Bima e murrizit është shkurre, që mund të shkojë nga 2 deri 6 metra e lartë me gjemba therëse, gjethe 3 deri 5 vriguj dhe buzë të dhëmbëzuara, pjesa e sipërme e tyre është në ngjyrë të blertë dhe me shkëlqim. Lulet e bimës janë me ngjyrë të bardhë me vastak të vegjël. Frutet e murrizit janë tërreme rreth 1 centimetër të gjatë. Murrizi gjendet kudo në vendin tonë, si në vendet e ulëta ashtu edhe në lartësitë mbi 1600 metra.

Periudha e lulëzimit të murrizit fillon nga muaji maj deri në muajin qershor. Më pas nis formimi i frutit.

Shiko dhe Redakto

  Commons: Maloideae – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale