Disku optikinformatikë dhe në incizimet optike, është një element zakonisht në formën e rrethit i cili përdoret për ruajtjen dhe leximin e të dhënave elektronike. Ai punon në parim duke kodifikuar të dhënat në numra binarë : vlera binare të 0 që ruhen si pjesë të diskut me mungesë të reflektimit kur e lexon pajisja dhe vlera binare e 1 që ruhen si pjesë të diskut që reflektojnë gjatë leximit nga pajisja.

Thjerra optike e CD lexuesit.

Pjesa e diskut ku ruhen te dhënat zakonisht është një shtresë e hollë metalike (zakonisht prej Alumini) e cila vendoset mbi një shtresë më të trashë substrati (zakonisht prej Polikarbonatit) e cila shërben për de-fokusimin e pikëzave të pluhurit në disk. Ruajtja e të dhënave bëhet në formë të spirales duke filluar nga pjesa më e brendshme e diskut nga ajo e jashtmja. Futja e të dhënave në disk bëhet me anë të laserit (i cili formon lugjet 0 dhe 1) në diskun që rrotullohet zakonisht me shpejtësi 200-4000 rrpm ose më tepër varësisht nga tipi i diskut. Lugjet e formuara reflektojnë dritën në formë karakteristike që vërehet si reflektim shumëngjyrësh karakteristik i diskut. Pjesa tjetër e diskut zakonisht përdoret për mbishkrime të ndryshme (informata për të dhënat, firma, kapaciteti,...) dhe formohet zakonisht nga një shtresë letre apo materiali transparent mbi të cilin shkruhen mbishkrimet. Pjesa tjetër e diskut është pjesa nga e cila lexohen informatat dhe për shkak se disku optik zakonisht nuk është i futur në ndonjë kuti mbrojtëse si Disketa mund të dëmtohet lehtë me gërvishtje, shenja gishtash, etj.

Disqet optike zakonisht kanë madhësi prej 7,6 cm deri në 30 cm, kurse disqet me madhësi 12 cm janë më të përdorurat. Zakonisht ka trashësi 1,2 mm, ndërsa largësia e rrugëve të shkrimit (spiraleve fqinjë) është rreth 1,6 µm.

Historiku: Redakto

 
Një disk optik analog i hershëm i regjistruar në vitin 1935 për Licht-Tone Orgel

Disku optik u zbulua në vitin 1958. Në vitin 1961 dhe 1969, David Paul Gregg regjistroi patentën e parë për përdorimin e diskut optik për ruajtje të video materialeve. Kjo formë e diskut optik ishte një formë shumë e hershme e DVD-ve të sotme. Në vitet ’60, Koorporta muzikore e Amerikës bleu patentën e Gregg-ut dhe kompaninë e tika Gauss Electrophysics. Më vonë në Holandë në vitin 1969, fizikanët e Philips filluan të eksperimentonin me video-disqe. Në 1975, Philips dhe MCA filluan të punonin bashkë dhe në 1978, komercialisht shumë vonë prezantuan laser-diskun në Atlanta. MCA prodhonte disqet kurse Philips lexuesit. Mirëpo prezantimi ishte një dështim edhe nga ana teknike edhe nga ana komerciale dhe bashkëpunimi Philips/MCA mbaroi. Në Japoni dhe SH.B.A., Pioneer pati sukses me videodiskun deri në paraqitjen e DVD-së. Në 1979, Philips dhe Sony krijuan një konsorcium dhe me sukses zhvilluan audio kompakt diskun (CD-në) në 1983. Në mesvitet e 1990ta, konsorciumi zhvilloi gjeneratën e dytë të diskut optik, DVD-në. Gjenerata e tretë e diskut optik u zhvillua në vitet 2000-2006, dhe u emërua si Blue-ray Disk. U zhvillua nga Shoqata e Blue-ray Disk-ut, një grup i përbërë prej kompanive më të mëdha elektronike (si: Apple, LG, HP, Panasonic, Sony, JVC, Sharp, Dell, etj.). Ky format u zhvillua me qëllim që të mundësonte incizimin, rishkruarjen dhe leximin e videove me definicion të lartë HD, si dhe informacionit të shumtë. Formati lejon ruajtjen e më shumë se pesë herë më shumë të dhënave se DVD-ja tradicionale dhe mund të mbajë deri në 25GB të dhëna në një shtresë.Ky kapacitet si dhe avancimet e shumta në mënyrën e ruajtjes së të dhënave video e audio përmirësuan dukshëm eksperiencën me definicion të lartë HD te konsumatori. Përderisa gjeneratat e mëhershme të disqeve si DVD, DVD±R, DVD±RW, dhe DVD-RAM përdorin laser të kuq për të shkruar dhe lexuar të dhënat, formati i gjeneratës së tretë përdorë laser të kaltër prej nga e merr edhe emrin Blue-ray (ang. Blue=shq.kaltër). Edhe pse përdorin laser të ndryshëm, lexuesit e Blue-ray lehtë mund të bëhen kompatibil që të lexojnë kombinimin BD/DVD/CD me lexues special. Benifiti i përdorimit të laserit blu-violet(405 nm) është se ai ka një gjatësi valore të dritës më të shkurtër se laseri i kuq(650 nm), dhe me këtë mundëson fokusimin me precizitet më të lartë. Kjo mundëson paketim më të mirë të të dhënave në hapësirë më të vogël, që bën të mundur futjen e shumë më shumë të dhënave në disqe me madhësi të njëjtë me CD/DVD. Kërkimet e fundit nga kompani si Pioneer kanë arritur të nxjerrin edhe disqe deri në 500GB duke përdorur rreth 20 shtresa. Blue-ray në fakt me përparësitë e tij është bërë lloji kryesor i shpërndarjes së mediave me definicion të lartë duke mundur rivalin e gjeneratës së tretë HD DVD. Disqet standarde Blue-ray mund të mbajnë 25GB të dhëna, DVD-ja 4.7GB dhe CD-ja rreth 700MB.

Gjenerata e parë Redakto

Në fillim, disqet optike përdoreshin për ruajtjen e muzikës dhe programeve kompjuterike. Me zhvillimin e laserdiskut filluan të ruheshin edhe video përmbajtjet analoge, por laserdisku humbi në luftë komerciale me kasetën VHS për shkak të çmimit dhe mungesës së mundësive për rishkruarje. Shumica e disqeve të gjeneratës së parë përdornin koka lexuese me laser infra të kuq. Madhësia minimale e pikës së laserit është proporcionale me gjatësinë valore të tij, kështu gjatësia valore bëhet faktor limitues në paketimin sa më të dendur të informatave. Drita infra e kuqe, është edhe më lartë se diapazoni i gjatësisë së madhe valore që mund të shikojë syri i njeriut, kështu që mun d të ruajmë të dhëna me densitet edhe më të vogël se çdo dritë tjetër e dukshme. Një shembull i densitetit që mund të arrihet me këtë është kompakt disku i cili mund të mbajë 700MB të dhëna në një disk me diametër 12 cm. Faktorë të tjerë që ndikojnë në densitetin e të dhënave janë edhe numri i shtresave incizuese, metoda e rrotullimit(CLV,CAV ose CAV zonale), struktura me gropa dhe gungëza, madhësia e pjesës së diskut të humbur në mes dhe në tehun e diskut.

  • Compact disku(CD) dhe të ngjashëm:
    • Video CD
    • Super Video CD
  • Laserdisku
  • GD-ROM
  • Double Density kompakt disku (DDCD)
  • Disku optiko-magnetik
  • MiniDisk

Gjenerata e dytë Redakto

Gjenerata e dytë e disqeve optike erdhi si nevojë e ruajtjes së sasive të mëdha të të dhënave si dhe videove me kualitet më të lartë. Disqet e tilla përdorin zakonisht laser me dritë të dukshme (e kuqe). Gjatësia më e vogël valore lejon për një fokusim më të madh të dritës, e cila lejon gropëza dhe gungëza më të vogla. Në formatin DVD, kjo lejon ruajtjen e 4.7GB të dhënave në një shtresë të diskut 12 cm. Alternativisht disqet më të vogla si MiniDisk dhe DataPlay, kanë kapacitet të rendit të kompakt diskut të thjeshtë 12 cm.

  • DVD dhe të ngjashëm:
    • DVD-Audio
  • DualDisc
  • Digital Video Express(DIVX)
  • Super Audio CD
  • DataPlay, etj.

Gjenerata e tretë Redakto

Gjenerata e tretë edhe tani për tani po zhvillohet. Përdoret për distribucionin e videove me definicion të lartë dhe lejon ruajtjen e të dhënave me kapacitet shumë më të mëdha. Gjenerata e tretë përdorë laser me dritë të dukshme me gjatësi valore shumë të shkurtër dhe vrimëza më të shumta. Disqet Blue-ray përdorin laserët blu-violet dhe fokusojnë dritën në më shumë vrimëza, për të arritur disqe më të vogla dhe me kapacitet më të madh për shtresë. Në praktikë kapaciteti i ruajtjes së mediave video ndihmohet edhe nga kompresimi i të dhënave.

  • Në treg tani:
    • Blue-ray Disk (deri në 50GB)
    • Versatile Multilayer Disc
    • China Blue High-Definition Disc


  • Në zhvillim:
    • Forward Versatile Disc
    • Fluorescent Multilayer Disc


  • Të dështuara:
    • HD DVD

Gjenerata e katërt Redakto

Disqet e gjeneratës ë katërt do të rrisin kapacitetin dhe do të kenë potencial për rreth (1TB) të dhëna.

Specifikacionet Redakto

Shpejtësitë bazë(1×)dhe të tanishme (maksimale) në gjenerata
Gjenerata Bazë Max
(Mbit/s) (Mbit/s) ×
e parë (CD) 1.17 65.62 56×
e dytë (DVD) 10.55 210.94 20×
e tretë (BD) 36 432 12×[1]


Kapacitetit dhe emërtimi[2][3]
Emërtimi Anët Shtresat
(totali)
Diametri Kapaciteti
(cm) (GB) (GiB)
BD SS SL 1 1 8 7.8
BD SS DL 1 2 8 15.6
BD SS SL 1 1 12 25
BD SS DL 1 2 12 50
CD–ROM 74 min SS SL 1 1 12 0.682 0.635
CD–ROM 80 min SS SL 1 1 12 0.737 0.687
CD–ROM SS SL 1 1 8 0.194 0.180
DDCD–ROM SS SL 1 1 12 1.364 1.270
DDCD–ROM SS SL 1 1 8 0.387 0.360
DVD–1 SS SL 1 1 8 1.46 1.36
DVD–2 SS DL 1 2 8 2.66 2.47
DVD–3 DS SL 2 2 8 2.92 2.72
DVD–4 DS DL 2 4 8 5.32 4.95
DVD–5 SS SL 1 1 12 4.70 4.37
DVD–9 SS DL 1 2 12 8.54 7.95
DVD–10 DS SL 2 2 12 9.40 8.74
DVD–14 DS DL/SL 2 3 12 13.24 12.32
DVD–18 DS DL 2 4 12 17.08 15.90
DVD–R 1.0 SS SL 1 1 12 3.95 3.68
DVD–R (2.0), +R, –RW, +RW SS SL 1 1 12 4.70 4.37
DVD-R, +R, –RW, +RW DS SL 2 2 12 9.40 8.75
DVD–RAM SS SL 1 1 8 1.46 1.36
DVD–RAM DS SL 2 2 8 2.65 2.47
DVD–RAM 1.0 SS SL 1 1 12 2.58 2.40
DVD–RAM 2.0 SS SL 1 1 12 4.70 4.37
DVD–RAM 1.0 DS SL 2 2 12 5.16 4.80
DVD–RAM 2.0 DS SL 2 2 12 9.40 8.75
HD DVD SS SL 1 1 8 4.70
HD DVD SS DL 1 2 8 9.40
HD DVD DS SL 2 2 8 9.40
HD DVD DS DL 2 4 8 18.80
HD DVD SS SL 1 1 12 15.00
HD DVD SS DL 1 2 12 30.00
HD DVD DS SL 2 2 12 30.00
HD DVD DS DL 2 4 12 60.00
HD DVD–RAM SS SL 1 1 12 20.00

Referime Redakto

  1. ^ "LG 6x Blu-ray Burner Available in Korea". CDRinfo.com. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "MPEG: DVD, Book A – Physical parameters". Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2012. Marrë më 25 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "DVD in Detail" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 dhjetor 2003. Marrë më 25 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Vegëzat e jashtme Redakto