Dobi është një xhuxh shtëpiak në serinë Harry Potter.

Ai së pari ishte zotëruar nga Familja Mallfoi dhe shfaqet për herë të parë te Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave për ta bërë Harrin të heq dorë nga rikthimi në Hoguorts. Dobi më vonë tenton ta mbajë Harrin larg Hoguortsit, duke ia mbyllur me magji hyrjen e fshehtë të Platformës 9¾, për ta penguar atë, teksa protagonistët ngasin makinën fluturuese Ford Anglia të Artur Uezlit për të shkuar në shkollë. Gjatë një ndeshjeje Kuidiçi, Dobi magjeps një Fluturak për ta ndjekë Harrin, me shpresë që t'i shkaktojë atij mjaftueshëm lëndime për t'u dërguar në shtëpi, por Fluturaku ia del ta thyejë vetëm krahun e Harrit. Dobi zbulon se, kur një xhuxhi shtëpiak të robëruar i jepet ndonjë rrobë nga pronari i tij, ai më pas bëhet xhuxh i lirë dhe kur Harri (pasi kthehet nga Dhoma e të Fshehtave) zbulon se zotëriu i Dobit është Lusius Mallfoi, mashtron Mallfoin për ta liruar Dobin, një akt ky, heroik, që siguron besnikërinë e pavdekshme të xhuxhit shtëpiak. Tani ai do të ishte i gatshëm ta shpëtonte Harri Poterin, pa marrë parasysh nëse do ta rrezikonte jetën e tij, sepse fundja, "Harri Poter e liroi Dobin!"

Dobi te Kupa e Zjarrit Redakto

Dobi rikthehet te Kupa e Zjarrit. Tani xhuxhi i lirë gjen punë me pagesë në Hoguorts. Dobi shpejt bëhet xhuxhi i vetëm për ta pastruar dhomën e përbashkët të Grifartit, ku Hermiona lë kësula të dekoruara gjysmë të fshehura për xhuxhët, në mënyrë që të lironte xhuxhët, por ata e marrin si ofendim.

Dobi te Urdhri i Feniksit Redakto

Dobi shfaqet më vonë te Urdhri i Feniksit, për t'i treguar Harrit Dhomën e Nevojave, të cilën Harri e shfrytëzon për mbledhjet e fshehta të Ushtrisë së Urtimorit. Kur Profesoresha Umbrixh i zbulon mbledhjet më vonë, Dobi vjen t'i lajmërojë pjesëtarët e grupit.

Dobi te Princi Gjakpërzier Redakto

Te Princi Gjakpërzier, Harri ia beson Dobit kujdesjen e njërit nga lloji i tij, Kriçerit, kur e urdhëron të punojë në kuzhinën e Hoguortsit bashkë me xhuxhët tjerë. Më vonë, i cakton ata të dy, Dobin dhe Kriçerin për ta ndjekë Drako Mallfoin

Dobi te Dhuratat e Vdekjes Redakto

Dobi shfaqet për herë të fundit te Dhuratat e Vdekjes kur Aberforth Urtimori e dërgon për t'i shpëtuar protagonistët nga Vila e Mallfonjve, pasi që Harri i kërkon Aberforthit ndihmë kur e sheh syrin e tij në pasqyrën e Siriusit, por gjatë procesit, Dobin e vret Bellatriks Lestrejnxhi. Ai varroset te Vila Guaska dhe mbi gurin e varrit Harri shkruan Epitafin "Këtu Pushon Dobi, Një Xhuxh i Lirë".

Prejardhja e emrit Redakto

Emri i Dobit është huazuar nga një krijesë e folklorit anglez. Kjo krijesë kryen punët e përditshme shtëpiake dhe është i mirë me fëmijët, siç është personazhi në seri.

Roli në filma Redakto

Zëri i Dobit është realizuar nga Toby Jones në filmat Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave dhe Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë. IGN caktoi Dobin si personazhi i 24-të i Harry Potter, ku vdekja e tij përshkruhet si "njëra nga momentet më prekëse të serisë" Në NextMovie.com, Dobi është votuar si krijesa magjike e preferuar numër 1 prej serisë Harry Potter.

Lidhje të jashtme Redakto