Bishti (latinisht Cauda) është organ që ndodhet në pjesën e prapme të kurrizorëve në anën e kundërt të kokës. Te disa gjallesa është zhdukur p.sh. te bretkocat disa lloje majmunësh dhe te njeriu.

Lemuri me bishtin karakteristik

Funksionet Redakto

Funksionet e bishtit janë të ndryshme. Te peshqit bishti është i pajisur me muskulaturë të fuqishme dhe ndihmon për lëvizjen e peshkut. Te kurrizorët tokësorë e ka humbur funksionin fillestar dhe shërben si organ ndihmës për lëvizje p.sh te zvarranikët. Te shpendët poashtu shërben si drejtues gjatë fluturimit dhe është i mbuluar me pupla të gjata. Te shumica e gjitarëve nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm dhe është organ për mbështetje dhe ballancim të trupit dhe për ruajtje nga mizat dhe insektet që e shqetësojnë kafshën në fjalë.

Lidhje të jashtme Redakto