Bletaria është disiplinë e cila merret me rritjen dhe kultivimin e kolonive të bletëve të mjaltit, zakonisht në koshere të punuara nga njerëzit. Një bletar mban bletë me qëllim që prej tyre të mbledhë mjaltin dhe produktet e tjera që prodhojnë kosheret (duke përfshirë dyll, propolis, polen dhe qumështin e bletës), për të polinuar bimët ose për të prodhuar bletë për shitje tek bletarët tjerë. Një vend ku mbahen bletët quhet park ose "oborr bletësh". [1] [2] [3]

Koshere bletësh - Pikturë e shekullit XIV

Historiku Redakto

Pamje të njerëzve duke mbledhur mjaltë nga bletët e egra datojnë prej para 10,000 vjetësh. Bletët në enët e qeramikës filluan të përdoren rreth 9,000 vjet më parë në Afrikën e Veriut. Argumentimi shfaqet në artin egjiptian prej rreth 4.500 vjet më parë. Asokohe përdoreshin kosheret e thjeshta dhe tymi ndërsa mjalti është ruajtur në kavanoza, disa prej të cilave janë gjetur në varret e faraonëve si Tutankhamuni. Mirëpo deri në shekullin XVIII evropianët nuk e kuptuan sa dhe si duhet, biologjinë dhe mbarështimin e bletëve. [4]

Ilirët e lashtë, falë kushteve të favorshme klimatike dhe bimësisë se pasur mjaltëdhënëse, janë marrë edhe me rritjen e bletëve. Vetë Aristoteli, filozof i njohur grek dhe njohës i mirë i bletarisë ka shkruar se ilirët kishin bletarë të shkëlqyer. Aristoteli na informon se bletët dhe mjalti përdoreshin gjerësisht nga ilirët. Në veprën me titull "Mbi mrekullitë e dëgjuara" - De Mirabilibus Auscultationibus (Περὶ θαυμασίων ἀκουσμάτων) ai mes tjerash shkruan: "Thonë se tek ilirët e quajtur taulantë, bëjnë verë nga mjalti; pasi i shtrydhin hojet e mjaltit i hedhin ujë dhe e ziejnë në kazan gjersa të mbetet gjysma. Këtë e hedhin ndër enë prej balte dhe e lënë derisa të mbetet gjysma, pastaj lëngun e hedhin ndër enë prej druri. Këtu, ndër enët e drurit, thonë se e lënë të fermentohet për një kohë të gjatë dhe bëhet si verë dhe bile një verë e ëmbël dhe e fortë. Kurse tani thonë se kjo verë bëhet edhe në disa vende të Helladës dhe e tillë që nuk ndryshon aspak prej verës së vjetër, aq sa ishte e pa mundur për kërkuesit që ta dallonin ..."[5] [6] Ndërkohë ilirët e fisit Abri ishin të njohur edhe si prodhues të një birre nga meli, elbi dhe mjalti, e quajtur sabaia (birrë meli). [7] [8] [9] Lidhur me mitologjinë ilire, është edhe emri Melisa/Amelisa/Ambelsia që d.m.th. një lloj blete; etimologjia shqip mbledhësja e ambëlsisë e nektarit), e bija e Epidamnit, ishte një nimfë që ngelet shtatzënë nga Poseidoni dhe lind Dyrrahionin, Hyun e dy rraheve-porteve). Ilirët taulantë, për nderimin e kësaj stërgjysheje të bletëve, përveç përdorimit si emërtim mitologjik e si antroponim, ia kishin ngjitur emrin edhe një kepi detar, Kepi Melissa/Melisonios, në jug të Durrësit. Nga numizmatika shohim se ilirët kishin farkuar edhe monedha argjendi me figura bletësh, në paraqitjen e të cilave përziheshin edhe mitologji të lashta. Madje figura e bletës është qëndisur edhe në kostumet e grave iliro - shqiptare në periudha të ndryshme historike.

Sipas besimeve tradicionale popullore, bleta dikur ka qenë njeri; mbase për këtë thuhej vdiq e jo ngordhi. Ajo nuk nëmet, sepse, sipas besimeve popullore, është mëkat i madh të nëmësh bletën. Përpara se t’i merrnin mjaltin, njerëzit laheshin, sepse besonin se në të kundërtën bleta nuk do të jepte më mjaltë, madje dhe se mund të “vdiste”, nuk bëhej ashure me mjaltë se del nga shpirti i mizave - bletë; nuk duhet të shkelet uji me të cilin lahen duart kur hanë mjaltin se është mëkat i rëndë. Franc Nopça e lidh këtë nderim për bletën me mitraizmin, por do të ishte më afër mendsh ta shpjegonim me traditat e lashta vendase, që mbase na kthejnë te Melisa e lashtësisë, te nimfa e shndërruar në bletë, pra te stërgjyshja e të gjitha bletëve dhe nëna e Dyrrahut. Bleta ndryshe quhet edhe mblet/ë-a, gjet/ë-a, mjacëzë , mjaltëz, fryma e shenjtë, mizë, mizë mjalti, mizare, punëtoret. Del edhe në toponimi: Guri i Bletës (Kryezi-Pukë), Shteku i Bjetës (Apripë e Gurit-Pukë), Lugu i Bjetës (Skavinë-Pukë), Bleta e Marcolit (Kroni i Madh-Shllak), Curri i Bletës (Benë-Shllak), Rrethi i Bletës (Vukël) etj. [10]

Ndërkaq përmbledhja e parë dhe më e plotë e folklorit shqiptar e përgatitur nga rilindasi Thimi Mitko dhe e plotësuar nga Gjergj Pekmezi mban titullin Bleta shqiptare.

Galeria Redakto

Shih edhe Redakto

Literatura Redakto

[undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help)

  • Grup autorësh. Bletaria. Prishtinë (pa vit botimi)
  • Duma, Ali. (1936) Bleta. Tiranë
  • Grup autorësh. (1948) Bleta. Tiranë
  • Nuri, Qenan. (1982) Manual i bletarit, Tiranë
  • H. Demukaj & S. Muçolli (1985) Kalendari i punëve praktike në bletore. Prishtinë
  • J. Belçiq & Z. Çelaj (1990) Bletaria sot. Prishtinë
  • Dedej, Selim. (1998) Biologjia dhe sëmundjet e bletës. Tiranë
  • Mishenko, Aleks. (1999) Në botën e bletëve. Shkodër
  • Thomo, Kristaq. (1999) Parimet e bletarisë së sotme praktike. Tiranë, faqe 193
  • Muçolli, Zeqir. (2000) Fjalor i bletarisë. Prishtinë
  • Muçolli, Zeqir. (2009) Bletaria praktike. Prishtinë
  • Pepa, Prengë. (2009) Manual për bletarinë. Lezhë
  • Grup autorësh. (2009) Bletaria hap pas hapi. Prizren
  • Thomo Kristaq. (2010) Antologji e bletës shqiptare. Tiranë, faqe 361
  • Aleksi, Pëllumb. (2011) Sëmundjet e bletëve dhe kontrolli i tyre. Tiranë
  • Grup autorësh. (2012) Dëmtuesit, sëmundjet dhe grabitçarët e bletëve mjaltëdhënëse. Shkup
  • Grup autorësh. (2020) Manual Bletarie Arkivuar 27 qershor 2020 tek Wayback Machine, USAID

(gjuhë tjera)

  • {{Cite book |last=Crane|first=Eva|title = The World History of Beekeeping and Honey Hunting|publisher=Routledge|year=1999|id=ISBN [[Special:BookSources/{{{1}}}|{{{1}}}]] Invalid ISBN * Holland, Jennifer (14 maj 2013). "U.N. Urges Eating Insects: 8 Popular Bugs to Try". National Geographic (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2015. Marrë më 16 korrik 2015.
  • "Botok Tempe Tahu Teri (Botok Tempe Tofu Anchovy)" (në anglisht). Tasty Indonesian Food. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2015. Marrë më 22 qershor 2015. (This particular Botok recipe uses anchovies, not bees)
  • Haris, Emmaria (6 dhjetor 2013). "Sensasi Rasa Unik Botok Lebah yang Menyengat (Unique taste sensation botok with stinging bees)" (në indonezisht). Sayangi.com. Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2015. Marrë më 22 qershor 2015.
  • Gregory, Pam. "Better beekeeping in top-bar hives" (në anglisht). Bees For Development. Arkivuar nga origjinali më 21 mars 2008. Marrë më 2008-03-12.
  • Annette Bruun Jensen (2016). "Standard methods for Apis mellifera brood as human food". Journal of Apicultural Research (në anglisht). Taylor & Francis, Journal of Apicultural Research. 58 (2): 1–28. doi:10.1080/00218839.2016.1226606.
  • "What is apitherapy?" (në anglisht). MedicineWorld.Org. Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2015. Marrë më 20 janar 2018.
  • Barry R., Cassileth (2011). "Chapter 36: Apitherapy". The Complete Guide to Complementary Therapies in Cancer Care: Essential Information for Patients, Survivors and Health Professionals (në anglisht). World Scientific. fq. 221–224. ISBN 978-981-4335-66-9. Arkivuar nga origjinali më 7 mars 2017.
  • Ades, Terri B.; Russel, Jill, red. (2009). "Chapter 9: Pharmacologic and Biologic Therapies". American Cancer Society Complete Guide to Complementary and Alternative Cancer Therapies (në anglisht) (bot. 2nd). American Cancer Society. fq. 704–708. ISBN 978-0-944235-71-3.
  • Balch, Phyllis A.; Balch, James F. (2000). Prescription for Nutritional Healing, Third Edition (në anglisht). New York: Avery. ISBN 978-1-58333-077-7.
  • Ammon, R.; Zoch, E. (1957). "Zur Biochemie des Futtersaftes der Bienenkoenigin". Arzneimittel-Forschung (në gjermanisht). 7: 699–702.
  • Bonomi, A (1983). "Acquisizioni in tema di composizione chimica e di attivita' biologica della pappa reale". Apitalia (në italisht). 10 (15): 7–13.
  • Chauvin, R. and Louveaux, 1. (1956) Etdue macroscopique et microscopique de lagelee royale. L'apiculteur.
  • Cho, Y.T. (1977). "Studies on royal jelly and abnormal cholesterol and triglycerides". Amer. Bee (në anglisht). 117: 36–38.
  • De Belfever, B. (1958) La gelee royale des abeilles. Maloine, Paris.
  • Destrem, H. (1956) Experimentation de la gelee royale d'abeille en pratique geriatrique (134 cas). Rev. Franc. Geront, 3.
  • Giordani, G (1961). "[Effect of royal jelly on chickens.]". Avicoltura (në anglisht). 30 (6): 114–120.
  • Canadian Honey Council Essential Oils for Varroa, Tracheal, AFB Control
  • Morse, Roger (editor) The ABC and XYZ of Beekeeping
  • Sammataro, Diana; et al. The Beekeeper's Handbook

Referime Redakto

  1. ^ Dams, M.; Dams, L. (21 korrik 1977). "Spanish Rock Art Depicting Honey Gathering During the Mesolithic". Nature (në anglisht). 268 (5617): 228–230. doi:10.1038/268228a0.
  2. ^ Roffet-Salque, Mélanie (14 qershor 2016). "Widespread exploitation of the honeybee by early Neolithic farmers". Nature (në anglisht). 534 (7607): 226–227. doi:10.1038/nature18451.
  3. ^ Crane, Eva (1999). The world history of beekeeping and honey hunting (në anglisht). London: Duckworth. ISBN 9780715628270.
  4. ^ Traynor, Kirsten. "Ancient Cave Painting Man of Bicorp" (në anglisht). MD Bee. Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2011. Marrë më 2008-03-12.
  5. ^ Ilirët dhe Iliria te autorët antikë”, Tiranë, 1965, f 41
  6. ^ Aristoteli: De Mirabilibus Auscultationibus, IX, 3, 832, a,22
  7. ^ Food in the Ancient World (Food Through History) by Joan P. Alcock, ISBN 0-313-33003-4, 2005, page 91, "Aristotle described the process of making it by the Taulantii of Illyria, and Pliny commented on hydromeli made in Phrygia."
  8. ^ Wilkes, J. J. The Illyrians, 1992, ISBN 0-631-19807-5, page 98, "...who may have belonged to the Taulantii, known to Greeks for their method of preparing mead from honey, were the Abri..."
  9. ^ The Cambridge Ancient History, Volume 6: The Fourth Century BC by D. M. Lewis (Editor), John Boardman (Editor), Simon Hornblower (Editor), M. Ostwald (Editor), ISBN 0-521-23348-8, 1994, page 423
  10. ^ Qazimi, Azem. (2008) Fjalor i mitologjisë dhe demonologjisë shqiptare (të kremte, rite e simbole). Plejad, Tiranë, fq. 27 - 28.

Lidhje të jashtme Redakto

  Commons: Bletaria – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale