Dekster është njëri nga serialet më mira të dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XXI. Ka 8 sezone. Episodi i parë u shfaq në radiotelevizionin amerikan Showtime, më 1 tetor 2006, ndërsa episodi i fundit „Të kujtohen përbindëshat?“ (Remember the Monsters?) qe më 22 shtator 2013. Deksteri hyn në zhanret: triler psikologjik, dramë, krim, komedi e zezë, horror dhe suspense (suspense është zhanër ku personazhi kryesor ka ndjenja të pasigurisë, ankth, eksitim dhe që bën gjëra shumë jo të rëndomta për kënaqësinë e tij, gjithashtu personazhi bën gjëra të paparashikueshme e misterioze – krejt këto karakteristika i ka personazhi Dekster - personazhi kryesor te Dexter.).

Personazhet Redakto

Personazhi kryesor është Dexter Morgan (i portretizuar nga Michael C. Hall) ndërsa personazhe tjera: motra e Deksterit, Debra Morga; babai jo-biologjik i Deksterit i cili nuk është gjallë në kohën kur shpjegohet historia, mirëpo është vetëm në imagjinatën e Deksterit, Herry Morgan; personazhe te mëdha janë po ashtu: Rreshteri Angel Batista dhe Vince Masuka. Personazhet tjera që ia vlen të përmendën janë: Maria LaGuerta, Det. Joseph ‘Joey’ Quinn, Rita Benett etj. Deksteri është mjek ligjor, ekspert i gjakut, në Departamentin e Policisë së Majamit. Përveç punës që bën si mjek-ligjor, ai është vrasës serik, që vret njerëzit e fajshëm që sipas tij ata nuk po dënohen siç duhet. Deksteri është jo edhe aq social, mirëpo i dashur nga motra e tij Debra dhe nga disa kolegë të tij, por edhe i konsideruar si njeri i çuditshëm nga shumë kolegë të punës. Deksteri ka zemër të mirë, nuk beson në zot. E donë familjen e tij (motrën Debrën, dhe djalin e tij Herrisonin).

Vlerësimet Redakto

Dexteri ka vlerësim shumë, shumë pozitiv: nga 370 mijë anëtarë të faqes IMDb.com, e ka notën 9.0/10 (pra që do të thotë i përsosur!), gjithashtu ka fituar 2 Golden Globes dhe 36 çmime të tjera dhe 162 nominime!