Betim Muço (Tiranë, 21 janar 1947 - Rockville, MD 15 janar 2015) ka qenë shkrimtar, përkthyes dhe sizmolog shqiptar.

Betim Muço
Emri Betim
Mbiemri Muço
Lindur më 1947
Lindur në Tiranë
Vdiq më 2015
Kombësia shqiptare
Shtetësia shqiptare, SHBA
Profesioni shkrimtar, sizmolog

Edukimi Redakto

U lind në Tiranë më 1947. Studioi për fizikë në Universitetin e Tiranës. Punoi fillimisht si mësues në Krujë. Nga 1974 deri në 2001 punoi si sizmolog ne Institutin e Sizmologjise të Akademisë së Shkencave në Tiranë, ku fitoi gradat Kandidat i Shkencave dhe Doktor i Shkencave e më pas titullin Profesor. Veç krijimtarisë letrare origjinale dhe publicistikës ka përkthyer në shqip një sërë autorësh si Grin, Bellou, Mishima, Munro, Xhojs e Nabokov.

Nga viti 2001 jetoi e punoi në SHBA. U nda nga jeta më 15 janar 2015.

Tituj të veprave Redakto

  • Rrugëve të atdheut, (1967) [1]
  • Etyde, (1972) [1]
  • Ekspres, (1975)
  • Tregime, (1978)
  • Kokrra gruri (1978) [1]
  • Ditë që vështrojnë larg (1982) [1]
  • Eshtë se ç'na është (1984)
  • Ditëlindja e këngës (1983) [1]
  • Plumbi i germave (1986) [1]
  • Gjurma e vetëtimës (1986)
  • Bota në sytë e Dolës (1986)
  • Në udhën time (1988) [1]
  • Ëndrrat e fëmijëve (1989) [1]
  • Mall për njerëz (1989) [1]
  • Ekuinokset (1990) [1]
  • Tempujt e mosharrimit (1990)
  • Hiroshima jashtë meje (1995)
  • Penda e pulëbardhës (1996)
  • Karusel (1997)
  • Sirtarët (1999)
  • Rrefenjat e Hamburgut (2007)
  • Bumerang (2009)
  • Yjet janë fare pranë' (2017)
  • Mësimet e natës 101 përrallat e fëmijëve të mi (2017)

Burime Redakto