Caraci (Celtis australis) është një pemë mesdhetare, që në Republikën e Shqipërisë rritet në lartësitë 50-1000m mbi nivelin e detit.  

Carac
noform
noform
Celtis australis
Klasifikimi Shkencor
Mbretëria Bimë
Nënmbretëria Tracheobionta
Ndarja Magnoliophyta
Klasa Magnoliopsida
Nënklasa Hamamelidae
Rendi Urticales
Familja Ulmaceae
Gjinia Celtis
Lloji Celtis australis



Celtis australis

Sinonime

Bobja, boboli, bobolja, çerçemi, çuçumi, foljeta, fuleta, goxhamishja, hidhëza, hini, hinëza, hithëthi, hithi, hiza, ithja, kaliboba, karabobja, karata, karateneja, kokobobja, kollopriftja, vidhëza, vidhi i butë.

Përhapja dhe habitati

Caraci është i pranishëm në Europën Jugore, Azinë Perëndimore dhe Afrikën veriore. Në Shqipëri, si rezultat i zhvillimit urban dhe, kryesisht të moskujdesjes, numëri i caraceve është zvogluar shumë e rrezikon zhdukjen. Tirana njihej si qyteti i caracave, por tashmë individët e fundit të mbetur në qytet, gjenden në shtëpi të vjetra me oborr, dhe rrezikohet të priten si pasojë e prishjes së shtëpive të vjetra e ndërtimit të pallateve.

Ai rritet në pyje gjetherënës, madje edhe në gurishte dhe vende të thatë, me tokë gëlqerore. Caraci mund të shoqërohet me lehtësi me elmin, shkozën,lajthinë, lisin dhe panjën.

Përshkrimi

Caraci (Australis Celtis L., 1753), i quajtur gjithashtu çerçemi, karabobja apo karatoneja etj. (Shih Sinonime) është një bimë drusore me origjinë nga Europa Jugore, Afrika e Veriut dhe Azia e Vogël. Druri i tij paraqitet i çelët, i fortë, i përkulshëm e elastik, i qëndrueshëm dhe jetëgjatë. Është i kërkuar për mobilje, në zdrukthari, për vegla bujqësore dhe punime në torno. Lëvorja e drurit përdoret në ngjyrosje, nga ajo nxirret një pigment i verdhë. Druri i caracit është gjithashtu një lëndë djegëse e shkëlqyer.

Lartësia mesatare është rreth 10 m, por kjo pemë mund të arrijë lartësi të konsiderueshme, deri në 25 m. Lëshon rrënjë kudo duke zhvilluar një sistem rrënjor të thellë dhe shpesh prania e kartones shkakton  prishjen e specieve drurësore në afërsi. Në Itali kjo bimë është e njohur edhe me emrin spaccasassi (gurëcoptues), për hir të sistemit të saj të fortë rrënjor, që e bën atë të aftë për të mbijetuar dhe të lëshojë rrënjë edhe në toka karstike e shkëmbore. Trungu është mjaft i shkurtër, i fuqishëm dhe plot me nervature (në moshën e rritur), me degë primare me përmasa të mëdha, ndërsa ato të mesmet kanë tendencë të jenë të varura. Kurora është mjaft e dendur, e zgjeruar, me një rrumbullaksi pothuajse të përkryer.

Gjethet

Gjethet e Caracit (karatonesë) kanë një bisht të shkurtër (5-15 mm) dhe një fletë pothuajse eliptike ose heshtake (2-6 cm x 5-15 cm). Ato karakterizohen nga një majë e zgjatur dhe një  bazë pak  asimetrike. Faqja e sipërme është errët dhe e ashpër.

Lulet

Ato janë hermafrodite dhe uniseks (mashkull), shfaqen njekohësisht me gjethet dhe në grupe të vogla (çdo lule është rreth 2-3 mm). Lulëzimi ndodh midis prillit dhe majit.

Frutet (Karabobet)

Frutet janë drupe (frut me bërthamë, tul dhe lëkurë) në formë sferike me diametër rreth 8-12 mm. Në fillim kanë ngjyrë të verdhë ose gri-jeshile të çelët, kur piqen bëhen të errët. Ata kanë një shije të ëmbël, të ngrënshëm, por tuli është i pakët.

Dallimet me specie të tjera

Celtis australis ndryshon nga Celtis occidentalis (L.), me origjinë në Amerikën verilindore,

  prej lëvores: Tek C. occidentalis është plasaritur dhe të errët

  prej gjetheve: në C. australis ato janë të ashpra dhe më të errta në faqen e sipërme e me push të dendur në atë të poshtmen, ndërsa gjethet e C. occidentalis janë të lëmuara dhe me shkëlqim sipër dhe pa push poshtë. Së fundi, te C. occidentalis gjethet janë më pak të rrumbullakosura, më të zgjatura dhe pa dhëmbëza afër majës.

Përdorime

Caraci përdoret me sukses në pemëzimet anash rrugëve dhe në parqet e qyteteve, për rezistencën e tij ndaj ndotjes urbane dhe për hijen e dendur, pavarësisht rreziqeve për shtresën rrugore, për shkak të faktit se sistemi i tij rrënjor mund të zhvillohet edhe në sipërfaqe.