Danilo D'Ambrosio (lindur më 9 shtator 1988) është një futbollist profesionist italian i cili luan si mbrojtës për klubin italian Monza.

Danilo D'Ambrosio

D'Ambrosio duke luajtur për Interin në vitin 2014
Të dhënat vetjake
Emri i plotëDanilo D'Ambrosio
Datëlindja (1988-09-09) 9 shtator 1988 (35 vjeç)
VendlindjaNapoli, Itali
Gjatësia1.85 m (6 ft 1 in)
PozicioniMbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Monza
Numri33
Karriera me të rinjtë
2004–2005Salernitana
2005–2008Fiorentina
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2008Potenza10(0)
2008–2010Juve Stabia29(0)
2010–2014Torino117(10)
2014–2023Internazionale226(17)
2023–Monza0(0)
Karriera ndërkombëtare
2004Italia U165(2)
2004Italia U173(0)
2010Italia U213(0)
2017–Italia2(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 1 mars 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 1 qershor 2018

Karriera me klube Redakto

Karriera e hershme Redakto

Ai filloi karrierën e tij në qytetin e Napolit, duke luajtur me klubin lokal Salernitana. Megjithatë, klubi falimentoi dhe ai sëbashku me vëllain e tij Dario u bashkua me skuadrën e të rinjëve të Fioretinës në vitin 2006.[1] Ai ishte pjesë e Primvarës së Fiorentinës deri në vitin 2007, por më 8 janar 2008, ai u shit te skuadra e Serie C1, Potenza, me një formulë bashkpronësie. Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 20 janar 2008 në fitoren 2–1 kundër Juve Stabia dhe deri në fund të sezonit koleksionoi 10 paraqitje.

Juve Stabia Redakto

Më 11 korrik 2008, ai u bashkua me skuadrën e Lega Pro, Juve Stabia, me një tjetër formulë bashkpronësie.[2] Ai bëri debutimin e tij me Le vespe më 31 gusht 2008 kundër Tarantos.[3] Ai u bë titullar te Juve Stabia në sezonin e tij të parë, me klubin i cili ishte i vendosur për të blerë kartonin e lojtarit nga Fiorentina.[4] Ai e shpenzoi sezonin e tij të dytë duke luajtur zakonisht si mesfushor i djathtë dhe shënoi golin e tij të parë si profesionist në fitoren 4–1 kundër Barletta.[5]

Torino Redakto

Më 12 janar 2010, D'Ambrosio u bashkua me klubin e Serie B, Torino.[6] Ai bëri debutimin e tij në Serie B në fitoren 4–1 kundër Grossetos. Ai ishte një titullar me Torinon gjatë sezonit, madje arriti të shënojë golin e parë me klubin më 20 mars 2010 në fitoren 2–0 jashtë fushe kundër Modenës. Pas kësaj, Torino bleu të gjitha të drejtat e lojtarit nga Juve Stabia në qershor 2010.

D'Ambrosio gjithashtu ishte titullar edhe sezonin tjetër nën drejtimin e trajnerit të ri Franco Lerda. Ai shënoi dygolëshin e parë në karrierë në fitoren 3–2 kundër Modenës, këto ishin Golat e vetëm të sezonit për të. Më 15 dhjetor 2010, ai rinovoi kontratën e tij me klubin deri në vitin 2014.[7] Megjithatë, sezoni 2010–11 u karakterizua nga performanca negative nga ai dhe skuadra, me klubin që dështoi të arrinte në fazën play-off për të shkuar në Serie A, gjë që solli shumë kritika drejt skuadrës.[8]

Trajneri i ri Giampiero Ventura u përqëndrua te D'Ambrosio për sezonin 2011–12 duke e zhvendosur si mbrojtës të djathtë sëbashku Matteo Darmian. Më 2 nëntor 2011, ai shënoi golin e parë të sezonit që rezultoi të ishte goli i fitores kundër Regginës,[9] dhe shënoi golin e dytë më 11 shkurt 2012 në fitoren 3–1 kundër Nocerinës. Gjatë gjithë sezonit ai luajti gjithsej 26 ndeshje dhe shënoi 3 gola me Torinon që u ngjit në Serie A.

Ai bëri debutimin e tij në Serie A më 26 gusht 2012 në barazimin pa gola kundër Sienës,[10] por nuk luajti asnjë ndeshje si titullar deri më 26 shtator në një tjetër barazim pa gola, këtë herë kundër Udineses.[11] Ai shënoi golin e parë në Serie A gjatë fitoren 5–1 jashtë fushe kundëër Atalantës më 30 shtator.[12] Në dhjetor 2012, ai u bë zëvëndës-kapiten i Torinos për shkak se Angelo Ogbonna pësoi një dëmtim. Ai u votua si zbulimi i vitit i Torinos në fund të sezonit nga lexuesit e Toro.it.[13]

D'Ambrosio u vendos si mbrojtës i majtë gjatë sezonit 2013–14, duke arritur në shënojë golin e parë të sezonit në barazimin 2–2 kundër Milanit më 14 shtator 2013. Ai shënoi sërisht në javën e ardhshme në fitoren 2–1 jashtë fushe kundër Bolonjës.[14] Më 13 dhjetor 2013, presidenti i klubit Urbano Cairo tha se D'Ambrosio do të largohej nga klubi pasi hodhi poshtë rinovimin e kontratës.[15] Ish kapiteni i Torinos zhvilloi gjithsej me klubin 119 ndeshje duke arritur të shënoj dhe 10 gola.

Internazionale Redakto

Sezoni 2013–14 Redakto

 
D'Ambrosio në aksion gjatë sezonit 2014–15.

Më 28 janar 2014, Sky Sport raportoi se D'Ambrosio do të bashkohej me Interin për 1.5 milion plus të riun Matteo Colombi. Më 30 janar 2014, Inter konfirmoi marrëveshjen nëpërmjet faqes zyrtare në internet.[16] Tre ditë më vonë, ai bëri debutimin e tij me Interin në Derbin e Italisë kundër JuventusitJuventus Stadium ku Inter humbi ndeshjen me rezultatin 3–1.[17] Më 15 mars 2014, D'Ambrosio luajti ndeshjen e tij të parë si titullar në fitoren 2–0 jashtë fushe kundër Hellas VeronësStadio Marc'Antonio Bentegodi.[18] Pas kësaj, ai siguroi një vend në formacionin titullar të Interit. D'Ambrosio ishte një zëvëndësim i papërdorur në ndeshjen e fundit zyrtare në San Siro të kapitenit legjendar Javier Zanetti, me Interin që mposhti Lazion me rezultatin 4–1 duke siguruar një vend në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm.[19] Ai luajti 90 minuta në ndeshjen e fundit të sezonit ku Inter u mposht 2–1 nga Chievo Verona në Stadio Marc'Antonio Bentegodi.[20] Ai e mbylli sezonin e parë me fanellën e Interit me 11 ndeshje, ku tre prej tyre i luajti të plota.

Sezoni 2014–15 Redakto

D'Ambrosio e nisi sezonin 2014–15 duke shënuar golin e parë zyrtar me Interin në fitoren 3–0 jashtë fushe kundër islandezëve të Stjarnan në ndeshjen e parë play-off të Ligës së Europës.[21] Ky ishte goli i parë në kompedicionet europiane për të në debutimin e tij. Ai luajti 90 minuta në ndeshjen e kthimit me Interin që fitoi me rezultatin tenistik 6–0 duke kaluar për në fazën e grupeve me rezultatin e përgjithshëm 9–0.[22] Në ndeshjen e parë në kampionat për sezonin 2014–15, ai luajti dhjetë minutat e fundit pas zëvëndësoi debutuesin tjetër Dodô me Interin që mori një barazim pa gola kundër ish skuadrës së tij TorinoStadio Olimpico.[23] Ai ishte një zëvëndësim i papërdorur në ndeshjen e dytë në ligë, të parën në San Siro, ku Inter mposhti me rezultatin shkatërrimtar 7–0 Sassuolon për të marrë fitoren e parë në ligë.[24][25]

Më 18 shtator 2014, në ndeshjen e parë në fazën e grupeve të Ligës së Europës kundër skuadrës ukrainase Dnipro Dnipropetrovsk, ai shënoi golin e vetëm të ndeshjes me Interin që mori tre pikët e para në rrugën e tyre europiane.[26][27] Pas ndeshjes, D'Ambrosio e përshkroi golin e tij si "më të rëndësishmin e karrierës së tij".[28]

Monza Redakto

Më 2 gusht 2023, D'Ambrosio firmosi një kontratë një-vjeçare me Monzën me opsion rinovimi edhe për një vit.[29]

Karriera ndërkombëtare Redakto

Më 10 gusht 2010, D'Ambrosio bëri debutimin e tij për kombëtaren U–21 në një ndeshje miqësore kundër Danimarkës. Pas kësaj, ai luajti edhe dy ndeshje të tjera kualifikuese për Europianin U–21 kundër Bosnjes dhe Uellsit, të dyja të përfunduara me fitoret e Azzurëve 1–0.

Jeta personale Redakto

Ai ka një vëlla binjak, Darion, i cili luan gjithashtu si mbrojtës, për Leccen. Të dy u rritën te Caivano në një shkollë futbolli Sporting Caivano 94. Në prill 2014, D'Ambrosio u bashkua në rrjetin social Twitter tha në statusin e parë që shkruajti tha se për çdo ndjekës të tij, ai do të dhuronte 0.50 për shoqatën e bamirësisë "Aiutare I Bambini" e cila jep ndihma për fëmijët në nevojë në zonën e Campanias, dhe në fund ai dhuroi 11,500 €.[30]

Referime Redakto

  1. ^ "Fiorentina Primavera 2005/2006" (në italisht). ACF Fiorentina. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2005. Marrë më 27 shtator 2014.
  2. ^ "UFFICIALE: cinque operazioni minori per la Fiorentina" [Zyrtare: Pesë operacione të vogla për Fiorentinën] (në italisht). Tutto Mercato Web. 11 korrik 2008. Marrë më 21 shtator 2014.
  3. ^ "Taranto vs Juve Stabia - 31 August 2008" (në anglisht). Soccerway. 31 gusht 2008. Marrë më 21 shtator 2014.
  4. ^ "Lega Calcio, tutti i risultati delle buste" [Lega Calcio, të gjithë rezultatet e zarfave] (në italisht). Tutto Mercato Web. 27 qershor 2009. Marrë më 21 shtator 2014.
  5. ^ "Lega Pro: Juve Stabia-Barletta 4-1 - tabellino e sintesi" [Lego Pro: Juve Stabia-Barletta 4-1 - tabela dhe sinteza] (në italisht). Blog.libero.it. 6 shtator 2009. Marrë më 21 shtator 2014.
  6. ^ "D'Ambrosio al Toro" [D'Ambrosio te demi] (në italisht). Torino FC. 13 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2012. Marrë më 15 janar 2010.
  7. ^ "Ufficiale: Torino, rinnova Danilo D'Ambrosio fino al 2014" [Zyrtare: Torino, Danilo D'Ambrosio rinovon deri në vitin 2014] (në italisht). Calcio News 24. 15 dhjetor 2010. Marrë më 21 shtator 2014.
  8. ^ "D'Ambrosio: «Toro, ho deluso ma non sono un montato»" (në italisht). Tutto Sport. Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2011. Marrë më 21 shtator 2014.
  9. ^ "Reggina vs Torino 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 1 nëntor 2011. Marrë më 21 shtator 2014.
  10. ^ "Siena vs Torino 0 – 0" (në anglisht). Soccerway. 26 gusht 2012. Marrë më 21 shtator 2014.
  11. ^ "Torino vs Udinese 0 – 0" (në anglisht). Soccerway. 26 shtator 2012. Marrë më 21 shtator 2014.
  12. ^ "Atalanta vs Torino 1 – 5" (në anglisht). Soccerway. 30 shtator 2012. Marrë më 21 shtator 2014.
  13. ^ "Il Gran Gala del Toro incorona Cerci" [Galaja e madhe e Torinos kurorëzon Cercin] (në italisht). La Stampa. 15 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2014. Marrë më 21 shtator 2014.
  14. ^ "Bologna vs Torino 1 – 2" (në anglisht). Soccerway. 22 shtator 2013. Marrë më 21 shtator 2014.
  15. ^ "D'Ambrosio will leave, admit Torino" [D'Ambrosio do të largohet, pranon Torino] (në anglisht). Football Italia.net. 13 dhjetor 2013. Marrë më 21 shtator 2014.
  16. ^ "Danilo D'Ambrosio sings for Inter" [Danilo D'Ambrosio firmos për Interin]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 18 shtator 2014.
  17. ^ "Juventus 3–1 Inter Milan" (në anglisht). BBC Sport. 3 shkurt 2014. Marrë më 18 shtator 2014.
  18. ^ "Serie A, Hellas Verona 0–2 Inter". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 15 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 12 nëntor 2019. Marrë më 18 shtator 2014.
  19. ^ "Inter 4–1 Lazio". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 10 maj 2014. Marrë më 13 maj 2014.
  20. ^ "Chievo 2-1 Inter: Obinna double stuns Mazzarri's men" [Chievo 2-1 Inter: Dopieta e Obinnës shtang lojtarët e Mazzarrit] (në anglisht). Goal.com. 18 maj 2014. Marrë më 18 shtator 2014.
  21. ^ Androkli Dralo (20 gusht 2014). "Interi bën "tris", e pret biletën që në Islandë". Panorama Sport. Marrë më 21 gusht 2014.
  22. ^ Jeton Stamolla (29 gusht 2014). "Interi e ekzagjeron, 6 gola Stjarnanit". Panorama Sport. Marrë më 21 gusht 2014.
  23. ^ "Torino 0-0 Inter: Vidic sees red as Mazzarri's men are held" [Torino 0-0 Inter: Vidic shikon të kuqe me lojtarët e Mazzarrit që ndalet] (në anglisht). Goal.com. 31 gusht 2014. Marrë më 31 gusht 2014.
  24. ^ "Inter sërish 7 gola Sasuolos". Sporti Shqiptar. 14 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2014. Marrë më 14 shtator 2014.
  25. ^ Lear Maçi (16 shtator 2014). "nteri i frikshëm, pa mëshirë kundër Sasuolos". Panorama Sport. Marrë më 21 gusht 2014.
  26. ^ "Dnipro 0-1 Inter: D'Ambrosio Downs 10-Man Dnipryani" [Dnipro 0-1 Inter: D'Ambrosio ul Dnipron me 10 lojtarë] (në anglisht). Forza Italian Football. 18 shtator 2014. Marrë më 18 shtator 2014.
  27. ^ "Interi cinik, triumf edhe në Ukrainë". Panorama Sport. 19 shtator 2014. Marrë më 3 tetor 2014.[lidhje e vdekur]
  28. ^ "D'Ambrosio hails 'most important goal'" (në anglisht). Goal.com. 19 shtator 2014. Marrë më 19 shtator 2014.
  29. ^ "Danilo D'Ambrosio è Biancorosso" [Danilo D'Ambrosio është bardhekuq]. AC Monza (në italisht). 3 gusht 2023. Marrë më 2 gusht 2023.
  30. ^ "Danilo D'Ambrosio raises 11.500 € for Aiutare i Bambini" [Danilo D'Ambrosio mbledh 11.500 € për Aiutare i Bambini]. intertheoffside.com (në anglisht). 24 prill 2014. Marrë më 19 shtator 2014.

Lidhje të jashtme Redakto