Beniamino Gigli

këngëtar i operës italiane

Beniamino Gigli (20 mars 189030 nëntor 1957) ishte tenor i famshëm italian. Kur ishte ende fëmijë e ëma e vinte të këndonte dhe e dëgjonte me dhimbsuri të madhe. Të gjithë ata që dëgjonin zërin e bukur të Beniamino Gigli-it e nxitën të studionte për kanto. Familja bëri sakrificë dhe e dërgoi të studionte në Romë. Këtu hasi në vështirësi dhe e kërcënoi uria. Për të jetuar iu desh të ndërronte njëqind zanate: shërbëtor farmacie, fatorino, fotograf etj., Me asnjë nga këto nuk siguroi mjetet për jetësë. Shpesh Beniamino Gigli duhej të kënaqej duke kënduar... në vend që të hante. Ai jetoi në atë kohë me një letrar dhe më skulptorin XanetP. Ata e dëgjonin fqinjin e tyre kur këndonte në papafingo. Kur e takonin nëpër shkallë e ndalonin dhe pyesnin me kureshtje për studimet e tij. Ata parashikonin një të ardhme të shkëlqyer për të. Kjo ishte e vetmja kënaqësi për djalin e ri.

Beniamino Gigli foto në 1914

Më 1914 një mecenat amerikan shpalli në Parma një konkurs për këngëtarët e rinj të botës. Midis konkuruesve mori pjesë edhe Beniamino Gigli. Ai zuri vendin e parë midis tenorëve. Në skedën e tij komisioni shkroi: "Më në fund e gjetëm tenorin". Ky sukses i madh i solli Gigli-it ofertën për rolin e parë te "Xhokonda". Me këtë shfaqje Gigli deputoi i drojtur, me ankth të madh, po edhe me sukses të dukshëm. Që atëherë Beniamino Gigli u bë i famshëm.

Burimet Redakto