe energjetike, duke rezervat më të mëdha në botë, gjë që e bërë atë prodhuesin më të madh në botë të naftës dhe gazit natyror.[45]

Sipas vlerësimeve, popullsia e Bashkimit Ekonomik Euroazian prej 176 milion banorë është kryesisht e urbanizuar, me Rusinë dhe Bjellorusinë që kanë mbi 70% të popullsisë së tyre që jetojnë në zona urbane. Në Armeni mbi 64% të popullsisë jeton në zona urbane. Popullsia urbane e Kazakistanit përfshin 54% të popullsisë së përgjithshme të vendit.[46]

Antarsimi Redakto

 
  Shtetet antare të Bashkimit Ekonomik Euroazian
  Shtetet vëzhguese
  Shtetet e tjera kandidate
Shteti Data e hyrjes Data e firmosjes
  Armenia 2. Janar 2015.[47] 10. Tetor 2014.[47]
  Bjellorusia 1. Janar 2015.[47] 29. Maj 2014.[47]
  Kazakistani 1. Janar 2015.[47] 29. Maj 2014.[47]
  Kirgistani 12. Gusht 2015.[48] 23. Dhjetor 2014.[47]
  Rusia 1. Janar 2015.[47] 29. Maj 2014.[47]

Marrëveshja që krijoi Bashkimin Ekonomik Euroazian u firmos zyrtarisht nga tre shtete të cilat ishin pjesë të Bashkimit Sovjetik: Bjellorusia, Kazakistani dhe Rusia.[49][50] Marrëveshjet për të zgjeruar EEU-në me shtetet e tjera post-sovjetike si Armenia dhe Kirgistani u nënshkruan respektivisht më 9 tetor dhe 23 dhjetor 2014.[34][35][36][51][52] Për Kirgistanin, lehtësimi i rregullave të migracionit të punës me Rusinë u konsiderua si përfitimi kryesor i anëtarësimit në Bashkimin Ekonomik Eurazian.

Armenia njoftoi vendimin e saj për t'u bashkuar në Bashkimin Euroazian Doganor në shtator 2013. Presidenti Serj Sargsyan njoftoi vendimin pas bisedimeve me homologun e tij rus Vladimir PutinMoskë.[53] Marrëveshje që zgjeron EEU-në me Armeninën u nënshkrua në 9 tetor 2014.[33] Armenia është i vetmi vend i EEU-së që nuk ka kufi të përbashkët me vendet e tjera anëtare të bashkimit. Gjeorgjia garantoi një korridor tranziti falas për eksportimin e mallrave të tij në Bashkimin Ekonomik Euroazian, deklaroi zëvendësministri armen i ekonomisë Emil Tarasyan.[54]

Moldavisë j'u garantua statusi "Shtet Vëzhgues" në prill 2017.[55]

Presidenca Redakto

Çdo vit, një shtet anëtar zgjidhet kryetar për të kryesuar Bashkimin. Kryesia kalohet nga një vend në tjetrin sipas alfabetit rus. Aktualisht, Armenia kryeson Bashkimin deri më 31 dhjetor 2019.

Viti # Shteti Kreu i shtetit apo qeverisë Marrëveshjet kryesore tregtare
2015 1ri   Bjellorusia[56] Alexander Lukashenko   Vietnami
2016 2ti   Kazakistani[57] Nursultan Nazarbayev ska
2017 3ti   Kirgistani[58][59] Almazbek Atambayev (deri më 1 dhjetor);
Sooronbay Jeenbekov (nga 1 dhjetori)
2018 4ti   Rusia[60] Vladimir Putin   Kina,   Irani
2019 5ti   Armenia[61] Nikol Pashinyan   Serbia,[62]   Singapori[63]
2020 6ti   Bjellorusia Alexander Lukashenko (të paktën deri në zgjedhjet e 2020)   Indonezia
2021 7ti   Kazakistani Kassym-Jomart Tokayev
2022 8ti   Kirgistani Sooronbay Jeenbekov
2023 9ti   Rusia Vladimir Putin

Zgjerimi Redakto


Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se qëllimi i tij ishte zgjerimi i Bashkimit Doganor në të gjitha shtetet post-sovjetike, duke përjashtuar tre vendet anëtare të BE-së Balltike. Sipas gazetës The Guardian, plani i Putinit është që Bashkimi Euroazian të shndërrohet në një "bashkim të fuqishëm, mbikombëtar" të shteteve sovrane si Bashkimi Evropian, duke bashkuar ekonomitë, sistemet ligjore, shërbimet doganore dhe aftësitë ushtarake për të formuar një urë lidhëse midis Evropës dhe Azisë për të balancuar BE-në dhe Shba-në.[64]

Në maj 2015, u nënshkrua një marrëveshje integrimi midis Federatës Ruse dhe Osetisë së Jugut, nëse Osetia e Jugut do të anëtarësohej do të ishte duke u anëtarësuar në Federatën Ruse.

Taxhikistani u ftua zyrtarisht t'i bashkohej organizatës dhe ka shprehur interesin e saj për t'u pranuar.[65][66][67][68] Ky shtet njihet si një kandidat i mundshëm dhe negociatat për anëtarësim janë duke u zhvilluar.[67][68][69][70] Në vitin 2015, u bënë përpjekje të mëtejshme për integrimin e Taxhikistanit në EAEU.[71][72]

Uzbekistani mbetet ende në mëdyshje për antarsimin në Bashkimin Ekonomik, edhe pse zyrtarët uzbekistanas bëjnë pretendime të kundërta për perspektivën e integrimit.[73][74] Ky shtet preferon që të mos ndjekë integrimin ekonomik dhe politik që tani.[75][76][77] Zyrtarët rusë kanë deklaruar se integrimi me Uzbekistanin do të jetë i ngadaltë dhe analistët deklarojnë se rritja e ndikimit dhe tregtisë ruse në Kirgistan dhe Taxhikistan mund të bindë Uzbekistanin të bashkohet në të ardhmen.[78][79][80] Uzbekistani filloi procesin e saj të integrimit kur Rusia njoftoi se do të shlyente 865 milion $ nga borxhi që i detyrohej ky vendi. Ata j'u bashkuan Zonën e Tregtisë së Lirë të CIS në vitin 2014, që do të thotë se ata kanë tregti të lirë me vendet anëtare të EAEU.[81][82][83]

Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia kanë marrë ftesa nga Bashkimi Evropian dhe Bashkimi Ekonomik Eurazian për t'u bashkuar me organzitat e tyre integruese. Të tre vendet nënshkruan marrëveshje të asociimit me BE-në më 21 mars 2014.[84] Megjithatë, rajonet e shkëputura të Moldavisë (Transnistria)[85] Ukrainës (Donetsk dhe Luhansk)[86] dhe Gjeorgjisë (Osetia e Jugut dhe Abkhazia)[87] kanë shprehur një dëshirë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Doganor Euroazian dhe në Bashkimin Ekonomik Euroazian. Marrëveshjet e asocimit me BE-në janë përjashtuese për statusin e vëndit vëzhguesit në EAEU, pasi në vitin 2017 Moldavia u bë shteti i parë vëzhgues i EAEU-së dhe kanë marrë pjesë në forumet e EAEU-së në vite.

Ukraina paraqiti një kërkesë për të marrë pjesë në Bashkimin Ekonomik Euroazian si shtet vëzhgues në gusht 2013.[88] Vendimi i Viktor Yanukovych për të braktisur një marrëveshje asocimi me Bashkimin Evropian dhe ekskluzivisht të ndjekë integrimin me EAEU ishte një faktor kryesor në protestat e Euromaidan që i dhanë fund mandatit të tij si president i Ukrainës dhe çuan në Krizën e Krimesë. Anëtarësimi i vendit në EAEU u pa nga disa analistë si çelësi i suksesit të bashkimit pasi Ukraina ka ekonominë e dytë më të madhe nga secila prej 15 ish republikave të Bashkimit Sovjetik. Megjithatë, për shkak të tensioneve të mëdha midis Rusisë dhe Ukrainës në vazhdën e krizës, Ukraina vendosi të ndjekë integrimin me BE-në.[89]

Turqisë j'u dha një ftesë për t'u bashkuar me EAEU-në nga Presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbayev më 6 qershor 2014, por vendi preferon të anëtarësohet në BE.[90]

Kryeministri i Gjeorgjisë, Bidzina Ivanishvili, tha në shtator 2013 se ai po studionte mundësinë e pranimit në Bashkim, megjithëse ai më vonë sqaroi se strategjia kryesore e Gjeorgjisë ishte sërisht për t'u integruar në Bashkimin Evropian.[91][92] Kryeministri i Rusisë Dmitri Medvedev përfshiu Gjeorgjinë si një anëtar të ardhshëm në deklaratat e bëra në gusht 2013.[93]

Lidhje të jashtme Redakto

Referime Redakto

Burimet online
  1. ^ "The Presidents of Belarus, Kazakhstan and Russia signed a Treaty on the Eurasian Economic Union in Astana" [Presidentët e Bjellorusisë, Kazakistanit dhe Rusisë firmosin një marrëveshje mbi Bashkimin Ekonomik Euroaziatik në Astana] (në anglisht). Eurasiancommision.org. 29 maj 2014. Marrë më 31 tetor 2019.
  2. ^ "Договор о присоединении Республики Армения к Договору о Евразийском экономическом союзе от 29 мая 2014 года (Минск, 10 октября 2014 года)" (në rusisht). customs-code.ru. Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2014. Marrë më 4 qershor 2015.
  3. ^ "Member States of the EEU" [Shtetet antare të BEE] (në anglisht). Eurasian Commission. Marrë më 5 gusht 2015.
  4. ^ "Kyrgyzstan becomes 5th member of Russia-led Eurasian Economic Union" [Kirgizistani bëhet antari i 5të i Bashkimit Ekonomik Euroaziatik të udhëhequr nga Rusia] (në anglisht). Russia Today. Marrë më 5 gusht 2015.
  5. ^ Farchy, Jack (23 dhjetor 2014). "Eurasian unity under strain even as bloc expands" [Uniteti euroaziatik nën tendosje edhe kur zgjerohet blloku] (në anglisht). The Financial Times. Marrë më 26 dhjetor 2014. Kirgizistani të martën firmosi një marrëveshje për t'ju bashkuar Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, duke zgjeruar antarsimin e projektit të udhëhequr nga Moska në pesë edhe pasi uniteti i tij është i tendosur nga trazirat e tregut që kap Rusinë.
  6. ^ "Eurasian Economic Union to Launch on January 1" [Bashkimi Ekonomik Eurasian do të fillojë më 1 janar] (në anglisht). The Trumpet. 24 dhjetor 2014. Marrë më 26 dhjetor 2014. Rusia, Bjellorusia, Kazakistan, Armenia dhe Kirgizistani pranojnë të bëjnë përurimin më 1 janar.
  7. ^ "GDP, PPP (current international $)" (në anglisht). Data.worldbank.org. Marrë më 31 tetor 2019.
  8. ^ Artikulli 8 dhe 10, Marrëveshja mbi Bashkimin Ekonomik Euroaziatik
  9. ^ "Russia Economic Conditions in Mid-1996" [Kushtet ekonomike të Rusisë në mesin e vitit 1996]. Library of Congress (në anglisht). Marrë më 7 korrik 2014.
  10. ^ Alexandrov, Mikhail. Uneasy Alliance: Relations Between Russia and Kazakhstan in the Post-Soviet Era, 1992–1997. Greenwood Press, 1999, p. 229. ISBN 978-0-313-30965-6
  11. ^ a b Vladimir, Radyuhin. "Three-nation Eurasian union set up as bridge" [Bashkimi Euroazian me tre shtete vendoset si urë] (në anglisht). The Hindu. Marrë më 7 korrik 2014.
  12. ^ "Russia, Belarus, Kazakhstan sign 'epoch' Eurasian Economic Union" [Rusia, Bjellorusia, Kazakistani nënshkruajnë 'epokë' Bashkimin Ekonomik Eurasian]. Russia Today (në anglisht). Marrë më 7 korrik 2014.
  13. ^ "Kazakhstan welcomes Putin's Eurasian Union concept" [Kazakistani mirëpret konceptin e Bashkimit Euroazian të Putinit]. The Daily Telegraph (në anglisht). 6 tetor 2011. Marrë më 8 tetor 2011.
  14. ^ "Eurasian Economic Union to become a bridge between Europe and Pacific Rim" [Bashkimi Ekonomik Eurasian për t'u bërë një urë lidhëse midis Evropës dhe Rim-Paqësorit] (në anglisht). Vestnik Kavkaza. Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2014. Marrë më 7 korrik 2014.
  15. ^ "AGREEMENT on the Customs union of 20 January 1995" [Marrëveshje mbi bashkimin doganor të 20 janarit 1995] (në anglisht). Eurasian Economic Community (EurAsEC). Marrë më 31 tetor 2019.
  16. ^ "TREATY between the Russian Federation, the Republic of Belarus, the Republic of Kazakhstan and the Kyrgyz Republic on increased integration in economic and humanitarian fields of 29 March 1996" [Marrëveshje ndërmjet Federatës Ruse, Republikës së Bjellorusisë, Republikës së Kazakistanit dhe Republikë Kirgistaneze mbi rritjen e integrimit në fushat ekonomike dhe humanitare të 29 marsit 1996] (në anglisht). Eurasian Economic Community (EurAsEC). Marrë më 31 tetor 2019.
  17. ^ "Russia, Belarus, Kazakhstan are launching common economic space Jan. 1" [Rusia, Bjellorusia, Kazakistani po fillojnë hapësirën e përbashkët ekonomike 1 janar]. en.ria.ru (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2020. Marrë më 7 korrik 2014.
  18. ^ "TREATY on the Customs union and the Common economic space of 26 February 1999" [Marrëveshje mbi bashkimin doganor dhe hapësirën e përbashkët ekonomike të 26 shkurtit 1999] (në anglisht). Eurasian Economic Community (EurAsEC). Marrë më 31 tetor 2019.
  19. ^ Boris N. Mamlyuk (2014). "Regionalizing Multilateralism: The Effect of Russia's Accession to the WTO on Existing Regional Integration Schemes in the Former Soviet Space" [Rajonalizimi i multilateralizmit: Efekti i pranimit të Rusisë në OBT në skemat ekzistuese të integrimit rajonal në hapësirën e ish-Sovjetike] (në anglisht). UCLA Journal of International Law and Foreign Affairs, Vol. 18, No. 2. SSRN 2412319.
  20. ^ Askold Krushelnycky (21 prill 2004). "CIS: Russian, Ukrainian, Kazakh Parliaments Ratify Treaty On Single Economic Space" [CIS: Parlamentet ruse, ukrainase dhe kazake ratifikojnë marrëveshjen mbi hapësirën e vetme ekonomike] (në anglisht). Radio Free Europe Radio Liberty. Marrë më 1 nëntor 2019.
  21. ^ "Eurasian Economic Union" [Bashkimi Ekonomik Euroazian] (në anglisht). Belarusian Diplomatic Service. Arkivuar nga origjinali më 26 nëntor 2015. Marrë më 1 nëntor 2019.
  22. ^ "Russia, Belarus and Kazakhstan Agree on Customs Union" [Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani bien dakord mbi Bashkimin Doganor]. Turkish Weekly (në anglisht). 5 dhjetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 4 korrik 2014. Marrë më 1 korrik 2014.
  23. ^ "Soviet Union to be restored in the form of new customs union" [Bashkimi Sovjetik do të rikthehet në formën e bashkimit të ri doganor] (në anglisht). Kyiv Post. 18 dhjetor 2009. Marrë më 1 korrik 2014.
  24. ^ a b c "Ukraine cannot get observer status at Eurasian Econ Union due to Association Agreement with EU, Russia" [Ukraina nuk mund të marrë statusin e vëzhguesit në Bashkimin Euroazian Econ për shkak të Marrëveshjes së Asocimit me BE-në, Rusisë] (në anglisht). Interfax-Ukraine. 14 qershor 2013. Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2020. Marrë më 1 nëntor 2019.
  25. ^ Barron, Lisa (1 tetor 2013). "Belarus eases current account deficit with Customs Union, Common Economic Space" [Bjellorusia lehtëson deficitin e llogarisë rrjedhëse me Bashkimin Doganor, Hapësirën e Përbashkët Ekonomike] (në anglisht). Cistran Finance. Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2015. Marrë më 25 tetor 2013.
  26. ^ a b "Russia sees union with Belarus and Kazakhstan by 2015" [Rusia sheh bashkimin me Bjellorusinë dhe Kazakistanin deri në vitin 2015] (në anglisht). BBC News. 18 nëntor 2011. Marrë më 19 nëntor 2011.
  27. ^ "Евразийские комиссары получат статус федеральных министров". Tut.By (në rusisht). 17 nëntor 2011. Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2019. Marrë më 19 nëntor 2011.
  28. ^ Bryanski, Gleb (3 tetor 2011). "Russia's Putin says wants to build "Eurasian Union"" [Putin i Rusisë thotë se dëshiron të ndërtojë "Bashkimin Euroazian"] (në anglisht). Reuters. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2015. Marrë më 4 tetor 2011.
  29. ^ "Новый интеграционный проект для Евразии – будущее, которое рождается сегодня". Izvestia (në rusisht). 3 tetor 2011. Marrë më 4 tetor 2011.
  30. ^ "Russia, Belarus, Kazakhstan sign pact" [Rusia, Bjellorusia, Kazakistani nënshkruajnë paktin] (në anglisht). UPI. 19 nëntor 2011. Marrë më 20 nëntor 2011.
  31. ^ a b c "Putin Signs Economic Alliance With Kazakhstan and Belarus" [Putin nënshkruan aleancën ekonomike me Kazakistanin dhe Bjellorusinë]. The New York Times (në anglisht). 30 maj 2014. Marrë më 1 nëntor 2019.
  32. ^ "Belarusian President Signs Law on Eurasian Economic Union Treaty Ratification" [Presidenti Bjellorus nënshkruan Ligjin mbi Ratifikimin e Traktatit të Bashkimit Ekonomik Eurasian] (në anglisht). RIA Novosti. 9 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2020. Marrë më 10 tetor 2014.
  33. ^ a b Druzhinin, Aleksei (10 tetor 2014). "Armenia Joins Eurasian Economic Union" [Armenia hyn në Bashkimin Ekonomik Euroazian] (në anglisht). RIA Novosti. Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2020. Marrë më 10 tetor 2014. Udhheqësit e Bashkimit Ekonomik Euroazian nënshkruan një traktat të Premten për pranimin e Armenisë në Marrëveshjen e Bashkimit Ekonomik Euroasian.
  34. ^ a b "Eurasian Economic Union countries and Armenia arrange to ratify accession agreement soon" [Vendet e Bashkimit Ekonomik Euroazian dhe Armenia organizohen së shpejti të ratifikojnë marrëveshjen e pranimit]. arka.am (në anglisht). 10 tetor 2014. Marrë më 10 tetor 2014.
  35. ^ a b "Finalization of ratification procedures on Armenia's accession to EEU to be declared in Moscow today" [Përfundimi i procedurave të ratifikimit të pranimit të Armenisë në EEU do të shpallet sot në Moskë]. Public Radio of Armenia (në anglisht). Marrë më 4 qershor 2015.
  36. ^ a b "Eurasian Economic Union is born burdened by Russian crisis" [Bashkimi Ekonomik Euroazian ka lindur i ngarkuar nga kriza ruse]. Fox News Latino (në anglisht). 23 dhjetor 2014. Marrë më 4 qershor 2015.
  37. ^ "General Information" [Informacioni i përgjithshëm] (në anglisht). Eurasian Economic Union. Marrë më 7 janar 2015.
  38. ^ "Geography of Russia" [Gjeografia e Rusisë] (në anglisht). Northern Virginia Community College. Marrë më 7 janar 2015.
  39. ^ "Kazakhstan, Republic of Kazakhstan " City Info " Geography" [Kazakistani, Republika e Kazakistanit "Info Qytetit " Gjeografi]. kazakhstan.com (në anglisht). Marrë më 7 janar 2015.
  40. ^ "Geographic Characteristics of the Republic of Armenia" [Karakteristikat gjeografike të Republikës së Armenisë] (PDF). Marzes of the Republic of Armenia in Figures, 2002–2006 (në anglisht). National Statistical Service of The Republic of Armenia. 2007. fq. 6. Marrë më 15 janar 2016. Republika e Armenisë ndodhet në pjesën jug-perëndimore të Azisë. Vendi zë pjesën veri-lindore të rrafshnaltës armene - midis Kaukazit dhe Azisë më të afërt
  41. ^ "Belarus – Geography" [Bjellorusia – Gjeografia]. The World Factbook (në anglisht). Central Intelligence Agency. 2007. Arkivuar nga origjinali më 14 nëntor 2007. Marrë më 7 nëntor 2007.
  42. ^ "Lake Baikal—A Touchstone for Global Change and Rift Studies" [Liqeni Baikal — Një gur i prekshëm për ndryshime globale dhe studime të çara] (në anglisht). United States Geological Survey. Marrë më 2 nëntor 2019.
  43. ^ "Angara River" [Lumi Angara] (në anglisht). EncyclopædiaBritannica. 2007. Marrë më 26 dhjetor 2007.
  44. ^ "Belarus" [Bjellorusia]. Fatbirder (në anglisht). Marrë më 7 janar 2015.
  45. ^ "BP Statistical Review of World Energy June 2014" [Rishikimi statistikor i BP-së mbi Energjinë Botërore Qershor 2014] (PDF). BP Global (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 9 qershor 2015. Marrë më 7 janar 2015.
  46. ^ "About Belarus" [Rreth Bjellorusisë] (në anglisht). United Nations. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2007. Marrë më 3 nëntor 2019.
  47. ^ a b c d e f g h i "Russland – aktuelle Situation, zukünftige Entwicklung" (PDF) (në gjermanisht). Belarus.ahk.de. 22 janar 2015. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 prill 2015. Marrë më 31 tetor 2019.
  48. ^ "Кыргызстан присоединился к Евразийскому экономическому союзу" (në rusisht). Eurasian Commision. 12 gusht 2015. Marrë më 31 tetor 2019.
  49. ^ Neil Buckley (6 tetor 2011). "Putin's Eurasian push challenges west" [Shtysa Euroaziane e Putin sfidon perëndimin] (në anglisht). Financial Times. Marrë më 31 tetor 2019.
  50. ^ "Moscow fleshes out 'Eurasian Union' plans" [Moska largon planet e 'Bashkimit Euroazian']. EurActiv (në anglisht). 17 nëntor 2011. Marrë më 19 nëntor 2011.
  51. ^ "Kyrgyz government approved the roadmap for accession to the CES" [Qeveria Kirgize miraton udhërrëfyesin për pranimin në CES] (në anglisht). Kazakhstan Pravda. 9 tetor 2014. Marrë më 7 dhjetor 2014. Siç është raportuar departamenti i mbështetjes së informacionit të aparatit qeveritar të vendit, në prag Kryeministri Joomart Otorbaev zhvilloi një takim të qeverisë, e cila diskutoi planin e veprimit (hartën e rrugës) për pranimin e Kirgistanit në CES të Bjellorusisë, Kazakistanit dhe Rusisë në pamje e formimit të Bashkimit Ekonomik Eurazian, informoi BELTA.
  52. ^ "Agreement on Kyrgyzstan's accession to Customs Union to be signed in December" [Marrëveshja për pranimin e Kirgistanit në Bashkimin Doganor do të nënshkruhet në dhjetor] (në anglisht). Tengri News. 11 nëntor 2014. Marrë më 7 dhjetor 2014. Marrëveshja për pranimin e Kirgistanit në Bashkimin Doganor [të Rusisë, Kazakistanit dhe Bjellorusisë] pritet të nënshkruhet në 23 dhjetor, raporton RIA Novosti e Rusisë, duke cituar Sapar Issakov, Zëvendës Shef i Stafit të Presidentit Kirgistan.
  53. ^ "EU loses Armenia to Russia's Customs Union" [BE humbet Armeninë ndaj Bashkimin Doganor të Rusisë]. EurActiv – EU News & policy debates, across languages (në anglisht). Marrë më 25 shtator 2014.
  54. ^ "Georgia Ready to Provide Armenia Free Route to EEU" [Gjeorgjia është e gatshme t'i sigurojë EEU-së rrugë falas]. asbarez.com (në anglisht). Marrë më 7 dhjetor 2014.
  55. ^ "Moldova granted observer status in Eurasian Union" [Moldavisë i jepet statusi vëzhgues në Bashkimin Euroazian] (në anglisht). Euroactiv.com. 19 prill 2017. Marrë më 31 tetor 2019.
  56. ^ "БелаПАН. Беларусь получила право председательства в ЕАЭС в 2015 году". belapan.by (në rusisht). Arkivuar nga origjinali më 30 janar 2017. Marrë më 31 tetor 2019.
  57. ^ "inform.kz" (në rusisht). Arkivuar nga origjinali më 15 nëntor 2016. Marrë më 31 tetor 2019.
  58. ^ "Kopje e arkivuar" (në rusisht). Arkivuar nga origjinali më 15 nëntor 2016. Marrë më 14 nëntor 2016.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  59. ^ Телеканал Хабар 24 (17 nëntor 2016). "Новый Таможенный кодекс ЕАЭС называют революционным" (në rusisht) – nëpërmjet YouTube.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  60. ^ Россия 24 (14 gusht 2017). "Страны ЕАЭС договариваются о взаимном признании водительских прав" (në rusisht) – nëpërmjet YouTube.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  61. ^ "Председательство в ЕАЭС в 2019 году переходит к Армениив ЕАЭС в 2019 году переходит к Армении" [Kryesia e EAEU në vitin 2019 kalon në Armeni; EAEU në 2019 kalon në Armeni] (në rusisht). Eadaily.com. 6 dhjetor 2018. Marrë më 31 tetor 2019.
  62. ^ https://www.b92.net/eng/news/world.php?yyyy=2019&mm=08&dd=29&nav_id=107181
  63. ^ Chris Devonshire-Ellis (4 shtator 2019). "Singapore To Sign Free Trade Agreement With Eurasian Economic Union on October 25th" [Singapori do të nënshkruajë marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroazian më 25 tetor] (në anglisht). Silk Road Briefing. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2019. Marrë më 31 tetor 2019.
  64. ^ Jon Henley (18 shkurt 2014). "A brief primer on Vladimir Putin's Eurasian dream" [Një abetare e shkurtër e ëndrrës euroaziane të Vladimir Putin] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 1 nëntor 2019.
  65. ^ "Astana gears up for Eurasian Economic Union" [Astana është gati për Bashkimin Ekonomik Euroazian] (në anglisht). Euronews.com. 23 maj 2014. Marrë më 1 korrik 2014.
  66. ^ "Putin Kicks Off Eurasian Union, Without Ukraine" [Putin fillon Bashkimin Euroazian, pa Ukrainën]. VOA (në anglisht). Marrë më 25 shtator 2014.
  67. ^ a b "Russian Foreign Minister, Sergei Lavrov Says Tajikistan Welcome To Join Eurasian Economic Union" [Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov thotë se Taxhikistani është i mirëpritur të bashkohet me Bashkimin Ekonomik Euroazian] (në anglisht). RL's Tajik Service. 30 korrik 2014. Marrë më 30 gusht 2014.
  68. ^ a b "Tajikistan shows much interest in Customs Union, Eurasian Economic Union" [Taxhikistani tregon shumë interes për Bashkimin Doganor, Bashkimin Ekonomik Eurasian] (në anglisht). Dushanbe: Kazinform International News Agency. 13 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2014. Marrë më 30 gusht 2014.
  69. ^ Xuequan, Mu (12 gusht 2014). "Kyrgyzstan to join Customs Union by year end" [Kirgistani do të bashkohet me Bashkimin Doganor nga fundi i vitit] (në anglisht). News.xinhuanet.com. Marrë më 1 nëntor 2019.
  70. ^ "Armenia to become full member of EEU in January: Armenian PM" [Armenia do të bëhet anëtare e plotë e EEU në janar: Kryeministri armen] (në anglisht). Tengri News. Marrë më 26 korrik 2014.
  71. ^ Samuel Ramani. "Russia Offers to Support Tajikistan…But There's a Price" [Rusia u ofron mbështetje Taxhikistanit…por ka një çmim] (në anglisht). The Diplomat. Marrë më 2 tetor 2015.
  72. ^ "Tajikistan Paves the Way to Eurasian Union" [Taxhikistani shtron rrugën drejt Bashkimit Euroazian]. The Central Asia-Caucasus Analyst (në anglisht). Marrë më 2 tetor 2015.
  73. ^ "Top Uzbek Officials Make Opposing Claims on Customs Union" [Zyrtarët më të lartë uzbekistanas bëjnë pretendime të kundërta mbi Bashkimit Doganor]. The Moscow Times (në anglisht). 14 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2014. Marrë më 31 gusht 2014.
  74. ^ Babushkin, Alexey (13 nëntor 2013). "Uzbek Official Pours Cold Water on Customs Union Membership" [Zyrtari uzbekistanas derdh ujë të ftohtë mbi anëtarësimin në Bashkimin Doganor] (në anglisht). RIA Novosti. Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2014. Marrë më 31 gusht 2014.
  75. ^ Schmidt, Simon (1 korrik 2014). "Uzbekistan prefers regime security over economic integration" [Uzbekistani preferon sigurinë e regjimit mbi integrimin ekonomik] (në anglisht). Open Democracy. Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2014. Marrë më 31 gusht 2014.
  76. ^ Torikian, Aren (21 gusht 2014). "Armenia and the EEU: A Social and Economic Assessment" [Armenia dhe EEU: Një Vlerësim Social dhe Ekonomik] (në anglisht). The Armenian Weekly. Marrë më 31 gusht 2014. Azerbajxhani gjithashtu ka tërhequr çdo interes për marrëveshjen, siç kanë bërë Uzbekistani dhe Turkmenistani.
  77. ^ B. Assanbayev, Mukhit (tetor 2013). "Russia's Policy of Integration in Central Asia" [Politika e Integrimit të Rusisë në Azinë Qendrore] (në anglisht). The Washington Review of Turkish and Eurasian Affairs. Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2014. Marrë më 31 gusht 2014. Meqenëse Uzbekistani nuk ka interes për t'u bashkuar me projektet e integrimit me Rusinë, pjesëmarrja e Taxhistanit në Bashkimin Doganor mbetet një çështje.
  78. ^ Dyatlenko, Pavel (6 qershor 2014). "Kyrgyzstan Gets Soft Terms for Customs Union Entry" [Kirgistani merr kushte të buta për hyrjen në Bashkimin Doganor] (në anglisht). Institute for War and Peace Reporting. Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2014. Marrë më 31 gusht 2014.
  79. ^ Sadykov, Murat (21 shkurt 2014). "Uzbekistan's Car Industry Takes a Beating from Russia's Custom Union" [Industria e makinave të Uzbekistanit merr një rrahje nga Bashkimi Doganor i Rusisë] (në anglisht). EurasianNet. Marrë më 31 gusht 2014.
  80. ^ "Central Asia states press ahead with moves to join Customs Union" [Shtetet e Azisë Qendrore vazhdojnë përpara me lëvizjet për t'u anëtarësuar në Bashkimin Doganor] (në anglisht). Business New Europe. 13 nëntor 2014. Marrë më 31 gusht 2014. Vonesa ka të ngjarë rezultat i tensionit të vazhdueshëm. Uzbekistani për shumë vite ka rezistuar ndaj pjesëmarrjes së plotë në aleancat rajonale ekonomike dhe ushtarake, në veçanti ato të dominuara nga Rusia. Uzbekistani la Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive, një grupim ushtarak i vendeve post-sovjetike, në 2012.
  81. ^ "Post-Soviet integration processes to benefit Moscow–Tashkent relations — Putin" [Proceset e integrimit pas-sovjetike për të përfituar marrëdhëniet Moskë-Tashkent – Putin] (në anglisht). Tass. 10 dhjetor 2014. Marrë më 30 dhjetor 2014. Rusia do të fillojë bisedimet me Uzbekistanin për një zonë të tregtisë së lirë midis bllokut tregtar post-Sovjetik dhe republikës së Azisë Qendrore, tha Putin të mërkurën.
  82. ^ "Russia Cozies Up to Uzbekistan With $865 Million Debt Write-Off" [Rusia mbledh Uzbekistanin me shlyreje 865 milion dollarë të borxhit] (në anglisht). The Moscow Times. 10 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 28 dhjetor 2014. Marrë më 30 dhjetor 2014.
  83. ^ "Uzbekistan joins CIS free trade zone" [Uzbekistani i bashkohet zonës së tregtisë së lirë të CIS]. azernews.az (në anglisht). Marrë më 23 qershor 2016.
  84. ^ "The EU's Association Agreements with Georgia, the Republic of Moldova and Ukraine" [Marrëveshjet e Shoaqtës së BE-së me Gjeorgjinë, Republikën e Moldavisë dhe Ukrainën]. Europa.eu (në anglisht). Bashkimi Evropian. 23 qershor 2014. Marrë më 30 gusht 2014.
  85. ^ "Russian Deputy Foreign Minister pleas for Transnistria's integration in Customs Union" [Zëvendësministri i Jashtëm rus pëlqen për integrimin e Transnistrisë në Bashkimin Doganor]. actmedia.eu (në anglisht). Marrë më 8 korrik 2014.
  86. ^ "Donetsk People's Republic seeking Customs Union, Eurasian Economic Community membership" [Republika Popullore e Donetsk kërkon Bashkimin Doganor dhe anëtarësimin në Komunitetin Ekonomik Eurasian] (në anglisht). Voice of Russia. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2014. Marrë më 8 korrik 2014.
  87. ^ "Abkhazia's accession to Eurasian/Customs Union to be considered – interim president" [Aderimi i Abakazisë në Bashkimin Euroazian / Doganor që do të konsiderohet – president i përkohshëm] (në anglisht). Voice of Russia. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2014. Marrë më 8 korrik 2014.
  88. ^ "Ukraine seeking observer status in Eurasian Economic Union – Yanukovych" [Ukraina kërkon statusin vëzhgues në Bashkimin Ekonomik Euroazian – Yanukovych] (në anglisht). Interfax-Ukraine. 19 dhjetor 2013. Marrë më 7 nëntor 2019.
  89. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Economist
  90. ^ "Kazakh leader: Turkey should join Eurasian union" [Udhëheqësi kazak: Turqia duhet t'i bashkohet Bashkimit Euroazian] (në anglisht). Today's Zaman. 6 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2014. Marrë më 7 nëntor 2019.
  91. ^ "Georgian Prime Minister leaves open possibility of joining Eurasian Union" [Kryeministri gjeorgjian lë mundësinë e hapur të anëtarësimit në Bashkimin Euroazian]. Agjensia Telegrafike e Informacionit të Rusisë (në anglisht). 4 shtator 2013. Marrë më 11 nëntor 2019.
  92. ^ "Georgian PM commented on his statement on Eurasian Union" [Kryeministri gjeorgjian komentoi deklaratën e tij për Bashkimin Euroazian]. Trend News Agency (në anglisht). 6 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2013. Marrë më 11 nëntor 2019.
  93. ^ "Medvedev wants Georgia to join Eurasian Union" [Medvedev dëshiron që Gjeorgjia të anëtarësohet në Bashkimin Euroazian] (në anglisht). Democracy & Freedom Watch. 7 gusht 2013. Marrë më 11 nëntor 2019.
Artikuj dhe studime të gazetave
  1. ^ "Russian Federation" [Federata Ruse] (PDF) (në anglisht). Organisation for Economic Co-operation and Development (OECD). Marrë më 7 korrik 2014.
  2. ^ a b c "Eurasian economic integration: figures and facts" [Integrimi ekonomik i Euroazisë: shifrat dhe faktet] (PDF) (në anglisht). Eurasian Commission. Marrë më 7 korrik 2014.
  3. ^ Steven Blockmans; Hrant Kostanyan; Ievgen Vorobiov (dhjetor 2012). "Towards a Eurasian Economic Union: The challenge of integration and unity" [Drejt një Bashkimi Ekonomik Eurazian: Sfida e integrimit dhe unitetit] (PDF) (në anglisht). CEPS. fq. 4–5. Duke pasur parasysh distancat midis qendrave kryesore ekonomike, kostot e transportit duket të jenë shumë më të larta në rastin e tregtisë brenda CU sesa brenda KEE-së. Për më tepër, ekziston një asimetri e rëndësishme në distancën midis qendrave ekonomike të Rusisë dhe Bjellorusisë dhe atyre të Rusisë dhe Kazakistanit, e cila ndikon në flukset e tregtisë brenda bllokut. Ky faktor mund të pengojë ndjeshëm efektet e parashikuara pozitive të heqjes së barrierave tarifore në tregti dhe rritjen e lëvizshmërisë së punës, dhe për këtë arsye do të kërkojë përpjekje më të mëdha për të lehtësuar tregtinë ndërkufitare, siç është përmirësimi i infrastrukturës së transportit.