Bllagaji është një qytezë (kasaba) në juglindje, të pellgut të Mostarit, në Kantonin Hercegovina-Neretva, në Bosnje dhe Hercegovinë. Ai shtrihet rrëzë të Bišćes dhe është njëri nga vendbanimet më të përziera (urbane dhe rurale) në Bosnjë dhe Hercegovinë.[1] U pagëzua, Bllagaj, sipas të gjitha gjasave, për shkak klimës së tij të butë, pasi që "blaga" në gjuhën boshnjake do të thotë "e butë".[2] Blagaj ndodhet në vendburimin e lumit Bunae ku gjendet edhe një teqe (tekija) historike. Teqja e Bllagajit ishte ndërtuar mes viteve1446 - 1520, me elemente të arkitekturës osmane dhe të stilit mesdhetar[3][4] dhe konsideruar si një monument kombëtar i Bosnjes dhe Hercegovinës. Teqja e Bllagajit është një objekt fetar i cili është ndërtuar për shërbyer tarikateve të ndryshme të pasuesve të tesavufit.[5]

Teqe në Blagaj 
Rrugë në Bllagaj
Burimi i lumit Buna dhe Bllagaj Teqe

Vendburimi Redakto

Vrella e Bunes është burimi i lumit Buna është një burim i fuqishëm karstik. Lumi rrjedh në perëndim për rreth 9 kilometres (6 mi) dhe bashkohet me lumin Neretva në afërsi të fshatit Buna. Në tjetër vend historik është edhe Kalaja e Vjetër e Bllagajit (Stjepan grad), në kodrën mbi Bllagaj, e që ishte selia e fisnikut hercegovinas, Stjepan Vukčić, dhe vendlindja e Mbretëreshës së Bosnjes Katarina Kosača-Kotromanić.

Histori Redakto

Gjatë antikitetit klasik ka ekzistuar një Fortesë Ilire,  dhe më vonë një Castrum Romak. Gjatë mbretërimit të Perandorit Bizantin Justinian, disa qytete të fortifikuara u ndërtuan në këtë zonë. Bllagaji është përmendur në veprën e Konstandin Porphyrogenitus, me titull, De Administrando Imperio, me emrin kuptimplotë Bona, asokohe pjesë e Zahumles (Hum).

Në burimet historike me emrin Bllagaj përmendet në vitin1423. Gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, Bllagaji ishte selia Bllagaj Vilajetit, dhe ishte i ndarë në disa njësi. Qyteti kishte shtatë xhami, dy hane, katër musafirhane (mysafir shtëpi), një medrese (boshnjakisht: medresa), dy mektebe, shtatë mullinjë dhe katër ura prej guri, në lumin Buna. Boshnjakët ishin shumicë deri më 1835, gjatë periudhës Austro-hungareze kur ndodhën ndryshime në dobi të krishterëve. Një Kishë Ortodokse është ndërtuar në vitin 1893 dhe një Kishë Katolike Romake në vitin 1908.

Arkitektura Redakto

 
Një vend historik i Kalasë së Vjetër Blagaj Fort (Stjepan grad) - Ndryshe nga fortifikimet tjera ka shërbyer edhe si shtëpi në Bosnje dhe Hercegovinë, Bllagaj Kalaja shtrihet në një zonë natyrore mbi nivelin e shkëmbinjëve të pjerrët në jug, perëndim dhe veri. Muret kanë mbijetuar, lartësia e tyre shkon prej 12 deri 14 m. Pjesa e mbrojtur brenda saj është relativisht e vogël, e ngjashme me atë të Kalasë në Jajce.[6]

Vendbanimi më i hershëm në Bllagaj shtrihej në rrëzë të Kalasë në Bllagaj, ku ka një kryqëzim rrugësh me Nevesinjen.  Gjatë mbretërimit të Perandorisë Austro-hungareze, Bllagaj ende mbahej me karakterin e saj orientalo-mesdhetar, në pamjen e përgjithshme të saj në detaje arkitektonike dhe kompozicionale, pavarësisht nga ndryshimi i strukturës urbane.[7] Një turne virtual 360° i Bllagaj Teqes mund të shihet këtu.

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Regional Programme for Cultural and Natural Heritage in South East Europe 2003 - 2006
  2. ^ "Visit Mostar". Arkivuar nga origjinali më 7 dhjetor 2011. Marrë më 16 gusht 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "The natural and architectural ensemble of Blagaj". UNESCO World Heritage Centre. Marrë më 21 maj 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Tekke in Blagaj on the Buna Spring, the natural and architectural ensemble of Blagaj". Commission to Preserve National Monuments of Bosnia and Herzegovina. Marrë më 22 maj 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  5. ^ 23 incredible travel destinations you probably didn't know existed
  6. ^ Regional Programme for Cultural and Natural Heritage in South East Europe 2003 - 2006
  7. ^ UNESCO: The natural and architectural ensemble of Blagaj

Koordinatat: 43°15'26"N 17°53'11"E / 43.25722°N 17.88639°D / 43.25722; 17.8863943°15′26″N 17°53′11″E / 43.25722°N 17.88639°E / 43.25722; 17.88639