Darsi

fshat në Shqipëri, në Qarkun e Dibrës

Fshati Dars ndodhet pranë qytetit te Klosit. Fshati është i ndare ne tri lagje : Spavali, Pcara dhe Mehalla e Poshtme.

Deri ne vitin 2004 fshati nuk kishte rruge makine ose infrastrukture. Sot (2009) çdo lagje ka rruge makine. Kryeplaku i fshatit është Bajram Mjeshtri. Fshati ka një shkollë nënte vjeçare e cila ndodhet në kryet te fshatit.

Popullsia Redakto

Darsi ka rreth 800 banore. Fshati është i përberë nga një popullsi pothuajse autoktone. Pas rënies së komunizmit u larguan shume banorë, kryesisht të rinj. Shumica e tyre emigruan në Greqi e Itali dhe vite më vonë edhe në Angli. Pothuaj cdo familje e ka një pjesëtar të saj në emigracion.

Gjeografia Redakto

Fshati Dars ndodhet në veri të Shqipërisë,ne zonën e Matit, Qarku i Dibrës.

Ekonomia Redakto

Ekonomia bazohet tek bujqësia dhe blegtoria. Nuk ka industri. Ne fshat kultivojnë misër, grurë dhe fruta e perime. Banoret e fshatit mund te shesin prodhimet e tyre ne qytetin e Klosit, te Bulqizës apo te Burrelit. Ata mund te transportojnë prodhimet e tyre me makine fale rrugës se re te makinës.

Historia Redakto

Fshati Dars është një fshat tipik dhe me histori. Në majën e malit te Darsit mund te gjejmë një kështjelle të vjetër Ilire c'ka tregon dhe ekzistencën e këtij fshati mijëra vite më parë. Diçka tipike ne këtë fshat janë edhe kullat e vjetra me dritare te vogla për tu mbrojtur kundër armikut ne kohe lufte. Fatkeqësisht këto kulla po zhduken sot e po zëvendësohen nga ndërtime te reja.

Politika Redakto

Dy parti politike mbizotërojnë në këtë fshat : partia demokratike dhe partia socialiste. Në përgjithësi partia demokratike ka një mbështetje me te madhe nga banoret e fshatit.Fshati Dars njihet gjithashtu edhe per prodhimin e barutit. Më te spikaturit ne kete zeje kane qene fiset Reci, Tefa, Halili e Bebja.