Beçiq është një vendbanim në komunën e Vushtrrisë, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Besnik.

Beçiq
Besnik
Fshat

Vështrim Redakto

Beçiqi shtrihet në pjesën perendimore të Vushtrrisë, buzë malit Qyqavica. Kufizohet me fshatin Dubovc në pjesën veriore, me fshatin Krasaliq në pjesen lindore, me fshatin Prelloc në pjesën jugore, me fshatin Polac dhe fshatin Mikushnicë në pjesën perendimore. Përbëhët nga rreth 30 shtëpi, përafërsisht 250-300 banorë! Fshati ka shkollë fillore 9 vjeqare dhe ambulancën e fshatit. Është i përbërë nga dy lagje: Mehmeti dhe Idrizi.

Fshati Beçiq është i njohur për kontributin e dhënë për qeshtjen kombëtare si para dhe gjatë luftës. Ishte ndër fshatrat e para që kishte filluar me organizimin dhe formimin e strukturave të UÇK-së si dhe ndihmen dhe strehimin e të dëbuarëve nga fshatrat që ishin në luftë! Pjestarët e UÇK-së ishin pjesë e brigadës 114 Fehmi Lladrovci, pika në Prelloc e cila është udhëhequr prej komandant Bedri Mehmeti nga fshati Beçiq. Kjo brigadë paraprakisht ishte udhëhequr nga Jakup Nura nga fshati Prelloc i cili plagosët në njërën nga betejat e zhvilluara. Fshati Beçiq ka të rënë 2 deshmorë Muhamet Idrizi dhe Bekim Shabani dhe 5 martir: Habib Idrizi, Kadir Idrizi, Xhelil Idrizi, Enis Idrizi dhe Vesel Ahmeti. Gjatë luftës fshati ishte i djegur në tërësi!

Shih dhe këtë Redakto

Lidhje të jashtme Redakto