Belicë është një vendbanim në komunën e Burimit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Kodërbardh.

Belicë
Kodërbardh
Fshat

Shtrihet rreth 13 km në juglindje të Burimit(Istogut). është vendbanim kodrinor-malor. Përbëhet prej pjesës së fshatit përtej ku kanë jetuar serbët dhe pas kodres më në lindje, në drejtim të Drenicës, shtrihet lagjia Mirusha, e cila është mjaft larg nga qendra e fshatit, me popullsi shqiptare. Sipërfaqja: 1045 ha, 20 ari, 78 m. Familjet, kryesisht serbe. Në lagjen Mirusha jetojnë familjet Halitaj dhe Mulaj. Në këtë lagje janë edhe këto toponime: Kryqet e Belicës, Ara e Madhe etj. Në defterin e Sanxhakut të Shkodrës më 1582 është regjistruar me emrin Beliqa, me 15 shtëpi, dy beqarë dhe pesë bashtina. Disa familje serbe ndërmjet dy lufrave botërore këtu kanë ardhur nga Kolashini i Ibrit. Sipas M. Obradoviqit, në këtë lokalitet atëherë ishin vendosur 42 familje kolonësh. Rreth vitit 1905 kishte 13 shtëpi (12 serbe e një shqiptare), më 1918 kishte 228 banorë (18 familje shqiptare dhe vetëm 2 familje serbe). Familjet serbe, kur ka rënë pushteti serb gjithnjë kanë ikur nga ky vendbanim. Në vitin 1961 Belica kishte 72 shtëpi me 529 banorë (72 shqiptarë, 435 serbë, 7 malazez, 15 të tjerë). Më 1981 kishte 81 shtëpi me 565 banorë, prej tyre 120 shqiptarë, 417 serbë, 10 malazez, 17 myslimanë, 1 të tjerë. Më 1991 janë regjistruar 339 serbë. Në vitin 2002 lagja Mirusha kishte 11 shtëpi shqiptare me rreth 130 banorë. Pas lufte banorët serb përsëri kanë ikur në vendbanimet e tyre të para në Serbi. Kanë qenë djegur shtëpitë shqiptare, pas lufte në shenjë hakmarrje shqiptarët kanë djegur shtëpitë serbe. Në kujtesën historike të popullit shqiptar Belica është e njohur edhe për luftën që kundër serbëve ka bër trimi popullor, Nak Berisha me cetën e tij, pastaj Kamber Loshi, si dhe Hysen Shalaku, shumë kohë më vonë.

Lidhje të jashtme Redakto