Benjamin Bloom (21 shkurt 1913, Lansford, Pennsylvania – 13 shtator 1999, Chicago) psikolog amerikan i edukimit. Autor i taksonomisë së objektivave edukative e njohur ndryshe edhe si Taksonomia e Bloomit.

Biografia Redakto

Benjamin Bloom mësimet e para i morri në vendlindje, studimet për edukim (pedagogji) i kreu në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë ku edhe i vazhdoi studimet pasuniversitare dhe në vitin 1935 morri gradën akademike master. Studimet e doktoraturës dhe gradën akademike Ph.D. e morri në vitin 1942 në Universitetin e Çikagos. Punoi në departamentin e edukimit të Universitetit të Çikagos deri në vitin 1959.[1] Në vitin 1956, Bloom redaktoi volumin e parë të Taksonomisë së Objektivave Arsimore: Klasifikimi i Qëllimeve Arsimore, i cili përshkruante një klasifikim të objektivave të mësimit që është bërë i njohur si taksonomia e Bloom-it. Ishte një nga sistemet e para që kategorizonte funksionimin kognitiv dhe i dha strukturë proceseve mendore të studentëve të talentuar. Ajo mbetet një element themelor dhe thelbësor brenda komunitetit arsimor siç dëshmohet në sondazhin e vitit 1981 "Shkrime të rëndësishme që kanë ndikuar në kurrikulën: 1906-81" nga Harold G. Shane dhe libri vjetor 1994 i Shoqatës Kombëtare për Studimin e Arsimit. Benjamin Bloom ka qenë shumë i rëndësishëm jo vetëm si psikolog por edhe në shkencat e edukimit.

Vepra Redakto

  • Bloom, Benjamin S. (1980). All Our Children Learning.
  • Bloom, Benjamin S. Taxonomy of Educational Objectives (1956) 1984.
  • Bloom, B. S. (ed). Developing Talent in Young People. (1985).

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Ann Kovalchick, Kara Dawson.(2004). Education and Technology: An Encyclopedia ABC-CLIO. ISBN 1-57607-351-3 ISBN 978-1-57607-351-3. pg. 67-69