Prof. dr. Besim Spahiq (1954 - ) është doktor i komunikologjisë dhe profesor ordinar i Fakultetit të Shkencave Politike në Sarajevë.

Biografia Redakto

Është lindur në vitin 1954 në Travnik. Ka filluar punën si gazetar për RTV Sarajevën. Pas dy vite e gjysëm të punës në shtëpit mediatike, kaloi në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë, departamenti i gazetarisë. Gjatë luftës profesor Spahiqi jetoi në Lubjanë, ku punoi si drejtor kreativ në agjencinë "Studio Marketingu".[1]

Eshtë njëri nga teoricienë më të rëndësishëm në fushën e marketingut politik në rajon.[2] Merret me publicistikë dhe teorinë e kulturës. Ai ka botuar një sërë librash nga këto fusha. Besim Spahiqi shkroi 18 libra në fushën e reklamave, komunikimit politikë, marketingut politik dhe kulturor, imazhit dhe komunikimit në fushën e biznesit, projektimit dhe dizajnit, është gjithashtu bashkëautor i pesë veprave nga fushat në fjalë.[3]

Si një artist i pavarur nënshkruan projekte të ndryshme muzikore, teatrore dhe letrare. Ai shkroi tekste këngësh për shumë yje të muzikës nga rajoni i ish-Jugosllavisë (Niksha Bratosh, Seid Memiq Vajt, Giuliano...). Flet rrjedhshëm gjuhët frengjisht, sllovenisht, italiane dhe gjuhën angleze.

Besim Spahiqi në mars 2012 ishte në qendët të vëmendjes së opinionit publik pas një ligjërate të mbajtur në Kakanj, e ku fuqimisht e kritikonte gjendjen aktuale në Bosnje dhe Hercegovinë dhe bënte thirrje për tejkalimin e ndarjeve etno-fetare.[4]

Shih edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Besim Spahić vikend na RSA". Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 7 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Prof.dr". Arkivuar nga origjinali më 21 qershor 2013. Marrë më 7 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Besim Spahić vikend na RSA". Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 7 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Predavanje Besima Spahića u Kaknju". Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2014. Marrë më 7 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)